Pyetje: Nëse një femër fal namaz, agjëron Ramazanin ,vishet me - TopicsExpress



          

Pyetje: Nëse një femër fal namaz, agjëron Ramazanin ,vishet me të gjata etj., po nuk mbulohet çfarë mund të thuhet për këtë situatë të saj? Përgjigjja: Një gjë është e sigurt, hixhabi [mbulesa e trupit për femrën muslimane – me përjashtim të fytyrës dhe duarve nga kyçet deri tek gishtat dhe sipas disa mendimeve këmbëve nga kyçet deri tek gishtat – me veshje të gjatë, të gjerë aq sa nuk duken linjat dhe lakuriqësia e trupit të femrës], është obligim hyjnor. Allahu i Madhëruar në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes [periudhën para-islame! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë [gjynahet] dhe t’ju pastrojë plotësisht” [Kuran, surja: Ahzab, ajeti: 33]; “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë” [Kuran, surja: Ahzab, ajeti: 59]. Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Dy kategori prej banorëve të zjarrit nuk do i shoh; një popull që bartin kamxhikë sikurse bishtat e lopëve; dhe gra të veshura të zhveshura, që ecin dhe i mësojnë edhe të tjerat të ecin duke [me arrogancë], kokat e tyre [i modelojnë me copëra dhe ngjashëm që i bëjnë të duken] si xhungat e lëkundshme të devesë, ato s’kanë për të hyrë në Xhenet dhe as kanë për ta konstatuar aromën e tij, teksa faktikisht aroma e tij konstatohet në një distancë prej kaq e kaq [në një transmetim vjen ‘nga 40 vjet larg’]”; [“Sahihu Muslim” (2128), hadith “sahih-i saktë”] për pjesën e hadithit “të veshura të zhveshura” dijetarët kanë dhënë komentet në vijim: E kanë njërën pjesë të trupit të mbuluar dhe tjetrën të zbuluar; janë të veshura por me rroba të ngushta që i tregojnë format e trupit; janë të veshura por me rroba transparente që e depërtojnë pamjen e trupit, janë të veshura me rroba për të zhveshura nga devotshmëria, etj. Muslimania që është sprovuar me mosveshjen e hixhabit duhet ta pranojë pa mëdyshje faktin se ka lënë pa kryer një obligim madhështor prej urdhrave hyjnor dhe duhet t’i lutet Allahut të Madhëruar që ta mbarësojë sa më shpejt që të veshë hixhabin me vullnetin e saj, para se të vijë momenti kur të vishet me qefina pa vullnetin e saj, moment i cili mund ta befasojë njeriun në çdo kohë... Sigurisht që femra muslimane e di mirë se krahas veshjes së trupit të saj fizik, gjendet edhe një veshje tjetër që Allahu i Madhëruar e ka quajtur “veshja e përulësisë para Allahut”; dhe nëse kjo e fundit do ta vesh hijshëm si dhe sa duhet zemrën e femrës muslimane, atëherë me lejen e Allahut, do përballohen edhe sfidat e veshjes së jashtme të femrës, në zbatim të urdhrit të Allahut të Madhëruar, me pëlqim dhe duke qenë e bindur se në këtë urdhër gjendet mirësia e saj e përdybotëshme... - Një këshillë për motrat tona muslimane që kanë ngecur në këtë test të rëndësishëm, është për shembull: Të pyesin veten se ku qëndron problemi dhe nëse ai qëndron tek turpi prej opinionit, unë propozoj që të zbatohet hapin në vijim që është shumë efikas dhe afron shumë tek hapi final i veshjes së hixhabit [mbulesës së femrës muslimane]: Së pari: ta blejë hixhabin [mbulesën] me qëllimin në zemër se do ta vesh së shpejti; të falë me të në namazet ditore; ta veshë hixhabin kur të jetë vetëm dhe ta shoh veten me të në pasqyrë sa më shpesh, duke e menduar veten se po ecë me të në rrugë dhe duke menduar gjithashtu kënaqësinë e Zotit të saj me të; po kështu ta vesh atë sa herë që të jetë në ambiente të mbyllura me motra muslimane ose me persona që e përkrahin në këtë nismë të saj... Së dyti: në zonën e trupit nga këmbët e deri tek fyti të vishet me një veshje serioze që e mbërthen trupin bollshëm deri lart tek fyti i saj, si për shembull: kostum fund-xhaketë, ose fund-bluzë, që duhet të plotësojnë kriteret islame, ose diçka të ngjashme... Së treti: për zonën e mbetur të kokës, si fillim të vendoset gjatë gjithë dimrit dhe vjeshtës një kapuç; ndërsa verës ndonjë kapele apo ngjashëm... Së katërti: kur të kalojë disa muaj në këtë gjendje, të shkojë për pushime apo vizitë në një vend ku ka njerëz që nuk e njohin apo që e përkrahin, dhe të qëndrojë gjatë gjithë kohës, nga momenti i daljes prej shtëpisë e deri sa të kthehet e veshur me veshjen e kompletuar islame; në kthim t’i lutet Allahut pa ndarë që t’i japë qëndresë në zbatimin me sukses të këtij urdhri solemn hyjnor. - Dijetarët musliman theksojnë se burri musliman nuk e ka për gjynah që të bëj durim me gruan e tij që s’e ka vendosur akoma hixhabin [mbulesën] dhe mos të mendoj për t’u divorcuar prej saj, përderisa ai rend dhe sheh se ka vend për përpjekje të reja drejt bindjes së gruas së tij për ta veshur hixhabin [mbulesën]; prej këtu marr shkas të theksoj se edhe motra e nderuar që përpiqet dhe i djeg në zemër qëndresa pa mbulesë, me siguri që nuk është e ngarkuar njëjtë me gjynah sikurse motra muslimane që është adoptuar me jetën pa mbulesë islame dhe as që e ka në rend të ditë çështjen e mbulesës islame... Ndoshta ky do të jetë një hap i qëlluar – sidomos nëse me të synohet kënaqësia e Allahut – dhe motra muslimane do ta shoh se me lejen e Allahut, shumë shpejtë do të jetë si shumë e shumë motra të tjera përqark saj, të cilat falë besimit të tyre as që e kanë problem dhe shqetësim më këtë gjë, por përkundrazi e kanë burim krenarie... - Dijetarët tanë të afirmuar, në lidhje me mosveshjen e hixhabit nga femra muslimane në ambientet ku gjenden persona meshkuj që nuk janë prej atyre që lejohet ta shohin pa hixhab femrën mulsimane, thonë se me siguri që kjo është një mëkat i madh; gjithsesi e tillë gjë – thonë ata – nuk është prej kushetve të namazit apo agjërimit; prandaj nëse femra muslimane që falet dhe agjëron ka bindjen se veshja islame [hixhabi] është obligim hyjnor, atëherë namazi dhe agjërimi i saj është i saktë, edhe nëse ajo ende s’e ka veshur hixhabin... Porse, femra muslimane duhet ta konsiderojë këtë gjendje të saj, tregues të dobësisë dhe deficitit në besim, prandaj ajo duhet të nxitojë sa më shpejt që të pendohet... Pra nëse ajo e kryen namazin dhe agjërimin e saj duke plotësuar me rigorozitet kushtet dhe obligimet përkatëse, namazi dhe falja e saj janë të rregullta dhe për më tepër shpresohet që namazi dhe agjërimi i saj i përkushtuar, do bëhen shkak për angazhimin e saj edhe me obligimin hyjnor të veshjes së hixhabit [mbulesës]... Allahu e di më së miri!
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 17:59:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015