Po të hypish në malin e bukur të Sharrit,po të hedhish - TopicsExpress



          

Po të hypish në malin e bukur të Sharrit,po të hedhish vështrimin në vargun e bjeshkëve që zbresin poshtë në një bukuri mahnitëse,do të mrekullohesh sigurisht me krahinën e Lumës.Luginat pjellore midis Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi,ujrat e kulluar të bjeshkëve të ngelin të pashlyera në kujtesë, ashtu siç mbetet bukuria e shenjtë e peisazheve në celuloidin e filmit.Por bukuria e Lumës alpine do të ishte sidoqoftë e mangët pa bukurinë e shpirtërave njerzore që gjalluan aty në shekuj.Këta shpirtëra jo vetëm me jetën e tyre,por edhe me vdekjen e tyre,treguan se ishin të gjërë të thellë sa Luma,buçare dhe besnike deri në frymën e fundit ndaj lirisë së trojeve stërgjyshërore. Ramadan Zaskoci qe padyshim një prej tyre. Një fat i mbrapshtë dhe i çuditshëm,paracaktoi lindjen e këtij trimi të ardhshëm.Një fat që gjithsesi,me trillimet e veta nuk mund të luante dot gjatë,me jetën e këtij djali.Ramadani i vogël,lindi në burgun e Prishtinës.Qelia e errët dhe e ftohtë,ishte jataku i parë i tij. Askush nuk shtiri pushkë sipas zakonit,askush nuk urroi sipas zakoneve të vjetra shqiptare,askush nuk këndoi në odën e madhe të burrave.Në errësirën dhe ftohtësinë e qelisë,në shtatorin e viti 1860,nënë Humneja mbështjellte me frymën e saj trupin e të birit duke e ushqyer me qumësht e dhimbje.Jeta i pat paracaktuar këtë fat vogëlushit ngase i jati i tij,Selmani,pat luftuar vite me radhë me armë në dorë kundër ushtrisë Osmane.Disa herë,koshadhet i bënë prita burrit të Lumës por ai u shpëtoi atyre.Disa herë krerët e parisë së Lumës e këshilluan mikun e tyre që t’i ulte armët që shkrehte ndaj Portës së Lartë,por Selman Zaskoci nuk dëgjoi.Prandaj ai u burgos familjarisht,në prtje të vendimeve të gjygjit ushtarak.Kur një prej xhandarëve të burgut,në fshehtësi i tha se gruaja të ka lindur djalë,Selmani iu përgjigj buzëgaz se tash e tutje për asgjë nuk do të kthehej më prapa.Kështu përmes qethullit të halleve,do të rridhte më pas krejt jeta e Ramadanit të vogël.Mbas vrasjes së babait,ai do të detyrohet të punojë si yzmeqar pa i mbushur ende të dhjetë vitet.Natyrisht i mungon dashuria atërore,lodrat e bukura të fëmijërisë, shoqëria gazmore.Fëmijëria i ishte vrarë përfundimisht.Të vetmet nete gëzimplota,ishin ato kur kthehej në shtëpi dhe nëna gjente kohë t’i këndonte këngë trimash e t’i fliste për zanat e shtojzavallet që dilnin natën anës Drinit. Kur ishte 15 vjeç,Ramadani u detyrua të lërë fshatin dhe të shkojë për bukën e gojës në Prizëren.Aty djali Lumjan nuk përton të punojë edhe kamarier në një kafe ngase duhej të jetonte vetë por edhe të mbante familjen.Në kafe hynin e dilnin plot njerëz e midis tyre edhe patriotë.Në bisedat e tyre kishte filluar të ishte e pranishme ideja e një autonomie e krejt vilajeteve shqiptare të cilët nuk mund të duronin më zgjedhën shekullore të osmane. Veçmas me birin trim të Lumës,do të bisedonin Ymer Prizëreni dhe Shuaip Spahiu.Pasi u bindën në trimërinë dhe ndershmërinë e tij,ata nisën të flasin hapur me Ramadanin i cili anipse i rritur mes hallesh,kishte një trup të drejtë si lastar,muskuj të fuqishëm dhe sy zhbirues.Ndër organizatorët e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,Ramadan Zaskoci do të jepte mendimet e tij jo vetëm të guximshëm por edhe të pjekura,sa u përket vendimeve luftarake. Pushka e parë që trimi i Lumës,do ta shkrepte në ndezje të idealeve autonomiste të Lidhjes së Prizërenit,ishte ajo e gushtit,të vitit 1878.Dihet tashmë se Kongresi i Berlinit,në mënyrë krejtësisht të padrejtë,i fali trevat e Plavës e Gucisë,Malit të Zi.Për të sendërtuar këtë krim etnik,në Prizëren,në krye të mijëra vetëve,mbrrin Mehmet Pashë Maxhari.Organizmat ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,për t’i treguar të dërguarit të Sulltanit se ishin kundër këtij coptimi të trojeve,vendosën së pari ti bëjnë atentat,telegrafistit të tij,Sokrat Argjiriadhit.Kjo detyrë kaq e vështirë iu besua Ramadan Zaskocit dhe dy miqve të tij të ngushtë.Ka qenë pikërisht data e 27 gushtit të vitit 1878,kur përmes mizerisë së ushtarëve osman,Ramadani me dy trimat e tjerë,mundi të depërtojë mrekullisht dhe u gjend fare afër telegrafistit.E shtëna e armës dhe thirrja e kotë e telegrafistit,suallën konfuzion në pazar me ç’rast Ramadani dhe miqtë e vet,duke qenë të lumtur pse kryen misionin u larguan si era.Krisma e pushkës së birit të Lumës,do të dëgjohej jo vetëm në Prizëren por deri larg,nëpër shtypin e Evropës.Ajo pushkë do të parathoshte zgjim të vetëdijes nacionale të nëpërkëmbur prej natës osmane.Ato krisma,do t’u kumtonin jo vetëm Fuqive të Mëdha por sidomos fqinjëve tanë,se Shqipëria nuk mund të ishte një kafshatë që mund të kapërdihej lehtë prej kujdo.Pas atentatit aq të bujshëm,kur Ramadani u takua me të vëllanë e vet,Rexhën dhe ky e lavdëroi për trimëri,biri i Lumës iu përgjigj : “Kur kapaklia shkrep për me mbrojt votrën,krisma e saj ndigjohet 100 hapa larg votrës.Por kur ajo shkrep për me mbrojt trollin e Shqypnis,atëherë zani i shkon deri larg Berlinës”. Pas këtij atentati trimëror,Ramadan Zaskoci do të lidhej plotësisht me burrat e tjerë të Shqipërisë që luftonin për autonominë e saj së bashku me Islam Spahinë dhe Ymer Prizërenin,ata do të ndërmerrnin disa arsione luftarake duke bërë të mundur krijimin e disa zonave të lira të trojeve tona. Nëse mendimtarët e mëdhenj të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit si Abdyl Frashërit,Iljaz Pashë Dibra, e dhjetra të tjerë,patën guximin dhe kurajon e madhe të ngrinin zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave kombëtare,padyshim ata u mbështetën në trima si Ramadan Zaskoci,Islam Spahia,Ded Gjo Luli,Hasan Ferri e mijëra burra të tjerë pushka e të cilëve mbronte me gjak çdo pëllëmbë të Shqipërisë sonë Etnike. Më 1 nëntor 1878,Ramadan Zaskoci,në krye të dhjetra trimave lumjanë,merr pjesë në tubimin që Dega e Lidhjes për Dibrën,organizon së bashku me Abdyl Frashërin.Në këtë tubim,kur nuk mungoi as bujaria dhe as besa tradicionale dibrane,pos të tjerave u vendos : “Së pari-bashkimi i Shqipërisë së lartëpërmendur në një vilajet dhe caktimi si qendër e vilajetit i një qyteti që ndodhet afër dhe që ka lidhje me gjithë krahinat e tij. Së dyti-të gjithë nëpunësit që do të jenë në Shqipëri,duhet të dinë gjuhën evendit. Së treti-të përhapet arësimi dhe në shkolla të mësohet edhe gjuha shqipe. Së katërti-të zbatohen vendimet që do të merren për reformat e dobishme për shëndetin dhe kombin,nga ana e kuvendit të përgjithshëm,i cili do të mblidhet çdo vit,katër muaj në qendrën e vilajetit. Së pesti-të ndahet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithshme të vilajetit për tu shpenzuar për përparimin e arsimit si edhe për ndërtime publike”. ( Arkivi i Institutit të Historisë,Fondi Lidhja e Prizërenit,dokumenti 17 ). Mendoj se prej të gjithëve ne,tashmë është i pjekur dhe i pandryshuar mendimi se Lidhja Shqiptare e Prizërenit,është një ndër epopetë më të mëdha e të ndritura të popullit tonë në mijëvjeçarë. Mesazhet e kësaj epopeje jo vetëm që transmetohen nga brezi në brez,por rezonojnë ende nën drita të reja,deri në ditët e sotme.Parë në këtë rrafsh,padyshim që Ramadan Zaskoci është ndër protagonistët e kësaj faqeje të ndritur në historinë tonë.Mirëpo duhet thënë se egërsia me të cilën Porta e Lartë,nisi të shtypë lëvizjen tonë kombëtare (pas viteve 80 të shekullit të kaluar) nuk ishte parë ndonjëherë në krejt viset e pushtuara të Perandorisë të Osmane.Ishin mbi 20 batalione osmane të cilat të armatosura deri në dhëmbë kaluan Selanikun,Shkupin dhe iu drejtuan visive të Dibrës dhe Kosovës,aty ku në fakt ishte foleja e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Marsi i vitit 1881,do të përgjakej prej disa betejave radhazi ku u dëshmua jo vetëm egërsia osmane por sidomos shpirti kryengritës i popullit tonë i cili përpara lirisë së trojeve të veta nuk vinte asnjë besë tjetër. Shtimja, Slivova dhe sidomos Caraleva gjëmuan në pranverën e vitit 1881 prej gjëmimeve të topave e pushkëve.Tashmë Ramadan Zaskocin e shohim jo vetëm si trim,atentator dhe luftëtar të sprovuar.Më tepër se kaq,figura e tij lartësohet prej pjekurisë dhe peshës së fjalës.Nën komnadën e birit të Lumës,viren qindra burra e djem sytë e të cilëve kërkonin veç beteja për trojet amtare.Së bashku me Islam Spahinë,Bajaram Currin e Bajram Gjanën,Ramadan Zaskoci ndërmerr veprime të përbashkëta luftarake duke u bërë simbol i qëndresës kulmore të krejt visive të Lumës ndaj ekspeditave të Portës së Lartë.Është më se kuptueshme,që përballë këtyre mijëra jeniçerëve osman,formacionet luftarake shqiptare të Lidhjes së Prizërenit,të goditeshin rëndë.Po tu shtosh këtyre betejave edhe mospërkuljen e disa krerëve shqiptarë të nacionalizmit tonë të sapolindur,bindesh se vështirë që organizmat ushtarake shqiptare të qendronin në këmbë.Kështu në dimërin e vitit 1881,Dervish Pasha,kishte kryer një sërë reprezaliesh në Kosovë e Dibër,duke djegur plaçkitur e shkretuar fshatra të tëra,si edhe duke vrarë mijëra,njerëz.Me këto veprime shtazarake.Porta e lartë kërkonte t’u jepte “mësim” shqiptarëve që këta,të ulnin kokën përgjithmonë. Sidoqoftë edhe në këto kushte,atdhetarët e shquar shqiptarë,nuk u përkulën.Ata kanë qenë dhe mbetën si ata lisat e lartë që durojnë furtunat e mëdha për t’u ringritur akoma më të mëdhenj pas këtyre furtunave.Anipse për kokën e Ramadan Zaskocit,ishin paguar shuma të mëdha floriri,ai nuk mund të rrinte i fshehur dhe i friguar.Sipas zakonit të lashtë lumjan,mbledh rreth vehtes dhjetra trima(të cilët ishin të martuar dhe kishin të paktën një djalë) dhe kryen disa aksione trimërore duke shfaqur dukshëm frymën e mosnënshtrimit të bashkëkombasve të vet ndaj dhunës të egër të Portës së Lartë. Diku sulmon një garnizon dhe merr armë e municione për çetën,diku u jep ultimatume serbëve që të mos shkelin hapësirat shqiptare,diku bën atentat ndaj shërbetorëve të verbër të Turqisë e më tej grish burrat e Lumës të lidhin besën që mos t’i lëshojnë skurrë armët.Në një dokument të atyre kohëve thuhet tekstualisht ;”Brenda krahinës së Lumës disa luftëtarë qëndrojnë maleve,kanë kundërshtuar urdhërat e Dervish Pashës,madje kanë guxuar të sulmojnë ushtarët e perandorisë”. (Arkivi i Institutit të Historisë,viti 1881,dokumenti Nr.1 dosja nr.3). Pas këtyre ngjarjeve,Luma do të percillej jo pa shqetsim,me rrethet më të larta të Perandorisë. Shpirti kryengritës i popullit të saj do të shkëlqente në sa e sa beteja,ç’prej vitit 1881 e deri në vitet e fundit të shekullit.Porta e Lartë,duke paraparë në këtë shpirt kryengritës të lumjanëve,humbje të mëdha politike dhe ushtarake u rrekën të ndëronte strategjinë e saj.Kështu ajo nisi të falte me dekrete të veçantë disa prej trimave lumjanë duke dhënë idenë se Sultani ish mik me shqiptarët.Por çuditërisht,në asnjë prej këtyre dekreteve,nuk u shkrua për “Faljen” e Ramadan Zaskocit i cili me sa dukej do të ishte armik deri në fund i sundimit osman.Sidoqoftë,kjo nuk do ta ligështonte askurrë burrin i cili i pat dhënë besën atit të tij e krejt atdheut se veç liria do të bënte që ai të kthehej në vatrën e ngrohtë familiare.Detyrimet osmane për rekrutimin e djelmoshave lumjanë,Ramadan Zaskoci iu përgjigj me qëndrimin e prerë se “Na nuk kena djem për asqerë na kena djem për pushkë e veç për vatanin tonë”.Thirrjes së trimit iu përgjigjën qindra djem të Lumës të cilët rrëmbyen armët dhe mbushën rradhët e çetave shqiptare,në roje të kufijve tanë etnike. “Duke vlersuar rezikun e jashtëm që këcënonte trojet amtare dhe nevojën e mbajtjes të forcave ushtarake në vend,popullsia e kazave të Prizërenit,Lumës dhe ajo e Sanxhakut të japin sasinë e rekrutëve të caktuar nga autoritetet qeveritare”.(Arkivi Qendror i shtetit,fondi 17,dos.nr 13). Si një refleks i Lidhjes së Pejës,së vitit 1899,do të shfaqej në vitin 1901,kuvendi i besës dhe i kushtrimit të lumjanëve.Nën emrin simbolik “Dheu”,trimat e Lumës,bashkonin gjokset dhe armët,në institucionin e lashtë moral shqiptar,të besës.Përfaqsuesit legjitimë të krejt visive të Lumës,në këtë kuvend të “Dheut” shpallën pos të tjerve platformën e tyre: luftë e papajtueshme si ndaj Portës së Lartë ashtu edhe ndaj Serbëve,të cilët,mësynin jo rrallë kufijtë etnike shqiptare.Ky kuvend zgjodhi kryesinë prej 18 burrash trima e me influencë në krejt Lumën dhe kryetar Ramadan Zaskocin i cili me ç’rast u betua edhe një herë se jeta e tij do të ishte veç e lidhur me fatet e viseve arbërore.Besëlidhja “Dheu” funksionon ç’prej 1901 e deri në vitet 1909-1911.Në parametrat gati të një kushtetute,ky mekanizëm bese,u kthye në simbol të bashkimit të lumjanëve rreth idesë kulmore për autonominë shqiptare.Janë me qindra kuvendet,beslidhjet,partimi i gjaqeve,të kryera në këto vite,ku u ndie jo vetëm maturia por edhe ndershmëria dhe shpirti i madh i burrit Ramadan Zaskoci. Ndodhte që dy lumjanë të ishin betuar për të luftuar deri më vdekje sho-shoqin,por përpara fjalës së bekuar të kryetrimit të tyre,ata heshtnin e s’u mbetej mëri në damarë veç dashuri vëllezërore. Vite 1904-1905,do të kalonin plot rrebeshe në viset e Dibrës dhe Kosovës.Tashmë vetëdija kombëtare shqiptare kish nisur të zgjohej dhe prej këtij zgjimi trembeshin jo vetëm autoritetet turke në vilajetet shqiptare por edhe vet Porta e Lartë.Veçmas në Lumë,u dërguan disa herë radhazi ekspedita ndëshkimore për marrjen me forcë të taksave dhe rekrutëve.Barbarisht u dogjën kulla,barbarisht u malltretuan dhe vranë shqiptarë,barbarisht u rrëmbyen djem 10 vjeçarë prej gjokseve të nënave. Por Lumjanët asesi nuk u nënshtruan. I paisur me dhuntitë e prijësit popullor, e strategut të maleve, Ramadan Zaskoci mundi të organizojë disa prita që edhe sot mund të merren si modele të mençurisë dhe trimërisë popullore.Arti ushtarak i mësuar në male e gryka,triumfonte kësisoj ndaj ekspeditave ndëshkimore të udhëhequra prej oficerëve me akademi të Stambollit. Epokale do të mbetet beteja në Grykën e Morinës,në vitin 1909.Por përpara kësaj beteje,kishin pasuar disa të tjera në Pejë,Prizëren e Gjakovë me ç’rast forcave osmane u ishin shkatuar dëme të mëdha.Duke parë se revolta shqiptare sa vinte e rritej,në verën e vitit 1909,Porta e Lartë,dërgoi drejt visive të Kosovës e Dibrës gati 15 batalione ushtarësh të komanduara prej Xhavit Pashës.Hierarku i lartë i ushtrisë osmane,kish marrë bekimin e Sulltanit,me ç’rast kish premtuar një nënshtrim total të shqiptarëve.Ndaj në mbështetje të tij nuk munguan repartet më moderne të asaj kohe. Ramadan Zaskoci,me të marrë lajmin,mbledh në mënyrë urgente pleqësinë e “Dheut” dhe merr mendimin e bashkëluftëtarëve të tij.Të gjithë njëzëri aprovojnë rezistencën e armatosur. Ndërkaq është dhënë kushtrimi dhe djem,burra, e pleq (prej 10-70 vjet) rrëmbyen armë,sopata e ç’të mundnin duke u organizuar në çeta vullnetarësh.Ramadan Zaskoci,bëri ç’ishte e mundur që,në vijën e parë të mbrojtjes,të vinte burrat më me përvojë e të armatosur mirë ngase e dinte që trupa e Xhavit Pashës do të ishte tepër e fuqishme.Ai vetë nuk mungoi të shkonte pozicion me pozicion,të këshillonte e t’u jepte zemër bashkëluftëtarëve të vet. Beteja nisi e ashpër dhe Xhavit Pasha rrahu me artieri të rëndë pozicionet e lumjanëve në dy anët e Grykës së Morinës.Falë këtyre mburojeve natyrore,formacionet vullnetare shqiptare, e zbrapsën vrullin e sulmit të parë e mandej ndërmuarën edhe kundërgoditje sidomos në shpatet e Drinit të Bardhë.Xhavit Pasha ndërmerr valën e dytë të sulmit pas dy-tri ditëve duke kombinuar goditjet me artileri dhe manovrat krahmarëse.Ndërkaq,mençurisht Ramadan Zaskoci,duke u organizuar në thellësi e duke pritur përforcime prej Kosove e Dibre.Dhe ai nuk mund të gabonte.Prej tejdrinit, Kalisit,Dollovishtit e Malaziut erdhën qindra vullnetarë shqiptarë të armatosur ndërsa forcat e Elez Isufit kishin nisur marrëshimin në drejtim të Morinës për të vënë armikun midis dy zjarreve.Edhe Qafa e Kolsjanit,u zu prej forcate të Islam Spahisë dhe Bajram Gjanës duke kërcënuar realisht përparimin e forcave turke.Gati dy muaj rresht,në shtator-tetor të vitit 1909,u zhvilluan dhjetra luftime të përgjakshme.Tashmë,askush prej vullnetarëve shqiptarë nuk tërhiqej.Për ta ishte më se e qartë se kjo betejë do të ishte lavdia e tyre e nesërme ose pluhuri i harrimit që mund të binte. Nën thirjen majëkrahi,në vjeshtën e këtij viti,shpatet e maleve të Lumës gjëmuan prej batareve dhe në vend të mjergullës pat veç tym baroti.Drini i bardhë u la me gjak e ndër 10 jeniçerë turq,binte edhe nga një trim shqiptar Shtypi i asaj kohe,duke iu referuar vetë ushtarakëve turq në këtë betejë shkruante : “Për sa shuplak që na kanë dhanë njerëzit tuaj,pohoi një ushtarak turk për luftimet në Lumë,kaq ngushtë e pamë veten,saqë po të mos na vinin në ndihmë taborre të tjerë… Kjem t’u ra të gjithë në dorë të shqiptarëve.Edhe pak ditë me pas zgjat,asnji prej nesh nuk ishte kthyer…” (Gazeta “ Dielli”, Boston,numër 34, 19 nëntor 1909 ). Si kurodherë edhe në këto beteja spikatën guximi dhe mençuria e Ramadan Zaskocit.Në krejt betejat e zhvilluara,në krye të një grupi trimash,biri i Lumës u gjend kurdoherë në vijën e parë të sulmit. Ai su frigua aspak e askurrë edhe kur gjylet i ranë tek këmbët,edhe kur bataret e repta ja hoqën sharkun e murrme prej krahëve.Jeta riniste tek ai me forcë më të madhe prej krismave të armëve,ashtu siç rinis jeta e pemëve në mars. Në vitet 1909-1914 ,përpjekjet e tij me kahje nga shqiptarizma ishin të paprera.Tashmë emrin e Ramadan Zaskocit e mbajnë në buzë me respekte jo vetëm Luma e Dibra po krejt Kosova e Shqipëria.Takohet me Ismail Qemalin dhe i jep besën në emër të krejt Lumës,ka miq të ngushtë Hasan Prishtinën dhe Islam Spahiun,nga tmerr i turqve,është kthyer tashmë në tmerr për serbët. Natyrisht ai nuk do të pajtohej askurrë me coptimin e trojeve shqiptare.Në shtatorin e vitit 1914,niset për në Bicaj ku do të lidhej edhe një herë besa e do të jepej kushtrimi për të ruajtur kufijtë tanë etnike.Askush s’mund ta ndalte trimin e Lumës t’u flasë burrave me fjalë burri.Por sigurisht kanë dashur ta ndalojnë qindra serbë që i bëjnë pritë dhe e plagosin rëndë.Pas tri deceniesh lufte paprerë,Ramadan Zaskoci, ndjen ta lënë fuqitë.Shokët e marrin në krahë dhe e vendosin në një jatak të sigurtë. Ka qenë vjeshta e parë e vitit 1914.Me një merak të madh për të nesërmen e atdheut të vet,Ramadan Zaskoci mbyll sytë.Vallë ç’mund të ketë qenë mesazhi i fundit i këtij vigani luftërash e bese ? Natyrisht,ai i lirisë i përcjellë në gjakun e lumjanëve përmes krismave të armëve.
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 14:17:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015