Presidenti i Republikës, Bujar Nishani hedh pas krahëve debatin - TopicsExpress



          

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani hedh pas krahëve debatin mbi cështjen e fotove të tij, të cilat me vendim qeverie u zëvendësuan nga cdo institucion shtetëror me foton e Ismail Qemalit, duke i ofruar mazhorancës së re, bashkëpunim mes dy institucioneve. Zyra për shtyp e Presidencës bëri me dije se në vizitin e tij në SHBA, kreu i shtetit pati një bisedë të hapur me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker ku i shprehu besimin se "shumica, që sapo ka marrë në dorë ekzekutivin, do të punojë fort për realizimin e programit të saj, që synon vazhdimin e reformave dhe integrimin evropian dhe shtoi se do të vazhdojë të ofroje bashkëpunim luajal institucional me qeverinë dhe se do të jetë mbrojtës pa ekuivoke i institucioneve të pavarura dhe Kushtetuese". Nga ana e tij, Reeker, pasi uroi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas standardeve evropiane, "shprehu mbështetjen e tij për vazhdimin e reformave, procesin e integrimit evropiane, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe ruajtjen e pavarësisë se institucioneve kushtetuese". Ndër të tjera në takim u shkëmbyen mendime për situatën në Shqipëri dhe vazhdimin e reformave për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, me synim integrimin evropian, ku stacioni i radhës u konsiderua marrja nga Shqipëria këtë fundvit të statusit të vendit kandidat. Presidenti Nishani e garantoi bashkëbiseduesin në ruajtjen e vizionit të Shqipërisë për reformat dhe procesin e integrimit, politikën rajonale dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 18:43:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015