Pyetje: Mbesa ime e vogël ngrihet natën dhe qan pa shkak. Më - TopicsExpress



          

Pyetje: Mbesa ime e vogël ngrihet natën dhe qan pa shkak. Më kanë thënë t’i vendos një palë rruaza kundër syrit të keq. Si të veproj? Përgjigjja: Allahu e shëroftë mbesën tuaj. Për sa i përket vendosjes së sendeve të ndryshme për të cilat pretendohet se mbrojnë nga syri i keq, ato gjëra nuk janë vetëm se argument i humbjes së besimit të plotë tek Zoti dhe dijetarët thonë se e tillë gjë konsiderohet pa dyshim shirk (bërje shok Allahut). Shirku bëhet shkak që njeriut t’i shkojnë dëm të gjithë veprat e mira, prandaj dhe ai është mëkati të cilin Allahu nuk e fal. Allahu i Lartësuar na ka udhëzuar që në rast sëmundjeje të kurohemi vetëm në dorën e njerëzve kompetentë dhe nëse kompetentët që e njohin fushën e shëndetit trupor janë doktorët e aftë dhe besnikë, po kështu kompetentët që e njohin fushën e shëndetit shpirtëror janë hoxhallarët e aftë dhe besnik. Për të tillë gjë motër e nderuar dijetarët musliman kanë thënë se kjo që ju përmendni në pyetjen tuaj, hynë tek “Nuska pa kuran dhe thënie profetike” e cila bën pjesë tek nuska ku ka shirk të qartë (bërje shok Allahut) të cilat padyshim që janë haram dhe: 1) Nëse nuska nuk është me kuran ose thënie profetike, atëherë nëse besohet se nuska në vetvete apo “hoxha” ka mundësi të shërojë, e tillë gjë pa dyshim konsiderohet shirk. 2) Nëse mendohet se nuska në vetvete nuk ka mundësi të shërojë por është shkak që Allahu të japë shërim, e tillë gjë është shirk i vogël, pasi marrja si shkak për mirë e asaj që Allahu nuk e ka lejuar, është shirk i vogël; por shirku i vogël është dera për tek shirku i madh. Përfundimisht motër e nderuar ruaju nga këta njerëz që po të japin “receta injorante” që e shkatërrojnë lidhjen me Zotin dhe normalisht nuk i bëjnë asnjë dobi reale fëmijës tuaj. Kurse orientimi islam na mëson se sa i përket ndikimit të shejtanëve, është mirë që për t’i evituar ato të bëhet duaja për shërimin e ankthit dhe trembjes në gjumë: “EŬUDHU BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEEM-MEETI, MIN GAĎABIHI, UE ĬǨAABIHI, UE SHER-RI ĬBAADIHI, UE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EN JEȞĎURUUN. në shqip: “Mbrohem përmes fjalëve të plota të Allahut, nga zemërimi i Tij, nga ndëshkimi i Tij, nga ligësia e robërve të Tij, nga ngacmimet e djajve dhe që ata të më afrohen. [“Sunen et Tirmidhi” (3528), “Musnedu Ahmed” (6696), etj., hadithi është i gradës “hasen-i mirë”] Kur duaja i bëhet fëmijës, në vend të “EŬUDHU” thuhet “UĬIDHUKE” dhe në vend të “Mbrohem” thuhet “Të mbroj”... Përveç kësaj, në këtë rast dhe çdo rast problematik shtohen lutjet drejtuar Allahut të Lartësuar, qoftë edhe duke i formular me fjalët e tua, duke thënë: O Allah, largoja fëmijës tim këtë trembje në gjumë apo ankth...
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 13:18:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015