Pse kontrollet mjekësore periodike (check-up) janë të - TopicsExpress



          

Pse kontrollet mjekësore periodike (check-up) janë të rëndësishme: Njohja e shpejtë – Duke patur një ekzaminim të përvitshëm, mjeku është në gjëndje të kontrollojë faza të hershme të një sëmundjeje, ndonëse pa simptoma të dukshme fizike, por që mund të manifestohet fillimisht me anormalitet biokimik, i konstatuar nëpërmjet analizave laboratorike. Për shembull, niveli i lartë i sheqerit dhe i kolesterolit shpesh nuk shfaqet me ndonjë simptomë derisa sëmundja të ketë avancuar. Për të kapur herët këto çrregullime të organizmit duhet që të gjithë të kontrollohemi të paktën një herë në vit, sidomos personat me moshë mbi mesataren dhe ata me histori familjare për një sëmundje të caktuar. Shumica e atakeve të zemrës janë për shkak të diabetit dhe një diagnostikim i hershëm i diabetit çon në parandalimin e komplikacioneve. Diagnostikimi i hershëm bën të mundur uljen e numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundje si, diabet, sëmundje zemre, kancer etj. Mjekimi i hershëm-Sa më shpejt të merrni këshilla apo mjekim për këto sëmundje serioze, aq më tepër shanse do të keni per të shmangur efekte anësore madhore. Mjekimi i hershëm do të frenojë sëmundje si kanceri nga përhapja në organizëm duke e shtyrë sa më shumë në kohë këtë sëmundje nga sa ajo do të ishte. Pacientët në përgjithësi paraqiten tek mjeku vetëm atëherë kur sëmundja është çfaqur me gjithë simptomat e saj. Në këtë fazë shërimi është i vështirë dhe ndonjëherë edhe i pamundur. Mund të përmendim këtu kancerin e gjirit që nëse diagnostikohet në fazat e tij fillestare kurohet me sukses në shumicën e rasteve, por nëse nuk konstatohet në kohë arrin në faza të avancuara dhe pacientes i kushton jetën.. E vetmja mënyrë për të kapur herët këto sëmundje është të realizoni check-up për tu bindur që jeni mirë. Koha më e mirë për vizitë është përpara se ju të ndjeni efektet e sëmundjeve. Parandalimi – Njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet, pa pritur për t’i kuruar ato. Nëpërmjet check-up të përvitshëm arrihet të parandalohen dhe kurohen një numër i madh sëmundjesh si diabeti, sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të mëlçisë të shkaktuara nga hepatiti ose alkooli, tipe të ndryshme të anemisë, kancer të gjirit, prostatit, aparatit tretës ose pankreasit, osteoporoza, etj. Nëpërmjet check-up, mjeku do jetë në gjëndje tju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetsore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar disa prej zakoneve tuaja ditore, dietës ushqimore apo mjekimit. Parandalimi jo gjithmonë ndalon gjërat e këqia për të ndodhur, por ndihmon për t’ju mbajtur më të shëndetshëm në kohë. Ju do të jeni shumë më pak i prirur që të merrni sëmundje të caktuara nëse ju merrni masa parandaluese. Programet e kontrollit periodik- Programet e kontrollit periodik janë të ndryshme ne vartesi te gjinise, moshes, semundjeve te caktuara.
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 22:06:24 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015