Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin boshnjak M. R, pasiqë - TopicsExpress



          

Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin boshnjak M. R, pasiqë në veturën e tij është gjetur rreth shtatë kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Sipas Policisë, në pikë-kalimin kufitar në Kullë është ndaluar vetura e tipit Golf 2 me targa të Bosnjës, pasi që ka ekzistuar dyshimi i bazuar se në këtë veturë mund të ketë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. “Vetura bashkë me drejtuesin janë ndaluar për kontrollim në vijën e dytë dhe kontrollimi i detajuar ka rezultuar me gjetjen e 6.669 (gjashtë kg e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë gramë) të llojit marihuanë. Vozitësi i veturës, shtetas boshnjak M. R., lindur më 1964, kishte fshehur substancën narkotike në pjesën e brendshme të veturës dhe pas gjetjes e njëjta është konfiskuar. Kontrollimi i veturës është bërë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe në asistim të njësitit policor K-9”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës. I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, ndërkohë vetura është konfiskuar dhe rasti i përgatitur nga njësitë policore të departamentit të kufirit tashmë i ka kaluar Njësisë së Hetimeve Kundër Trafikimit me Narkotikë në Pejë
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 13:50:35 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015