Proçesi i shpërndarjes sipas kodit, i qetë. Nesër pritet që - TopicsExpress



          

Proçesi i shpërndarjes sipas kodit, i qetë. Nesër pritet që në 3 KZAZ/të më të fundit jugore të votojnë 82.605 votues. Në orët e pasdites po vazhdon shpërndarja e materialeve të nevojshme për votimin në të 3 KZAZ-të më të fundit të qarkut Vlorë, në Sarandë, Ksamil e Delvinë. Nga vëzhgimi në sallën e kinoteatrit Delvinë, shkollën e mesme “Antoni Athanas” Sarandë dhe hollin e shkollës së mesme Ksamil, kryetarët dhe sekretarët e komisioneve të qendrave të votimit po tërheqin bazën materiale dhe nënshkruajnë proces verbalet e para të proçesit. Rregulli dhe qetësia zotëron atmosferën zgjedhore. Në mjedisete KZAZ/ve janë të pranishëm edhe vëzhgues të forcave politike si dhe në distancë të objektit, jashtë qëndrojnë forcat e policisë. Matilda Qurku, inspektore rajonale e komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pohon se proçesi i shpërndarjes po ecën shumë qetë, është bërë shpërndarje në më shumë se gjysmën e qendrave të votimit, nga 145 që ka rajoni nga Borshi e Fterra në Njanar, Vagalat e Konispol, në një zonë të gjerë ku kandidojnë 66 subjekte dhe një kandidat i pavarur.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 16:18:46 +0000

© 2015