Pyetje: Cila është rruga më e mir për një grua, për të - TopicsExpress



          

Pyetje: Cila është rruga më e mir për një grua, për të dhënë (bërë) davet? Përgjigjje: Këshilla ime për gratë: ”Qëndroni në shtëpitë tuaja.” (El Ahzab, 33) Ju nuk duhet të angazhohen me davet. Unë e refuzoj fjalën davet, siç përdoret në mesin e të rinjëve meshkuj, në mënyrë që të japin përshtypjen se ata janë njerëzit e davetit: fjala ”Davet” është bërë një modë dhe një tendencë në këtë kohë. Kështu që çdo person, i cili ka fituar pak njohuri në lidhje me fenë, është bërë një davetci (thirrës në Islam). Kjo nuk është përhap vetëm në mesin e të rinjëve meshkuj, kjo nuk u ndal as para femrave të reja dhe grave shtëpiake. Ato kanë filluar të largohen nga përgjegjësitë e tyre primare dhe kështu kanë lënë pas dore (neglizhuar) shtëpitë e tyre, burrat e tyre dhe fëmijet e tyre. Refuzimi i këtyre obligimeve, për një çështje, që nuk është e obliguar për to, si daveti. Rregulli kryesor për gratë është qëndrimi i tyre në shtëpitë e tyre dhe nuk është e lejuar të largohet, përveç për një arsye të vlefshme (bindëse). Kjo është argumentuar nga thënia e Profetit (sal’Allahu alejhi ue selem): ”Namazi në shtëpitë e tyre është më i përshtatshëm (arsyeshëm, vleshëm) për to.”dmth se namazi në Xhami. Sot ne shohim dukurinë e përhapur: se gratë shpesh shkojnë në xhami, për të vizituar namazin me xhemat. Pa marrë parasysh, që shtëpitë e tyre janë më të mira për to. Përjashtim është ekzistenca e një xhamie, në të cilën një Imam është resident (prezent), i cili është një dijetarë dhe jep mësime të rëndësishme në fe. Pra, në këtë rast gratë mund të shkojnë në xhami, për të kërkuar dituri. Askush nuk mund t’i ndalojë ato. Por, për gratë që angazhohen me davet, ato duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të përfitojn nga librat, që i ofron (i jep) burri i saj, vëllezërit e saj, ose të afërm të tjerë meshkuj të saj. Po ashtu, nuk është e qortueshme nëse një grua zgjedhë një ditë, në të cilën gratë e tjera vinë tek ajo apo ajo shkon në shtëpinë e një gruaje tjetër. Por të udhëtoj apo të largohet nga shtëpia pa Mahrem, me arsye ”për të shkuar jashtë për davet”, kjo është nga risitë (bidatet) e kësaj periudhe. Me këtë unë nuk i kritikoj vetëm gratë, por më tepër edhe ata burra, që bëjn davet por që vetë kanë pak dituri. Shejkh el-Albani (rahimehullah) Al-Asaalah -Botimi 19
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 12:21:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015