Pronat në fshatrat rreth Prishtinës pas luftës në vitin 1999 - TopicsExpress



          

Pronat në fshatrat rreth Prishtinës pas luftës në vitin 1999 ka qenë më atrakttivet për shitje, dhe shitës ka qenë serbët kurse blerës shqiptarët. Madje, siç thuhet, për një hektar serbët kanë marrë edhe nga dy milionë euro. Por siç raporton Televizioni publik i Serbisë (RTS) shumë serbë edhe më tutje marrin subvencioneve për bujqësi, nga qeveria serbe pavarësisht faktit se prona është tjetërsuar, transmeton qik-u. Keqpërdorimet janë mundësuar për shkak se shitja e tokës nuk është regjistruar në kadastrën serbe, kurse qeveria e Serbisë për pagesën e subvencioneve nuk kërkon kontrollimin e të dhënave nga kadastrat e Kosovës. Sipas Sllavisha Jovanoviqit nga dega e Trezorit të Serbisë në Graçanicë, atje ku ishin sipërfaqet e punueshme, tani janë ndërtuar godina. Por Jovanoviq thotë se pronarët e tyre edhe më tutje bëjnë kërkesa për marrjen e subvencioneve për bujqësi. Në administratën e komunës së Graçanicës thonë se nuk mund të pengojnë që pronarët e tokave që të marrin subvencione nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë. “Zyra e sektorit të bujqësisë dhe drejtoratatit të Trezorit janë në një distancë prej 20 centimentrash dhe rastësisht të njëjtit njerëz njerëz i shoh që të aplikojnë edhe tek unë edhe në Trezorin pranë Serbisë”, thotë Jovanoviq nga sektori I bujqësisë në komunën e Graçanicës. Subvencionet bujqve serbë ua paguan edhe komuna e Graçanicës madje me mjetet e Qeverisë së Kosovës, thotë Jovanoviq. Në komunën e Graçanicës bujqve në vit u paguhen gjithsej gjysmë milion euro subnvencione.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 09:09:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015