Pse EULEX-i nuk e interviston dëshmitarin në vrasjen e - TopicsExpress



          

Pse EULEX-i nuk e interviston dëshmitarin në vrasjen e Zemajt? Vrasja e Tahir Zemajt dhe e Smail Hajdarajt, të ndërlidhura Ishte një njeri shtathedhur, tamam pamja e tij, fizike dhe mimika e fytyrës përmbushnin idenë hijerëndë për një komandant ushtarak. Por, përtej imazhit të ftohtësisë që të ofrojnë figurat e tilla, komandanti Tahir Zemaj, para së gjithash dukej të ishte një shpirt i çiltër, që ofron miqësi dhe energji. Ndoshta ishte bërë më i dashur me kalimin e kohës nën presionet e vazhdueshme të kaluara në rini si ushtarak i karrierës në armatën e Jugosllavisë komuniste. Në një rrëfim për gazetën një dëshmitarë ngjarjesh të luftës ka ofruar këtë rrëfim ekskluziv, për një ngjarje të pashënuar të vitit 1998, kur shqiptarët po bënin përpjekje maksimale që të paktën në Dukagjin të arrihej uniteti për luftë. Ramush Haradinaj ishte thyer nga presionet atdhetare, dhe kishte pranuar marrëveshjen për një grupim të vetëm lufte. “Sa po ishte arritur marrëveshja ndërmjet dy krahëve, FARK-ut dhe UÇK-së. Të gjithë thuajse festuam nga gëzimi. Por, të nesërmen u thirr në një takim Zemaj. Kishte ardhur vetë personalisht Hashim Thaçi, së bashku me të ishte edhe Rexhep Selimi. Kërkesa që i bëhej ishte e qartë, për të mos thënë kërcënuese. Jo vetëm prishja e Marrëveshjes, por që do të kishte konsekuenca edhe në të gjithë situatën e mëpastajme të luftës”.
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 22:18:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015