PËRHAPJA E AZISË PERËNDIMORE Pushtimet arabe dhe përhapja e - TopicsExpress



          

PËRHAPJA E AZISË PERËNDIMORE Pushtimet arabe dhe përhapja e elementit arab pas vdekjes së Muhammedit alejhis-selam Muhammedi a.s. e patë përgatitur ushtrinë për Siri. Këtë ushtri pas vdekjes së tij e mori për në Siri Ebu Bekiri. Edhe këtë e bëri përkundër kundërshtimeve të disa muslimanëve: Përse dërgohet atje ushtria kur gjendja në Arabi është rebeluese? Qortimet e tyre Ebu Bekiri i preu me fjalët: “Nuk mund të heq dorë nga urdhëri që Pejgamberi bujar e dha. Medineja mund të shndërrohet në strehimore të bishave të egra, por ushtria është e detyruar ta kryej dëshirën e Muhammedit a.s. “Kjo fushatë ushtarake, e cila është e para prej fushatave mallëngjyese ushtarake, që Arabët në mënyrë sulmi i bënë në Siri, Persi e Afrikën Veriore, e rrënoi shtetin e lashtë persik, kurse Mbretërinë Romake lindore e privoi nga krahinat më të bukurat. Të ndiqet rrjedha e këtyre fushatave të shumënumërta nuk bënë pjesë në lëmin e këtij libri tonë. Për ne është e rëndësishme aq që të orvatemi t’i zbulojmë rrethanat që kanë mundësuar përhapjen e vrullshme të fesë islame kurse e cila ka pasuar menjëherë pas pushtimit. Një historian i madh1 me vend na shtroi këtë pyetje: “A mos ky pastër njëfarë entuziazmi fetar - fuqia fetare, që për herë të parë me të gjitha format e veta të jashtme manifestohet - i ka dhënë armës arabe në të gjitha betejat fitoren dhe ka shkaktuar për një kohë të pabesueshme të shkurtër që të formohet në botë një imperatori e madhe ende e paparë?” Sikur në esencë kjo të ishtekështu, për këtë na mungojnë provat. Numri i atyre që qartas dhe përzemërsisht kanë ecur hapave të Muhammedit a.s. është shumë i vogël, deri sa numri i atyre që kanë hyrë për ndonjë shtrëngesë ose që ta arrijnë ndonjë të mirë të kësaj bote është mjaft i madh. Bie në sy njëfarë gjendje që përbëhet prej nevojës dhe bindjes gjatë kthimit si të Halid ibn Velidit, që më vonë e fitoi ofiqin Shpata e Zotit, kurse i cili për veten thotë: “Zoti më kapi për zemër e për flokë e më nisi drejt Pejgamberit,” ashtu edhe të shumë Kurejshitëve me të të ngjashëm. Në mënyrë të sigurtë të fitosh pre (luftë) të madhe, duke luftuar për fenë e Zotit në vend të shkretëtirës së thatë e gurore, të vie në pronësi t tokës së Sirisë, Persisë e Egjiptit të plleshëm dhe gjëra joshëse të ngjashme me këtë, janë një nga motivet më të forta (të kthimit të tyre). Këto pushtime të jashtëzakonshme, që kanë sendërtuar formimin e Mbretërisë Arabe, nuk dalin sigurisht nga përpjekja për përhapjen e islamit. Vetëm që qëllimi është: lëshimi i krishterizmit, kurse madhërimi i kthimtarëve në islam, që lind pas këtyre pushtimeve, zgjoi për pushtimet mendimin e këtillë. Për këtë arsye historianët e krishterë kanë marrë se shpata është mjet (instrument) i propagandës islame. Në pajtim me këto, për shkak të shkëlqimit të suksesit që i përshkruhet atij, janë hedhur në hije provat e të dhënat e veprimtarisë në aspekt të misionaritetit të pastër islam. Por në frymën që i ka lëvizur forcat e invazionit arab, që sikur vërshimi ka depërtuar nëpër kufinjt e Imperatorisë Bizantine e Persike, nuk ka sigurisht entuziazëm mallëngjyes prozelit.2 Ky ekspansion arab në të shumtën do t’i përshkruhet synimit të popullit të zjarrtë, i cili i lëshon djerrinat e veta, në të cilat ka pësuar nga uria e mospasja, për tokat e fqinjëve të vet më të lumtur e m të pasur.3 Megjithatë parimi unjësues i kësaj lëvizjeje ka qenë një shtet patriarkal, që është themeluar në Medine, kurse organizimi i tij është sendërtuar nëpërmjet zbatuesëve të porosive të Muhammedit, domethënë nëpërmjet shokëve të tij besnikë ashtu që ndikimi dhe entuziazmi i tyre ka mundur ta mbajë islamin si fe zyrtare përkundër indiferentitetit të shumë Arabëve,4 të cilët për të kanë qenë të lidhur sipërfaqësisht. Për këtë shkak përhapjen e shpejtë të islamit nuk duhet kërkuar në analet e ushtrive pushtuese, të cilat ia hapën dyert kësaj përhapjeje, por më me dëshirë në rrethanat që kanë mbretëruar ndër popujt e ngadhnjyer. Kalimi i Beduinëve - të krishterëve në islam Kjo lëvizje popullore, që ka pasur karakteristik të pastër arabe, gjatë kohës i ka tërhequr kah forca e përmendur invaduese edhe ata pjesëtarë të larguar të popullit arab. Për këtë shkak nuk duhet çuditur që shumë beduinë arabë - të krishterë iu bashkangjiten vërshimit të kësaj lëvizjeje të madhe, që shumë fise që me shekuj kanë qenë të krishterë dhe e përqafuan islamin. Ndër to ka qenë edhe fisi i Gassanitëve, që kanë sunduar në shkretëtirë në lindje prej Palestinës e nga jugu prej Sirisë. Anëtarët e këtij fisi janë konsideruar “zotërinjë të kohës xhahilite (paraislamike), kurse uyjë të islamit”.5 Në vitin e katërmbëdhjetë të Hixhretit, pas humbjes së plotë të ushtrisë persiane, shumë të krishterë që i kanë takuar Arabëve të banuar në brigjet e Enfratit erdhën te komandanti musliman dhe deklaruan: “Fiset që para nesh e përqafuan islamin qen ëmë të mençur se ne. Rustemi vdiq; më në fund edhe ne e pranojmë fenë e re”.6 Po ashtu, pas pushtimit të Sirisë Veriore shumica e fiseve beduine, pasi treguan njëfarë hamendjeje, iu bashkangjiten ithtarëve të mësimit të Muhammedit a.s.7 Se fuqia nuk ka qenë faktor ndihmës gjatë kthimit të fesë, mund të konkludohet në bazë të atij raportit miqësor ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve Arabë. Muhammedi a.s. personalisht, duke lidhur konkratë me fiset e shumta të krishtere, ka premtuar mbrojtje dhe iu ka siguruar se munden lirisht t’i kryejnë rregullat fetare dhe se klerikët e tyre munden pa pengesa të shërbehen me të drejtat dhe privilegjet e veta të vjetra.8 Ja, me rrethanat e ngjashme me këtë i kanë lidhur me lidhje vëllezërore muslimanët dhe ata që para tyre janë grupëzuar në ithtarë të shpalljes më të hershme të Zotit. Sikur që shumë këso jomuslimanësh, kitabijë, vullnetarisht i kanë ndihmuar muslimanët në sukseset luftarake, ashtu kanë mbetur për shkak të ndjenjave të veta miqësore neutral në atë lëvizje çarëse e cila pas vdekjes së Muhammedit a.s. ka nxitur që të ngritet flamuri i kryengritjes në tërë Arabinë.9 Thuhet se të krishterët Arabë, të cilëve u qe besuar detyra e ruajtjes së kufirit të Bizantit, i cili është krahas shkretëtirës, pasi që mbreti Heraklie ua ndërpreu kompetencat (pagat), i kanë kontribuar fatit luftarak të muslimanëve.10 Vitin e trembëdhjetë të Hixhretit në luftën “Xhisr” (Ura), kur aritej humbja e tmerrshme, kur Arabët e shastisur qenë shtrënguar ndërmjet Eufratit dhe ushtrisë persiane, atëherë një prijatar i krishterë nga fisi Gaj iu ofrua komandantit arab se vetë do ta mbrojë urën dhe kështu do ta mundësojë tërheqjen normale të ushtrisë. Që ta shpëtojnë situatën, nga të gjitha anët sikur vërshimi vinin forca të reja, ndër të cilat ishte edhe fisi i krishterë Benu Numejr, që ka jetuar në kufijnjt e Imperatorisë Bizantinase. Më vonë, në një përleshje tjetër, kur para atakut të fundit fati i luftës ishte në anën e Persianëve, komandanti arab e drejtoi kalin në drejtim ku ishte sunduesi i krishterë dhe e thërriti: “Edhe ju jeni gjysmë kanë mbetur në fenë e vetë të vjetër. Halifi Mehdiu, i cili ka sunduar ndërmjet vitit 158 dhe 169 të Hixhretit,*) kur mësoi për ta dhe për banorët në rrethinë të Halepit, të cilët njëjtë pedikojnë krishterizmin, u zemërua dhe urdhëroi se duhet të kthehen në islam. Në këtë pesë mijë njerëz kaluan në islam, deri sa vetëm një për fenë e dha jetën.17 Na mungojnë të dhënat e hollësishme historike për zhdukjen e krishterizmit ndër fiset e krishtere arabe të Arabisë Veriore. Si merret vesh, ata i ka gëlltitur rendi social islam, i cili i ka rrethuar me fuqinë e një rruyme reformiste. Sikur pushteti islam me forcë t’i kthente shtetasit e vet të ri në islam, është e pa mundur që këta do të mund të ekzistonin deri në kohën e halifëve të Abbasitëve.18 Banorët e Hirasë u bënë të shurdhër në rekomandimin e Halid b. Velidit që ta pranojnë islamin. Kjo qytezë ka zënë edhe vend të shkëlqyeshëm në historinë e Arabisë. Sipas mendimit të këtij luftëtari të rreptë islam do të mjaftonte popullatës së atjeshme t’i përkujtosh se domareve të tyre qarkulon gjaku arab, dhe të hyjnë në radhët e simpatizuesëve të Pejgamberit. Halidi të deleguarit, që është dërgaur nga ana e këtij vendi të bisedojë për kushtet e dorëzimit të qytetit, ia shtroi pyetjen: “Kush jeni ju, ose jeni Arabë ose Persianë? bashkëbiseduesi nga deputacioni u përgjegj: “Ne jemi Arabë të pastër, e sa u përket të tjerëve, ata do të hynin në popullin arab”. Halidi në këtë tha: “Sikur të ishte e vërtetë ajo që po thuani, neve nuk do të na kundërshtoni as do të frikësoheshi nga qëllimet tona”. Bashkëbiseduesi: “Të folurit tonë të pastër arab është provë se ç’jemi”. “Të vërtetën e fletë,” tha në këtë Halidi. “Tash nga tri solucione duhet të përcaktoheni për një: ose pranone fenë tonë, dhe se jemi të lirë të mbetemi këtu ose të shkoni tjetërkah, e të drejtat dhe detyrat tuaja do të jenë plotësisht sikur edhe tonat; ose ta paguani xhizjen, ose luftën. Për Zotin, unë këtu kam ardhur në shoqëri të njerëzve për të cilët vdekja është aq e dashur sikur juve jeta!” Bashkëbiseduesi: “Ne parashtrojmë xhizjen”. “Ju qoftë turp”, shtoi në këtë Halidi, “Pafeja ështëshkretëtirë pa rrugë; në atë shkretëtirë Arabi i vërtetë sikur t’i takonte dy udhëheqës, prej të cilëve njëri është Arab e tjetri jo Arab, e sikur ta merrje për udhëheqës jo-Arabiu, a nuk do të ishte turp.”?19 Janë bërë përgatitjet e nevojshme për mësimin e kthimtarëve, sepse ka pasur nevojë të pengohen devijimet që kanë lindur qoftë në besim qoftë në rituale, për shkak të kalimit të hovshëm të të gjitha këtyre fiseve. Në bazë të kësaj halifi Omeri r.a. ka caktuar mësuesit në të gjitha viset, që do t’ua mësojnë Kur’anin dhe të cilët do të mbikqyrin aplikimin e dispozitave të fesë së re. U ka dhënë urdhër kadive që t’i mbikqyrin të gjithë muslimanët, qofshin ata të vjetër, qofshin të ri “e veçan gjatë ditëve të xhumasë dhe ramazanit, a do të prezentojnë rregullisht në namazin e përbashkët ose jo. Mund të konkludohet (sipas historianit Mes’udit) se çfarë rëndësie i është dhënë këtij mësimi që këtë detyrë në Kufe e ka kryer arkëtori shtetëror.20 Me lehtësitë e cekura lartë, të cilat fituesit muslimanë në shekullin e parë edhe më tij ia jepnin të krishterëve arabë, mund të argumentojmë se fiset e krishtere vullnetarisht dhe krejtësisht lirisht e përqafuan islamin.21 Se edhe sot e kësaj dite vërehen midis popullatës muslimane të krishterët Arab, kjo paraqet në këtë aspekt argument të mishëruar të tolerancës islame. Sir Henry tayard në një vepër të vet thekson se është takuar me Arabët të krishterë në Karaki, në lindje prej detit të Vdekur, dhe se këto as me rroba as me tradita nuk dallohen nga muslimanët Arab.22 Autori Burckhardti për këto në udhëpërshkrimin e vet thotë, deri sa ishte në malin e Sinait, është takuar me një kallugjer, sipas fjalëve të të cilit deri në shekullin e fundit (dmth. i 18-i) kanë ekzistuar familjet e krishtere dhe se kurrë nuk kanë dashur ta pranojnë islamin.23 Shumë pjesëtarë të fisit Gassau, në damarët e të cilëve është gjaku më i pastër arab, teh në shekullin e katërt siaps Isaut e kanë pranuar krishterizmin. Këta barabartë e ruajnë fenë e tyre të krishterë. Ato, si duhet, para dyqind viteve, i janë bashkuar kishës romake dhe njëjtë e përdorin gjuhën arabe gjatë lutjes.24 Nëse i hulumtojmë qytetet në të cilët banojnë bediunët arabë ose jo Arabët dhe qëndrimit të tyre ndaj fesë së re, do të shohim se kthimi i tyre në islam nuk ka pasuar shpejt pas pushtimit arab. Qartë shihet se në qytetet e viseve lindore të Imperatorisë Bizantine shumica e popullësisë krishterë ka mbetur besnik fesë së stërgjyshërve të vet. Që të mundemi ta vlerësojmë atë ndikim që ka nxitur ndërrimin e fesë së tyre, që aty këtu kanë ndodhur rastësisht, duhet shkurtimisht ta përshkruajmë gjendjen e Mbretërisë Bizantinase, e cila gjithnjë zbrapsej para armës arabe. Mossuksesi i Herakliut që t’i pajtojë e tubojë sektet e krishtera Njëqind vjet para kësaj Justiniani i ka dhënë pamje unike Imperatorisë Romake, por pas vdekjes së tij, kur u bënë copëtimet e kësaj Imperatorie, janë zhdukur plotësisht ndjenjat e përbashkëta nacionale ndërmjet qendrës së shtetit dhe provincave. Herakliu, që sërish ta lidhë Sirinë me sundimin qendror ka dëftuar disa orvatje, pjesërisht të suksesshme, por masat e marra për pajtim, në vend që t’i zvogëlojnë kontestet, i kanë zmadhuar ato. Këto ndjenja nacionale ka mund t’i zëvendësojë vetëm dashuria fetare. Me manifestimin fetar si mjet për pajtim ka tentuar t’i mënjanojë kontestet ndërmjet partive kundërshtare dhe sundimit qendror me anë të kishës ortodokse t’ia bashkojë ata që janë konsideruar përçarës. Por Herakliu ka ndarë fatin edhe të shumë të tjerëve, që dëshiruan të jenë “pajtues”, sepse diskutimet janë ndezur me flakë edhe më të gjallë. Njëherit ka dhënë shkas që, si i pafe, të mallkohet, dhe ashtu kundër vetes ka nxitur mllefin e dy palëve kundërshtare. Dhe realisht, ndjenjat që i ka zgjuar kundër vetes kanë qenë aq të rrepta sa ka mjaft arsye të besojmë se shumica e besimtarëve ortodoksë në viset, që atëherë qenë pushtuar, kanë shkuar aq larg sa që u dëshironin sukses Arabëve. Këta ortodoksë në imperatorin shihnin të pafeun dhe druanin që mos t’ua imponojë pikëpamjet e veta në aspekt të esencës unike të Jezusit.25 Në pajtim me këtë, ata, edhe sikur mos të ishin në rrezik të afërt, kanë qenë të gatshëm t’i pranojnë zotërinjt e ri, të cilët u premtonin tolerancë fetare dhe të cilët kishin prirje që t’ua pajtojnë pikëpamjet fetare me mëvetësinë nacionale. Në një vepër që e ka shkruar në gjysmën e dytë të shekullit dymbëdhjetë patriku jakobit n ëAntiohi (Anataki), Mihaili i Madh, lejohet vendimi i ri i të krishterëve dhe, natyrisht, përkundër përbejës, që e ka arritur kisha lindore gjatë pesë shekujve të sundimit isla, konsideron pushtimin Arab kujdes të veçant të Gjithëlartësuarit, dhe, duke theksuar veprimet e këqia të Herakliut, thotë: “... Ja për këtë shkak hakmarrje e të Gjithëmadhërishmit i cili është i gjithëmundshëm, i cili ia jep kujt të dojë mbretërinë për të cilët frikësohen kalimtarët, i cili e ngre të rrëzuarin, i cili i sheh të këqiat e Bizantinasëve të cilët, duke na akuzuar pa mëshirë, kanë atakuar në kishat tona në të gjitha viset, që kanë re nën sundimin e tyre, ka tërhequr nga viset jugore bijtë e Ismailët që të na shpëtojnë nga duart e Bizantinëve. Ndonëse ne kemi pësuar disa dëme, sepse nga ne i kanë marrë kishat katolike, u ua kanë dhënë Kaldeasëve, pasi ata ua jepnin kishat atyre ithtarëve të sekteve të ndryshme në duart e të cilëve gjendeshin me rastin e dorëzimit të qytetit, megjithatë nuk është dobi e vogël që na kanë shpëtuar nga dhuna dhe të këqiat e Bizantinëve, dhe nga mllefi i tyre, që e kanë shprehur ndaj nesh nesh në veprimet e veta agresive.”26 Pushtimi Arab i Sirisë dhe Palestinës Kur ushtria islame arriti deri te fushëgropa Esh-sheria (Jordania) dhe kur Ebu Ubejde u llogorua në Fejhel, të krishterët e atjeshëm në letrën që ia dërguan Arabëve e thanë këtë: “O muslimanë, ndonëse Bizantinët i përkasin fesë tonë, ne megjithatë juve iu japim përparësi ndaj tyre, sepse besnikërisht i janë përbajtur fjalës së dhënë, ndaj nesh janë më të mëshirshëm se ata; po përpiqeni që të bëheni të drejtë. Nuk ka dyshim, sundim juaj është më i mirë se i tyre. Ata na kanë grabitur pasuritë dhe shtëpitë.”27 Banorët e fartifikatës Emsa i kanë mbyllur portat e mëdha (dyert e altarit) para ushtrisë së Herakliut dhe u kanë thënë muslimanëve se tërësisht i japin përparësi drejtësisë së shtetit (sundimit) të tyre ndaj padrejtësisë së Bizantit.28 Gjatë kohës së luftërave që janë zhvilluar ndërmjet ushtrive islame e bizantinase prej vitit 633 deri 639 (12/17 sipas Hixhretit), gjendja e këtillë ka qenë në Siri. Kur Damasku në vitin 638, që vetes t’i sigurojë ca dobi materiale dhe që të kursehet nga plaçkitjet, u pajtua me muslimanët, as qytetet tjera në Siri nuk vonuan të shkojnë pas tij. Madje edhe patriku i Jerusalinit me kushtet e njëjta e dorëzoi qytetin. Për shkak të tmerrit të torturës sektashe që e ka zbatuar një mbret përçarës, kuptohet se toleranca islame ka qenë më tërheqëse (për ato treva) nga lidhja që i ka lidhur me Imperatorinë Bizantinase dhe sundimin e krishterë. Kur u heshtë ai tmerri i parë, që e ka bërë në kalim ushtria invaduese, u krijua kthesë e thellë në ndjenjat në dobi të pushtuesëve arabë.29 Toleranca e Arabëve dhe obligimet e tyre Dhe njëmend, popullata e këtyre trevave të Imperatorisë Bizantinase, së cilës i ishte plotësisht e panjohur toleranca fetare, për shkak se ka qenë nestoriane dhe që ka besuar në “vetëmsinë e esencës së Jezusit”, kanë gëzuar tolerancën fetare, pasi që muslimanët me trimërinë e vet i kanë pushtuar. Ju ofrua rasti që lirisht, përveç disa klauzulave, dhe pa pengesa t’i kryejnë ritualet e veta fetare. Edhe ato klauzula janë kyqur që t’i pengojnë kontestet ndërmjet sekteve që kanë garuar, e edhe që mos të jep shkak zgjimit të fanatizmit në theksim pompoz të atyre karakteristikave që i fyejnë ndjenjat fetare të muslimanëve.30 Mund të konkludohet për përgjithësinë e këtyre privilegjeve, që në shekullin e shtatë sipas Isaut bie në sy, nga kushtet që ijan ëdhënë popullatës së krahinave të pushtuara. Me fjalë tjera, këta kushte përbëhen në këtë: ramja nën pushtetin islam, për sigurinë personale dhe pasurore pagesa e xhizjes (tatimit) dhe respektimi i fesë.31 Nuk është lehtë të jepen të dhënat e vërteta mbi kontratat e dorëzimit nga ai kaosi i versioneve që me atë rast janë krijuar. Megjithatë është me rëndësi që historianët islamë nga burimet e sigurta si traditë historike në shekullin e dymbëdhjetë e kanë marrë këtë në shqyrtim. Sikur të kishin ekzistuar provat që kanë pohuar të kundërtën, tradita nuk do të zinte rrënjë as do të zgjerohej. Si shembull të kontratës dorëzuese32 do ta theksoj në këtë drejtim kushtet të shkruara halifit Omer b. Hattabit me rastin e dorëzimit të jerusalimit: “Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit”. Kjo është fjala e dhënë dhënë popullit të këtushëm nga Omeri, robit të Zotit dhe sunduesit të besimdrejtëve. Sunduesi i besimdrejtëve, qoftë i sëmurë, qoftë i shëndoshë, iu premton siguri të gjithë njerëzve në aspekt të personalitetit dhe pasurisë së tyre ose në aspekt të gjërave që kanë të bëjnë me tempujt e tyre dhe fenë e tyre. Kishat nuk do të rrënohen, nuk do të shndërrohen në banesa; as që do t’ju zvogëlohen të drejtat e arritura’ as që do t’i shkaktohet dëm pasurisë së tyre. Ndaj tyre nuk do të bëhet presim në aspekt të fesë, as që fare ndonjë dëm do t’u shkaktohet”.33 Është caktuar haraxhi (tatim, N.I.) në popullatën e pasur nga pesë dinarë për kokë, për popullatën mesatarisht të pasur nga katër, e për të varfërit nga tre. Pastaj Omer b. Hattabi së bashku me patrikun i vizitoi të gjitha vendet. Deri sa ishin në kishën e “Ringjalljes”, ndonëse patriku me ton shakaje i ofroi Omerit r.a. të falet në të, Omeri, duke ngurruar nga kjo, me njerëzi e falënderoi duke thënë se shkaku i ngurrimit të tij nga falja është ajo që ata që ishin në përcjelljen e tij, kur ta shihnin atë, këtë kishë do të mund ta konsideronin xhami. Është shkruar se si Halifi ka pasur shumë mëshirë ndaj shtetasve të vet që i përkitnin fesë tjetër. Kështu ka urdhëruar që të krishterëve të sëmurë nga epidemia “xhuzum” t’u jep mbështetje në të holla e ushqim.34 E edhe në çastet e vdekjes ndër detyrat që ia ka caktuzar trashëgimtarit të vet, e të cilat zënë vend të lartësuar në testamentin e tij, nuk i ka harruar dhimmitë (shtetasit jomuslimanë pjesëtarë të librave qiellore, vër. N.I.) e vet. Për ta ka thënë: “Dhimmitë që kanë qenë të denjë për kujdesin e All-llahut dhe mbrojtjes së Pejgamberit të Tij, i lë në mbrojtjen e tij. Le të këtë kujdes e ta respektoj përmbajtjen e kontratës, mos t’i ngarkojë ato me detyrat që ata nuk janë në gjendje t’i bartin.”35 Kontrata e Omerit Nga ata që kanë ardhur pas halifit Omerit në shumë breze megjithatë përshkruhet se ka vënë disa urdhëresa që kufizojnë të krishterëve lirinë e kryerjes së ritualeve. Mirëpo, Dehoje,36 Caetani37 dhe autorë të ngjashëm me këta në mënyrë të pakontestueshme kanë dëshmuar se këto janë versione më vonë të rregulluara. Megjithatë, pasi që juristët e epokave të mëvonshme urdhëresat e ngjashme kufizuese i kanë marrë për të vërteta, për këtë shkak urdhëresat e këtilla janë të rëndësishme për shqiptimin e gjuhimit mbi gjendjen e pyetjeve kishtare të të krishterëve që kanë rënë nën pushtetin islam. Këto urdhëresa, që i atribuohen halifit Omerit, argumentohen më përmbajtjen e letrës vijuese: “Në emër të Zotit! Kjo letër! Kjo letër iu dërgua halifit Omer b. Hattabit nga popullata e këtij qyteti. Kur jeni nisur për te ne, kërkojmë nga ju që neve, pasardhësit tonë, bashkëbesimtarët tonë dhe pasurinë tonë ta mbroni, kurse ne obligohemi t’ua plotësojmë këto kushte. Në vendin tonë as në rrethinë nuk do të ndërtojmë kisha manastire të reja, dhe qeli eremitësh.38 Nuk do t’i riparojmë ato tashmë të rrënuara as t’i riparojmë ate që do të mbesin n ëkuartet islame. Nuk do t’ua pengojmë muslimanëve që dëshirojnë, qoftë ditën qoftë natën, të hyjnë në kishë. Udhëtarëve muslimanë deri në tri ditë do t’u japim strehim dhe furnizim. Në shtëpitë dhe kishat tona nuk do t’u ofrojmë strehim spiunëve as që do t’i fshehim armiqët e islamit; as që do t’i kryejmë manifestimet e fesë së krishterë; as që do t’u bëjmë pengesa atyre që nga ne dëshirojnë ta përqafojnë islamin. Muslimanët do t’i nderojmë. Kur ndonjë prej tyre të hyjë në shoqërinë tonë, do të ngritemi në këmbë. Nuk do t’i imitojmë në rroba, në mbulimin e kokës, në mbathje, as në rregullimin e flokëve. Gjatë përshëndetjes nuk do t’i përdorim shprehjet siç është “selamun alejkum” me të cilin shërbehen muslimanët. Nuk do t’u hipin kafshëve bartëse të shaluara as që do ta bartin shpatën. Në unazat tona nuk do t’i graverojmë tekstet arabe. Nuk do të shesim pije dehese. Nga balli do t’i qethim flokët. Rreth vetes nuk do të vënë qemer. Në kishë nuk do ta ekspozojmë kryqin, as që do t’i bartim sikur as librat e shenjta rrugëve dhe çarshisë (tregjeve) muslimane.39 Kambanat e kishave tona lehtë do të çingërrojnë. Në procesione nuk do të bartim fotografi dhe degë bredhi. Në përcjelljen funerale nuk do të lutemi tepër shumë zëshëm as që do të ndezim qirinj deri sa kufoma të kalojë rrugëve muslimane. Në shtëpitë tona nuk do të marrim robër që kanë qenë pronë e muslimanëve, nuk do ta rrahim asnjë musliman. Ja, me këto kushte obligohemi si në emrin tonë ashtu edhe në emër të bashkëbesimtarëve tanë, e në ndërrsa për këtë kërkojmë nga ju mbrojtjen. Nëse njeriu prej këtyre kushteve e thejmë, nga ne mbrojtja e kërkuar do të bjerë, dhe në këtë rast me ne jeni të lirë të veproni si me armiqtë dhe kryengritësit.”40 Personi i parë që ka folur për këto letra ka qenë Ibn Hazmi, i cili vdiq kah gjysma e shekullit të pestë sipas Hixhretit. Përmbajtja e tyre e kufizon lirinë, që në realitet ka filluar të ndodhë shumë kohë më vonë. Dhe njëmend, këto urdhëresa kurrësesi nuk janë aplikuar në një mënyrë të rregullt, sepse për aplikimin e tyre është dashur të priten kohët, kur fanatizmi përgjithësisht, do të vlojë. Përkundrazi, ka prova të pakontestueshme që dëftojnë se ka pasur fare pak akuza për pengimin e lirisë fetare të të krishterëve në ditët e para të ekspansionit islam. E vërteta, lojaliteti i tyre krishterizmit ka pasur për pasojë pagesën e “xhizjes”. Xhizje janë quajtur të gjitha ato të dhëna që i kanë dhënë shtetasit muslimanë të Imperatorisë Arabe. Më vonë, gjatë kohës së sunduesve të ri, kur është futur metoda e administrimit finansiar, ky emër i jepej haraxhit. Por kur kjo xhizje nivelizohet me atë obligim të detyrueshëm ushtarak i cili ishte për detyrë vetëm për popullatën islame, del se për njeriun që e ka ndërruar fenë vetëm për këtë shkak që të fitojë të drejtën e mospagesës së xhizjes tepër pak ka ndikuar feja e tij paraprake. Përveç kësaj, kthimtari i ri është dashur të jep në vend të xhizjes një lloj të lëmoshës ligjore, të quajtur “zekat”, që është marrur për luajtshmëritë dhe paluajtshmëritë e tj.42 Kur merret parasysh se në fund të shekullit të parë sipas Hixhretit shteti arab nga arsyerat finansiare i ka detyruar kthimtarët, madje edhe pas praimit të tyre në bashkësinë islame që ta paguajnë xhizjen, kjo atëherë edhe më pak e zvogëlon mundësinë se atraksioni me para, siç është shpëtimi prej të dhënave të mëdha, është mjet dhe shkasë i ndërrimit të fesë.43 Nga ana tjetër, kur shteti ndien nevojën të gjejë burim të ri të të ardhurave, duhet pasur parasysh se edhe popullata nga radhët jomuslimane ka qenë e ekspozuar rrezikut që të detyrohet në tribute plotësisht të reja. Xhizja Në shekujt e parë të erës islame në aspekt të sasisë së përcaktimit të xhizjes nga ana e sunduesëve muslimanë nuk ka pasur unitet.44 Përfaqësuesi i madh juridik imam Ebu Hanife dhe imam Maliku, në disa elemente lidhur me hxizjen nuk janë pajtuar.45 Mund të merrensi shembull metodat drejtuese islame gjatë kohës së Abbasitëve dispositat vijuese, të marra nga libri “Kitabu-l-haraxh”, të cilën e hartoi imam Ebu Jusufi me kërkesë të Harun err-Reshidit (786-809, 170-194 H.): “Është marrë në vit: nga të pasurit 48, nga të mesmit 24, e nga të varfërit 12 dirhemë. 46 Kjo e dhënë është marrë nga mashkujt e shëndoshë të rriteve, deri sa fëmijet dhe gratëkanë qenë të liruar.47 Në rast se dikush është martuar, kjo dhënie merrej në naturë. Është marrë në vend të parave pasuri me vlerë, artikujt tregtarë, orenditë, natyrisht edhe puna e dorës (tegeli). Kjo dhënie nuk merrej në derra, verë dhe kafshët e cofura. Ata varfanjakë që për shkak të furnizimit janë të detyruar të pranojnë lëmoshë, ose pleqtë, që për shkak të pleqërisë janë të paaftë të punojnë, dhe të gjithë ata që kanë falimentuar materialisht, kanë qenë të kursyer nga kjo dhëmie. Nga dhënia qenë përjashtuar edhe punëtorët, të çabët, të sëmurët kronikë, të çmendurit, përveç nëse nuk konstatohet se edhe ata janë kapitalistë. Në këtë përjashtim hyjnë edhe ata spiritualistë dhe eremitë që jetojnë nga ndihma e pasanikëve, përveç nëse arrijnë pozitë dhe mënyrën më të këndshme të jetës. Janë dhënë urdhëresa dhe udhëzime të veçanta për ekzekutorët që të sillen butësisht gjatë grumbullimit të këtyre të dhënave dhe në rast të mosdhënies mos t’i përvishen ndëshkimeve fizike.”48 Qëllimi i xhizjes Ky tatim nuk është, siç e pohojnë këtë disa, denim që është caktuar në elementin e krishterë për shkak se nuk e kanë përqafuar islamin. Ky tatim jepej për mbrojtjen, që e kanë gëzuar shtetasit dhimmitë (jomuslimanë), pasi kanë qenë të papërshtatshëm për shfrytëzim në ushtri. Kur popullata e Hires pajtoi ta paguaj xhizjen e kërkuar, kanë shtruar kushtin: “Këtë xhizje do ta japim nëse muslimanët dhe udhëheqësit e tyre do të na ofrojnë mbrojtje nga shkeljet eventuale të ligjit, qofshin ato nga ana e muslimanëve ose nga ndonjë anë tjetër.”49 Kur banorët e disa vendeve nga rrethina e Hires e nënshkruan këtë kontratë, Halid b. Vehidi ka shtuar: “Nëse ju mbrojmë, kemi të drejtë në këtë xhizje; e nëse jo, nuk kemi as të drejtë”.50 Nga ndodhia vijuese, që ka ndodhur në kohën e halifit Omrit r.a., mundet të kuptohet se sa i kanë respektuar muslimanët kushtet e parapara: Imperatori Herakliu ka formuar ushtri të madhe që t’i zbrapë e shkapërderdh fuqitë e invazionit islam. Rezultat i kësaj ka qenë se muslimanët kanë dhënë tërë angazhimin në përgatitjet për konfliktin e pritur. Komandanti islam Ebu Ubejde me këtë rast ka urdhëruar në udhëzime, që i ka përgatitur për mëkëmbësit e qyteteve të pushtuara në Siri, që të kthehet xhizja e marrur atyre nga të cilët është marrë. Në njoftimin për popullin gjenden këto të dhëna që kanë të bëjnë me këtë pyetje. “Pasi jemi informuar se fuqia e madhe armike është nisur kundër nesh, po ua kthejmë xhizjen tuaj. Sipas hollësive tona, për këtë xhizje ne do të ishim të obligueshëm që të ju mbrojmë, por sipas gjendjes sonë të tanishme, pasi e kemi të pamundur t’ju ofrojmë këtë mbrojtje, ne ju kthejmë tërë paratë që nga ju i kemi marrë”. Sipas këtyre udhëzimeve është dhënë sasi e madhe e parave nga arka shtetërore. Për këtë të krishterët i drejtoheshim Zotit për fatin dhe suskesin e sunduesëve muslimanë me lutjen: “Zoti përsëri për sundues tonit ju dërgoftë, dhe ju bëftë fitimtarë ndaj Bizantinasëve. Sikur në vend tuajin të ishin Bizantinasit, jo vetëm që nuk do të na merrnin edhe pjesën e mbetur”.51 Kush obligohet ta paguaj xhizjen? Pasi xhizja është marrë vetëm nga personat e rritur mashkuj, sigurisht, sikur këtë të ishin muslimanë, në vend të atyre parave do të ishin të ftuar ta kryejnë obligimin e tyre ushtarak. Është me rëndësi të theksohet se të krishterët, sikur të shërbenin në ushtri, do të kurseheshin nga dhënia e xhizjes. Për këtë është shembull veprimi i fisit Xheraxhime, që banonte në rrethinë të Antiohisë. Këta kanë nënshkruar kontratë me muslimanët sipas të cilës kanë premtur se do të luftojnë në radhët e muslimanëve me kusht që mos t’u merret xhizja dhe nëse edhe ata një pjesë të presë do ta marrin.52 Vitin e njëzet e dytë të Hixhretit, kur pushtuesit arabë kanë përparuar drejt Iranit Verior, me kushtin e mosdhënies së xhizjes, edhe fiset kufitare kanë bërë kontrata të këtilla.53 Shembull të mosdhënies së tatimit kemi edhe në ushtrinë turke dhe në marinë: të krishterët arbanas me emrin Megaris kanë qenë tëkursyer nga dhënia e tatimit me kusht që t’u jepen armë për t’i mbrojtur grykat e maleve që arrijnë deri te malet korintase në Greqi. Të krishterët që i kanë rregulluar urat në rrugët të cilave kalonte ushtria turke dhe të cilët kanë kryer detyrën e udhëheqësit, kanë qenë pa ashtu të kursyer nga haraxhi dhe nga të gjitha tatimet në pasuritë që u janë dhuruar për këto shërbime.54 Popullata e krishterë e Hidrës, në vend të dhënies së tatimit në arkën shtetërore, ka dhënë për marinën turke dyqind e pesëdhjetë marinarë të zgjedhur, kurse shpenzimet e tyre mbuloheshin nga të ardhurat lokale.55 Ushtria, të cilën e kanë dhënë të krishterët të quajtur Armatulët,56 që jetojnë në viset jugore të Rumunisë, ka paraqitur në shekullin e XVI e XVII element me rëndësi të fuqisë ushtarake turke. Po ashtu sikur këta të kursyer nga haraçi kanë qenë edhe Grekët, të cilëve u qe besuar ruajtja e akueduktit (qemerit të ujësjellësit) që mundësonte ardhjen e ujit në Stamboll.57 Po ashtu kanë qenë të liruar nga tatimet të krishterët të cilëve u qe besuar ruajtja e depove të barutit në Stamboll,58 deri sa prej popullatës fshatare egjiptiane, ndonëse ka qenë muslimane, është marrë tatimi sikur edhe prej të krishterëve.59 Të krishterët nën sundimin musliman Në kohët e halifëve të dikurshëm të krishterët, e sidomos ata që kanë banuar nëpër qytete, për shkak të sigurisë personale e pasurore kanë arritur edhe më shumë pasuri. Muaviu (661-680, 41-61 sipas H.) ka angazhuar në punë shumë të krishterë, prandaj edhe shumë sundues të tjerë nga dinastia Umevite dhe Abbasite kanë ndjekur atë në këtë aspekt.60 Te krishterët në pallatin e tyre kanë zënë pozita me rëndësi. Poet të pallatit e patë emëruar poetin e krishterë me emrin Ahtal. Gjatë kohës së halifit Mutessim (833-842, 218-226 H.) dy vëllezër të krishterë patën fituar besim te sunduesi i besimdrejtëve. Njër prej tyre, me emrin Salmavejh, ka qenë në shërbim i ngjashëm me shërbimin e sotshëm të ministrit të punëve të jashtme dhe asnjë dehret i sunduesit nuk konsiderohej i vlefshëm pa nënshkrimin e tij. Vëllai i tij Ibrahimi (Abraham) ka qenë rojtar i vulës (muhyrit) së sunduesit dhe ka mbikqyr arkën shtetërore. Nuk ka qenë jo e rëndomtë t’i besohet vendi i këtillë i rëndësishëm, ku disponohej me finansat shtetërore dhe me shpenzimin e tyre, një jomuslimani. Aq ka qenë miqësia e Halifit ndaj Ibrahimit sa që personalisht gjatë kohës së sëmundjes së tij e ka vizituar dhe aq ka qenë i mërzitur me sëmundjen e tij që ka urdhëruar që në pallat sipas ritualeve të krishtere t’i bëhet përcjellja e funeralit.61 Abdulmeliku ka porositur që vëllaut të tij mësues t’i bëhet dijetari i krishterë me emrin Atanasiusi. Kur Abdulazizi u emrua mëkëmbës në Egjipt, Atanasiusi atje e ka përcjellur nxënësin e vet të vjetër, dhe në Egjipt ka fituar pasuri shumë të madhe. Rrëfehet se Atanasiusi ka pasur rreth katër mijë robë, shumë fshatra, shtëpi, kopshte, ari e argjend. Bijtë e tij, duke paguar racionin e ushtarëve, kanë marrë nga çdo ushtar nga një dinar. Kur merret parasysh se në atë kohë në Egjipt kanë qenë rreth tridhjetë mijë ushtarë, atëherë mundemi vetes t’ia paraqesim se çfarë pasurie ka fituar Atanasiusi gjatë njëzet e dy vite qëndrimi në Egjipt.62 Kah fundi i shekullit të nëntë sipas isaut i krishteri me emrin Ebunnuh Enbari, deri sa ishte shkrues i Ebu Musa b. Elmusahut, ka përdorur ndikimin e vet të madh në dobi të besimtarëve të vet.63 Gjatë kohës së Mutemidit (892-902, 279-290 sipas Hixhretit) mëkëmbësi Enbar b. Jusufi ka qenë i krishterë. Halifi ka thënë se ekzistojnë shkaqet për ç’arsye ia ka parashtruar një të krishterë muslimanëve, Hebraikëve dhe ithtarëve të fesë së Zoroastrës në këtë pozitë kaq të rëndësishme.64 Muveffiku, i cili gajtë kohës së vëllaut të vet mutemidit ka pasur aq ndikim sa që ai ka qenë sundues i vërtetë, ia ka besuar drejtimin e ushtrisë të krishterit me emrin israil. Gjatë kohës së Muktedirit në krye të drejtimit luftarak ka qenë i krishteri.65 Nasr b. Harimi, i cili ka qenë sekretari kryesor i Adudud-devletit nga dinastia e Buvejhidevë (Buisdëve), që ka sunduar me jugun e Iranit dhe Irakut, ka qenë i krishterë. Gjatë kohë sektoret shtetërore, e veçant ajo finansiare, ka qenë përplotë adhurues të zjarrit e të krishterë, që kanë punuar bashkë.67 Edhe në kohët më të vonshme në Egjipt të krishterët kanë depërtuar deri atje sa që kohë pas kohe pathuaj ekskluzivisht në duart e veta kanë mbajtur kompetencat zyrtare.68 Të krishterët, e sidomos në cilësi të mjekut, kanë arritur kapital të madh dhe shkathtësia e tyre qe pranuar në shtëpitë e shkëlqyeshme islame. Mjeku personal i Harun err-Rreshidit ka qenë i krishterë me emrin Xhebrail (Gabriel) të ardhurat e të cilit nga pasuria private kanë qenë tetëqind mijë dirhemë përveç asaj që nëpërmjet mjekësisë, që ka shërbyer te Halifi, ka fituar dyqind mijë dirhemë.69 Të krishterët edhe në tregti janë bërë pasanikë të mëdhenj. Fanatikët, në mënyrë tendencioze duke i shfrytëzuar ndjenjat e masës së thjeshtë, që është zgjuar nga urrejtja ndaj të krishterëve të pasur, atyre u kanë bërë dhunë. Nëse përjashtohen këto raste, bashkësia e krishterë ka pasur administrimin e pastër autonom, sepse shteti ua ka lënë këtyre bashkësive që pavarësisht të drejtojnë me punët e tyre të brendshme. Liderët e tyre në pyetjet që u përkasin besimtarëve të tyre kanë kryer detyrën e gjyqtarëve dhe kanë vënë drejtësinë.70 Nuk ka pasur përzierje në manastiret e kishat e tyre. Vetëm disa në vendet më të mëdha janë shëndruar në xhamia. Deri te shëndrrimi i kishave në xhamia ka ardhur për shkak të ramjes numerike të të krishterëve dhe rritjes së jashtëzakonshme të muslimanëve, prandaj kësaj nuk mund t’i bëhet vërejtje. Ndër tregimet që kanë të bëjnë me Damaskun është edhe kjo që flet se Arabët, kur e kanë pushtuar këtë vend, i kanë ndarë për gjysmë midis muslimanëve dhe të krishterëve kishat që gjendeshin aty dhe se një komandant me shpatë në dorë ka hyrë në qytet në dyert lindore, kurse tjetri ka hyrë në ato perëndimore me kontratën dorëzuese. Se këto rrëfime janë të pasakta është provuar me hulumtimet e mëvonshme kritike. Po ashtu me kërkimet detaje dhe me topografinë e kishës së madhe Saint Jean (Shën Gjoni) është provuar pamundësia e versionit të disa historianëve arabë se kjo katedralë është përdorë si tempull i përbushët i muslimanëve e i të krishterëve (d.m.th. se muslimanët në një pjesë të kësaj kishe i janë lutur Zotit.71 Megjithatë besimi i historianëve të cekur se sistemimi i këtillë ka zgjatur tetëdhjetë vjet është dëshmi i lirisë së krishterëve në vetë fillimin në aspekt të kryerjes së ritualeve religjioze. Në këtë pyetje shumica e juristëve islamë është kundër gjykimeve të drejtimit (medhhebit) në liberal-hanefit. Dhe njëmend, sipas gykimeve hanefite, brenda kufijve islam, ndonëse nuk lejohet të ndërtohen kisha e sinrgoga (havra) të reja, megjithatë lejohet të ndërtohen aty ku kanë qenë më parë, por që janë rrënuar. Lejohet të riparohet ajo që është në gjendje rrënuese. Mundet përndryshe të ndërtohet kisha ose havra në fshatra ku nuk ka simbole islame. Sipas drejtimit fanatik hanbelist, nuk lejohet ndërtimi i kishave e havrave në atë vend ku janë prishur, as që lejohet të dëmtuarat të riparohen. Sipas disa juristëve, privilegjet në këtë aspekt janë të ndryshme sipas kontratave të lidhura me dhimmitë. Në vendet që me forcë janë marrë absolutisht nuk u lejohet dhimmive të ndërtojnë tempull. Vetëm nëse ekziston në këtë aspekt kontratë, janë të lirë të ndërtojnë qoftë kisha qoftë havre (sinagoga).72 Mirëpo, juristët islamë, duke u marrë me këtë në skuta dhe duke shtuar shqyrtime të ngjashme, sikur edhe dispozitat e tyre në këtë aspekt, kanë pasur pak lidhje me gjendjen e vërtetë të gjërave.73 Ulemaje është pajtuar në mendimin që në një vend që e kanë themeluar muslimanët nuk u lejohet dhimmive të ndërtojnë tempull, kurse në qytetin Kahire (Cairo), që e ndërtuan muslimanët, bashkësia fetare e kobtëve ka ndërtuar kisha.74 Ashtu edhe në shumë vende tjera që i kanë themeluar muslimanët, të krishterët kanë ngritur kisha, e madje edhe manastire. Për kisha kështu rishtas të ndërtuara ka shumë shembuj, që i cekin si historianët islamë ashtu edhe ata të krishterë. Për shembull, gjatë kohës së Abdulmelikut (685-705 sipas Hixhretit) pasaniku Atanasisu ka dhënë që në qytetin e tij të lindjes në Odes të ndërtohet kisha, të cilën ia përkushtoi shën Marisë, dhe kryqtarja, të cilën ia përkushtoi Jezusit. Skica e tyre, si tregohet, i është dërguar mbretit Abgarit. Ky njeri ka lejuar që të ndërtohen shumë kisha në Egjipt, nga të cilat më të bukurat janë ato dy që gjenden në Fustat.75 Disa të krishterë ndërmjet dinjitarëve të mëkëmbësit egjiptian Abdulazizit, vëllaut të Abdulmelikut, kanë lejuar që në Heluan të ndërtohet kisha e përkushtuar shën Gjonit.76 Këtë vend e kanë themeluar muslimanët. Në vitin 711, me pëlqimin e halifit Velidit (705-715, 86-97 sipas Hixhretit)77 është ngritur në Antiohi kisha për të krishterët jakobitët. Janë kryer ceremonitë e veçanta me rastin e hapjes solemne të kishës, të cilën e kanë ngritur vetë në vitin e dytë të sundimit të Jezidit II (720, 102 sipas Hixhretit) patriku jakobit në Antiohi Maraliasi me priftërinjt dhe monakët. Vitin vijues në fshatin Sermada n ërrethinë të Antiohisë me rastin e kryerjes së ceremonive për hapjen solemne të kishave, dinjitarët kishtarë qenë të ekspozuar protestit, por ky protest ka ardhur nga ana e ithtarëve të një sekti tjetër të krishterë që garonte me këtë.78 Halid el-Kasri, i cili ishte mëkëmbës i Irakut arab e persian prej vitit 724 deri më 738 (106-121 H.) ka lejuar të ndërtohet një kishë e veçantë për nënën e et, e cila ka dashur të mbetet në krishterizëm.79 Gjatë sundimit të halifit. Mehdiut (775-785/106-121 H.) është ndërtuar kisha në Bagdad për të krishterët, që kanë ra në robëri në luftërat e shumta që janë zhvilluar me Imperatorinë Bizandinase.50 Gjatë sundimit të Harun err-Rreshdit (786-809/170-195 H.) për shkak të sigurimit të protektoratit është ndërtuar nga ana e popullatës së Semavës një kishë.81 Gjatë sundimit po këtij të halifit patriku nestorian në Basra ka marrë lejen që në të të ndërtojë kishë,82 kurse themelet e saj (Basrës) janë vënë në vitin 638 /17 H.) në kohën e halifit Omer r.a. Është ndërtuar edhe kisha e shkëlqyeshme në Babilon, ku gjenden varret e pejgamberëve Danielit dhe Zekerias (Zakorij).83 Halifi Me’muni (813-833, 198-218 H.), kur shkoi në Egjipt, i dha autorizim dy dinjitarëve të vet, që në kodrën Mukattam në rrethinë të Kahires të ndërtojnë kishë.84 Patriku nestorian Timotensi, që vdiq në vitin 820 sipas Isaut, ka lejuar që të ndërtohet kisha në Tekrit, kurse në Bagdad manastiri.85 Gjatë kohës së sundimit të halifit të pestë fatimit në Egjipt zahirit (1020-1035/411-427 H.) është ndërtuar kisha edhe në vetë Xhidden.86 Me konstituimin e pushtetit islam tolerimi i kishave të krishtere nuk është shkelur, por përkundrazi: nestorianët, sipas të dhënave që janë marrë nga veprat e tyre historike, kanë reguar zgjim dhe aktivitet të jashtëzakonshëm në jetën religjioze dhe zelltari prej kur kanë ra nën pushtetin islam.87 Sunduesit e Persisë, ku ky sekt i krishterë ka qenë i shtrirë, herë i mbronin, e herë i ekspozonin presionit. Kur fillonte lufta ndërmjet persisë dhe Imperatorisë Bizantinase, ata gjendeshin në situatë tejet të rrezikshme. Për shkak të simpatisë së tyre ndaj armikut, Persianët me ta mjaft vrazhdë silleshin. Por gjatë sundimit shtetëror të halifëve, siguria e tyre, që e kanë arritur brenda krahinave të tyre, ka shkuar deri aty sa u është mundësuar që nga krahinat e tyre të dërgojnë misionarë fetarë. Misionarët e tyre, që i kanë dërguar në shekullin e tetë sipas Isaut në Indi dhe Kitaj, kanë arritur madje në pozitat e peshkopëve. Pasi filluan e u forcuan në Egjipt, e kanë përhapur ende krishterizmin edhe në Azinë Qendrore. Në shekullin e njëmbëdhjetë madje shumë tatarë i kanë kryquar.88 Përse bashkësitë tjera të krishtere nuk kanë dëftuar kaq veprimtari, për këtë nuk duhet akuzuar udhëheqjen islame. Udhëheqja qendrore islame ka qenë për të gjithë njëlloj, për më tepër, ka penguar sulmet e njërës ndaj tjetrës.89 Në shekullin e pestë sipas Isaut, peshkopi nestorian me emrin Bar-Suma, që të mundet rreptë t’i persekutojë ithtarët e kishës ortodokse, e bindi sovranin e Persisë se Nestoriusi u është mik dhe si dëshmi i ka krahasuar dispozitat e veta fetare me rregullat fetare të Persianëve. Tregohet si janë pre (therë) në këto-persekutime 7800 persona, sa klerikë ortodoksë, sa të tjerë.90 Dhumë është bërë ndaj ortodoksëve edhe gjatë kohës së Kosroesit II (Hosrevit), pasi Herokliu hyrinë tokën persinae. Por edhe kjo dhunë u bë për shkak se një ithtar i sektit jakobit të krishterë ka arritur ta bind sunduesin e Persisë se ortodoksët kanë simpati ndaj Bizantit.91 Vetëm islami me rregullat e veta mbi tolerancën pengon veprat e këtilla që e rrënojnë drejtësinë. Përkundrazi, është e qortë se është orvatur të sillet drejtë me mbarë popullatën e krishterë. Duke e shfrytëzuar këtë veprim të drejtë të barabarësisë, jakobitët janë ngutur që pas pushtimit të Egjiptit, kur kanë parë se nëpunësit bizantinas janë larguar, t’i përvetëspjnë kishat ortodokse, por, gjatë konstatimit të pranësisë, është urdhëruar nga ana e muslimanëve që ato t’u kthehen pronarëve.92 Shkaqet e kalimit të të krishterëve në islam Duke e marrë parasysh këtë liri të rrëfimit të besimit, e cila përgjithësisht i është dhënë të krishterëve në fillim të islamit, del se është absolutisht e pamundur të pranohen supozimet, që përgjithësisht janë përhapur, se shpata është faktor në ndërrimin e fesë në islam. Në pajtim me këtë, jemi të obligueshëm të kërkojmë shkaqe tjera të kthimit jashtë detyrimit. Për fat të keq, pasi na mungojnë të dhënat në këtë aspekt, kemi nevojë t’u drejtohemi supozimeve.93 Në kohët kur shqyrtimet teologjike kanë qenë më tepër në modë ka pasur shumë mendimtarë të cilët kanë qenë të gatshëm për pranimin e mësimit islam. Të ngjashëm me mësimin islam kanë pasur pikëpamje anëtarët e klasës shehrigan (çifligarët0 në shekullin e tetë sipas Isaut. Ata, edhe vetë të krishterë, e kanë konsideruar Isaun (Jesusin) e lartë njeri, vetëm që e kanë konsideruar pejgamber.94 Ata, herë pas here, i kanë shkaktuar shumë kokëçarje klerikëve nestorianë të cilët përpiqeshi t’i fusin në një sekt shprehimisht të krishterë,95 por pasi ishin më tepër kah islami se kah krishterizmi, është majft e besueshme se kanë hyrë në radhët e atyre që e kanë rritur numrin e muslimanëve pasi që Arabët e pushtuan Persinë. Sipas supozimeve të shumë teologëve të krishterë,96 ramja e atëhershme morale e kishës lindore dhe nënçmimi shpirtëror ka nxitur kundër vetes zemrat e të shumtëve dhe i ka nxitur të kërkojnë atmosferë më të pastër shpirtërore në islam, i cili ka ardhur në fuqinë e plotë të entuziazmit të ri fetar.97 Në këtë aspekt shembulli i ithtarëve të këtij mendimi gjendet në shpjegimet vijuese të dinjitarit të madh kishtar Milmenit (Millman)98: “Në çfarë gjendje gjendej krishterizmi në ato vise të cilat të parat i qenë ekspozuar pushtimeve muslimane? Një sekt fetar ka qenë kundërshtar i tjetrit, grupi i klerikëve ka qenë kundër grupit tjetër në ato dispozita të paqarta fetare dhe pyetje metafizike; ortodoksët, nestorianët, jakobitët në antagonizmin e vet të pashterrshëm e mundonin njëri tjetrin. Shumë prej tyre, në vend që të bashkohen që ta mbrojnë krishterizmin e përbashkët, kanë shkaur aq larg sa kanë dëshiruar të shohin kundërshtarët dhe rivalët e vet nën sundimin e muslimanëve. Tërë kjo, sado rreptë të luftohet, është pak. Kush di sa ka në mesin e tyre ku këto diskutime të pafund i kanë lëkundur themelet fetare. Mirëpo, është e çuditshme se si me mijëra të krishterë të shastisur nuk janë strehuar tek e vërteta e unitetit të thjeshtë të shenjtë, qoftë edhe me pranimin e pejgamberisë së Muhammedit, që të shpëtojnë nga ato diskutime të pafund. Autori italian Caetani shtronë se largimi i ndjenjave nga dogmat labriniane, që kanë futur në krishterizëm nëpërmjet frymës bizantinase, është shkak i përhapjes së islamit ndër pjesëtarët e kishës lindore; dhe në këtë drejtim shqyrton: “Për Lindjen, e cila ka pasur më tepër prirje drejt të kuptuarit të thjeshtë e të kuptueshëm, ndriçimi i kulturës greke ka qenë, nga aspekti fetar, shkatërrim, sepse shkenca e thjeshtë dhe e lartësuar e Jezusit (Isaut) u shndërrua në sekt plotë pasiguri dhe dyshim. Kjo, megjithatë, rezultoi me ndjenjën e indiferentitetit dhe nga themeli e ka tronditur besimin. Derisa gjendja e gjërave ishte e këtillë, më në fund filluan të depërtojnë lajmet nga shkretëria për Shpalljen e re. Atëherë ky lloj i degjeneruar i krishterizmit në Lindje, i kaosuar me mospajtimet e brendshme, e qëlluar në vetë esencën e besimit, me frikë qëndronte në dilemë. Më nuk i kundërvihej tërheqshmërisë së fesë së re, por fesë së atillë që me një goditje do t’i të gjitha ato dyshimet dhe dilemat e mjera, dhe me be
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 12:51:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015