Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter i ka kërkuar falje Cristiano - TopicsExpress



          

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter i ka kërkuar falje Cristiano Ronaldos publikisht pas deklaratave që bëri kundër yllit të Real Madrid. Gjatë një debati në Universitetin e Oxfordit lidhur me meritat e portugezit dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messi, Blatter bëri shaka, duke thënë se ”dikush shpenzon më shumë kohë në parukeri. Ronaldo i mori si ofendim deklaratat e tij, duke thënë se Blatter tani e tregoi respektin që ka për të, klubin dhe vendin e tij. Blater është detyruar që t`i kërkojë falje publikisht sulmuesit 28-vjeçar. “Unë kam marrëdhënie të mira me Real Madrid dhe dua të sqaroj se ka shumë lojtarë të talentuar, dhe mes tyre kam nderin të përfshijë edhe ty. Gjitha të mirat”, ka shkruar ai në rrjetin social ”Twitter”.
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 12:45:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015