Përshkrim për fshatin tim të lindjes. **Fshati Llapashticë i - TopicsExpress



          

Përshkrim për fshatin tim të lindjes. **Fshati Llapashticë i Epërm** Fshati shtrihet rreth 4-5 km në perëndim të Podujevês.Ka një reliev të thyer,kodrina të vogla,lugje,shpate etj. Përbëhet nga disa lagje. Sipërfaqja:2060 hektar,33 ari e 32m. Lagje-Familjet : Muçiqt-Gobelovit, Hodollët-Islamaj dhe bajramaj, Sadajt-Cakajt, Havollët, Lutollët, Lagjeja mbi xhami, Hakajt Poterët , Përveticët, Kodralitë, Shaqirajt, Nelakët, Qerimajt dhe Bajçinocet ne kodër. Para agresionit serb në vitet 98-99 fshati kishte 234 shtëpi më 2460 banorë dhe 3 familje serbe.Agresori serb rrënoi 207 shtepi dhe objekte tjerandihmëse dhe ekonomike.Nga objektet shoqërore dogji: zyrën e vendit me dokumentacion, shkollën, biblotekën, ambulancën, xhamin e fshatit të ndertuar në vitin 1743 etj.Nga ky fshat janë vrarë 11 banorë civilë, kanë rënë dëshmorë 5 te rinjë, ndërsa ende të pa gjetur janë 3 banorë.Në këtë vendbanim ishte i vendorur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për Zonën Operative të Llapi.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 14:36:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015