Përkufizimi i civilizimit Shoqëria islame, shikuar nga ky - TopicsExpress



          

Përkufizimi i civilizimit Shoqëria islame, shikuar nga ky kontekst, është e vetmja ``shoqëri e civilizuar``, përderisa shoqëria e xhahilijetit – injorancës, në të gjitha aspektet e saja të shumta, në të vërtet është shoqëri e prapambetur! Një të vërtet të këtillë të madhe patjetër duhet ta sqarojmë më detajisht. Me një rast librin tim që ishte në botim e pata prezantuar me titullin ``Drejt shoqërisë islame civilizuese``, por, qysh në paraqitjen e parë anulova fjalën ``civilizuese``, dhe vendosa që libri, që kishte për lëndë shqyrtimi këtë temë, të quhej ``Drejt shoqërisë islame``. Ky ndryshim nuk kishte mbetur pa u vërejtur nga një shkrimtarë algjerian (që shkruan në gjuhën frënge), i cili këtë gjest e interpretoi si ``akt të mbrojtjes së islamit me psikologjinë autentike``, duke shprehur shqetësimet e veta për një interpretim të këtillë! I kërkoj falje këtij shkrimtari. Edhe unë isha dikur sikur ai. Edhe unë kam menduar në mënyrën sikur ai mendon tani, kur unë mendoja në fillim të shkruaja lidhur me këtë temë. Atëherë unë ballafaqohesha me problemin të cilin ai e ka tani – në të vërtetë si ta ``definojmë civilizimin``. Në atë kohë ende nuk isha i liruar nga presioni i ilimunizmit kulturorë si dhe ndikimi i tij në formimin tim shpirtërorë dhe intelektual. Të gjitha këto vinin tek ne nga burimet e jashtme dhe ishin të huaj për perceptimet tona islame. Përkundër orientimit tim të qartë në islam, këto valë në atë kohë fortë patën përzier dhe përdredhur imagjinatën time. Nocioni ``civilizim`` në mënyrën se si e shikon mendimi evropian, më ka magjepsur dhe më ka errësuar perceptimin tim, ndaj prezantimit të qartë dhe të pastër që ofronte islami. Më vonë përfytyrimi im u qartësua. ``Shoqëria muslimane``, në të vërtetë është shoqëri ``civilizuese``! Nocioni ``i civilizuar``, për fat jo të mirë është shumë i mjegulluar, dhe nuk ofron asnjë komponent të re. Përkundrazi, vetëm se bartë tek lexuesit, botëkuptimet perëndimore, të huaja për mentalitetin tonë, errësira që patën turbulluar gjykimet e mia, dhe patën ngushtuar mundësit për një prezenti të qartë! Dallimi, sipas kësaj që u përmend, është në vetë ``definimin e civilizimit``. Kjo gjithsesi, duhet të qartësohet. Pushteti suprem në një shoqëri i takon vetëm All – llahut të Lartësuar, e shfaqur në përmes të sundimit të Sheriatit Hyjnorë – që është forma e vetme e rregullimit shoqërorë ku njerëzit realisht në tërësi mundë të lirohen nga të qenurit rob i njeriut. Ky çlirim, kjo liri është ``civlizimi i vërtetë`` i njeriut! ``Civilizimi`` i njeriut, në të vërtet nënkupton, hipotezën e vet esenciale – lirinë e plotë e të vërtetë dhe dinjitetin absolut të çdo subjekti në shoqëri. Në të kundërtën në një shoqëri ku zotërinjtë urdhërojnë, ndërsa të tjerët janë robër që dinë vetëm të nënshtrohen ndaj tyre, nuk mundë të bëhet fjalë për liri e as për dinjitet të njeriut, i garantuar për secilin. Këtu patjetër, menjëherë duhet të theksojmë se zbatimi i Sheriatit nuk reduktohet vetëm në akte individuale dhe pastaj problemin ta shikojmë vetëm si normë të thjeshtë ligjore – që nënkupton perceptim shumë të ngushtë të fjalës Sheri`a, e që për fat të keq sot ky botëkuptim është dominant. Para së gjithash, këtu kemi të bëjmë me pikëpamjen mbi botën (tesavvurut), metodën e veprimit (menahixh), sistemin e vlerave, kriteret, traditat, zakonet … e gjithë kjo shëndrrohet në normë ligjore dhe njerëzit duhen t`i nënshtrohen normave të Sheriatit Hyjnorë. Në të kundërtën, kur të gjitha këto, norma ligjore, i sajojnë njerëzit për njëri tjetrin, dhe kur të tjerët në shoqëri i nënshtrohen këtyre normave, atëherë kjo shoqëri nuk mundë të jetë e lirë! Këtu bëhet fjalë për një shoqëri ku disa janë zotërinj, ndërsa të tjerët rob, siç e përmendëm më herët. Sipas kësaj, kjo shoqëri konsiderohet shoqëri e prapambetur, apo thënë në fjalorin islam ``shoqëri xhahile – injorante``! Shoqëria islame është e vetmja shoqëri ku pushteti i nënshtrohet vullnetit të Zotit të vetëm, dhe ku njerëzit, në vend se të adhurojnë njeri tjetrin, adhurojnë vetëm All – llahun Një. Në këtë mënyrë njerëzit arrijnë lirinë e plotë dhe të vërtetë, lirinë e përkryer në të cilën më së shumti insiston civilizimi njerëzorë dhe në të cilën më së shumti vij në shprehje dinjiteti i njeriut, atë që All – llahu i Lartësuar ia ka dhuruar duk i paralajmëruar se ai do të jetë Halife (zëvendësi) i Tij në Tokë dhe duke i rezervuar respekt në shoqërinë qiellore…
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 21:40:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015