Përditësimi i fundit i Google+ në Android. Google heq - TopicsExpress



          

Përditësimi i fundit i Google+ në Android. Google heq Messenger-in Google Hangouts, që realizon mesazhe të ngjashme si dhe funksione për telefonata video, do të shërbejë si zëvendësues për Messenger-in. Google Messenger shërbente gjithashtu edhe si një shëribim për pajisjet mobile për të kryer biseda në grup me tekst, foto si dhe video-chat. Shërbimit të bisedave në grup që ofron Messenger-i përmes një përditësimi për aplikacionin Google+ i cili do të vijë në kuadër të Android-it Google do t’i japë fund . Duke qenë se Hangouts ofron telefonata me video si dhe mesazhe në Android, iOS dhe ueb, “do të bëjmë kalimin nga Messenger në aplikaiconin Google+, fillimisht në Android dhe më pas në iOS,”: u shpreh Google. Messenger do të mbyllet të mërkurën për përdoruesit e Android-it. Megjithatë, ende nuk dihet se si do të procedohet me versionin e iOS-it. Përdoruesit do të kenë mundësi të shkarkojnë të gjitha bisedat e tyre në Messenger, përfshi tekst dhe foto, nga shërbimi Google Takeout data export duke filluar nga e mërkura. Kalimi në Hangouts nuk do të garantojë domosdoshmërisht qëndrueshmërinë e përdoruesve. Konkurrentët e drejtpërdrejtë përfshijnë Facebook Messenger service, WhatsApp, Rounds, dhe Imo messenger. Nga ana tjetër, Google+ mbetet në konkurrencë të madhe me rivalët si Twitter dhe Facebook. Për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve, Google ka prezantuar 40 karakteristika të reja për Google+. Ky shërbim ka rreth 190 milionë përdorues aktivë në muaj, sipas kompanisë. Nëse do të bënim një krahasim me Facebook-un, ky i fundit ka mbi 1 miliardë përdorues aktivë në muaj
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 22:28:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015