Projektligji për amnistinë i është dërguar Kuvendit Me - TopicsExpress



          

Projektligji për amnistinë i është dërguar Kuvendit Me gjithë vërejtjet e dhëna nga anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Projektligji për amnistinë i është dërguar Kuvendit për lexim të parë. Anëtarët e subjekteve politike, PDK, LDK, Vetëvendosje e AAK, e kanë kritikuar përmbajtjen e projektligjit, sipas të cilëve, ligji në fjalë i amniston të gjithë kriminelët, duke përfshirë edhe ata që kanë bërë vrasje e krime ekonomike. Po ashtu u kritikua edhe rreth procedurës së përshpejtuar për ta quar në Kuvend këtë projektligj, raporton RTK. Kryesuesi i komisionit Behar Selimi, tha se përshpejtimi ka ardhur si vullnet i liderëve të tri subjekteve politike.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 13:51:51 +0000

Trending Topics



>

Recently Viewed Topics




© 2015