Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, siguroi se - TopicsExpress



          

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, siguroi se Karlo Anceloti do të dijë të menaxhojë talentet e reja që kanë veshur së fundmi fanellën e bardhë. Këtë deklaratë numri një i Realit e dha nga kryeqyteti i Kolumbisë Bogota, ku po mbështet një turne futbolli me fëmijët e anëtarëve të grupeve guerile. Vetë Anceloti ka qenë prodhim i skuarave zinxhir ndaj beson në këtë model. Cfarë pres prej tij? Atë që ka bërë gjithmonë: të shpallet kampion dhe të punojë shumë. Njerëzit e njohin shumë mirë, sepse Karlo është trajner fitimtar është shpallur dy herë kampion Europe si futbollit dhe po kaq herë si trajner.” I pyetur për situatën e Rikardo Kaka, presidenti madrilen tha se braziliani është në duar të sigurta. Kam shumë besim se Kaka do të kthehet ai i ditëve më të mira. Me Ancelotin do të dijë të tregojë se cfarë di të bëjë.” Më pas një koment për afriimin e talentëve spanjollë “Kemi prezantuar Iskon dhe Karvajal, por do të mbërrijë edhe një tjetër që do t’i gëzojë pa masë tifozët e Realit. Të hënën të gjithë do t’i bashkohen skuadrës që do të jetë shumë më e fortë dhe kompetitive.” Sa i përket transferimit të Radamel Falkaos te Monako, edhe pse Reali ishte shumë i interesuar për kolumbianin, Perez tha se nuk është momenti për të folur për këtë çështje./supersport/ Adm : mani
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 15:52:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015