Proçesi i numurimit të votave nuk iu shmang traditës së - TopicsExpress



          

Proçesi i numurimit të votave nuk iu shmang traditës së vjedhjeve. Eshtë e vërtetë se të gjitha partitë që nuk arrijnë objektivat, ankohen për vjedhje, sikurse është po aq e vërtetë që mjafton të kesh numurorë në grupin e numurimit dhe fiton 4 fishin e votave, siç ndodhi me LSI ! Nuk është e mundur të marrësh vota më pak nga numri i familjarëve të kandidatëve që ke në lista, sikurse u ndodh partive të vogla, që nuk kanë komisionerë !! Personalisht i besoj plotësisht denoncimit të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti, sipas meje politikani më dinjitoz i këtyre 20 vjetëve, për vjedhjen e organizuar apo të bekuar të votave ! Dhe krimi, dëmi dhe fyerja më e madhe në rastin e vjedhjes së votave, është pikërisht cënimi apo shpërfillja e dinjitetit të çdo individi të vjedhur ! Problemi nuk është se LDSH hyri në zgjedhje me besimin se do fitonte ndonjë deputet, apo do të rrezikonte partitë e mëdha ! Synimi ynë ishte të bënim një test, rezultatet e të cilit do të frymëzonin e motivonin punën tonë të mëtejshme. Por xhungla nuk i njeh këto rregulla ! Xhungla njeh vetëm autoritetin dhe dinjitetin e të fortëve ! Eshtë fatkeqësi të konkludosh se në Shqipëri nuk mund të krijosh dhe të rrisësh një parti të re !! Vetë opinioni nuk e lejon këtë ! Le të jemi sa të duam të pa kënaqur ; vetë ne kemi vendosur që të qeverisemi me alternim vetëm nga 2-3 parti, edhe kur bëmat e tyre na e sjellin në majë hundës, edhe pse e dimë se ato, me dhunën e ligjit të gatuar prej tyre, nuk lejojnë asnjë lindje dhe gjallesë të shëndetëshme, të rritet rrotull tyre ! Mjafton kaq për të kuptuar fallsitetin e kësaj demokracie dhe këtij pluralizmi ! Sidoqoftë, zgjedhja që bëri ky popull, përballë trysnisë së pushtetit, kërcënimit të bandave, parave të ryshfetçinjve dhe sekserëve, tregon forcën dhe moralin e tij ! Do jetojmë ca kohë të qetë nga dhuna psikologjike e pushtetit ! Pas kësaj, lufta fillon nga e para, kundër maskarenjve të rinj !
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 19:28:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015