QENDRIME RACISTE NDAJ EMIGRANTËVE TË LIGJSHËM NË - TopicsExpress



          

QENDRIME RACISTE NDAJ EMIGRANTËVE TË LIGJSHËM NË GREQI Dhimiter Nica -Qeveritë e Athinës që ndërrohen si gratë e haremit kanë si qellim dhe mbrojnë të njejtin qendrim… Është pak e çuditshme se si një vend antar i BE-së me të drejta të plota si Greqia,ka dhe mban qendrime të zhdrejta ndaj emigrantëve të ligjshëm që ka në fondin e vet,në krahasim me qytetarët e tjerë të vendit. Faktet e këtij shkrimi vëzhgues nuk do t’i japim me emërtime dhe numura ligjesh me kaq e aq,sepse këta të fundit,pra ligjet,ndryshojnë shumë herë më tepër se sa gratë e mbretit nëpër hareme.Por edhe ata që i ndërrojnë nëpër zyra e ministrira nuk e kuptojnë dhe nuk e marrin vesh përse i ndërrojnë kaq shpesh.Natyrisht,që këto janë punët e tyre dhe ata bëjnë e luajnë si të duan me ligjet.Por ajo që ka rendësi është se këta ligje sa vijnë e vështirësojnë jetën e emigrantit të ligjshëm në Greqi.E ndajnë emigrantin me një kanal të madh nga qytetarët e tjerë grekë.Megjithëse në kushtet dhe axhentat e BE-së,si vende të kuatave të larta të lirisë e demokracisë kudo në botë,thuhet e shkruhet se emigrantët e ligjshëm në një shtet demokratik,kanë dhe gëzojnë të drejta të barabarta e të njejta me qytetarët e tjerë vendas.Në Greqi kjo gjë është dhe ndodh vetëm në letra.Le t’u nënshtrohemi fakteve konkrete: 1.Para disa viteve një i njohuri im,me qendrim të ligjshëm në Greqi,hapi një dyqan me ngrënie e pirje në një lagje të Selanikut.Pasi vuajti e hoqi 5-6 muaj për të nxjerrë liçencën,më në fund me një “lyerje” të majme të rrotave të qerres e nxorri lejën e shumëkërkuar.Pas nxjerrjes së liçencës,këtu ka dhe ekziston një ligj për të gjitha dyqanet e reja për t’u dhenë një ndihmë në shuma të hollash deri në 15-mijë euro,që varet nga lloji i dyqanit të hapur,në bazë të disa kushteve që duhet të plotësohen. Por,ndërsa kushtet të gjitha i plotësonte miku im e vetmja gjë që nuk plotësonte ishte se kishte kombësi shqiptare.Dhe kështu doli jashtë loje.Pavarsisht,se kishte mbi dhjetë vjetë i ligjshëm e me dokumenta të rregullta.Sipas një ligji të kushtetutës greke,thuhet se pas dhjetë vjetësh qendrimi dhe punësimi të ligjshëm,të gjithë emigrantët marrin automatikisht kombësinë greke nëse dëshirojnë…Jo dhjetë,por mbi njëzet vjetë qendrim të ligjshëm kanë me mijëra e mijëra emigrantë nga shumë vende të botës dhe ata që e kanë marrë apo fituar atë,numurohen me stagonometër…Përse ndodh kjo? Këtë e dinë dhe mund ta shpjegojnë më mirë vetëm politikanët pa politikë të opinionit e të shoqërisë greke. 2.Para dy vjetësh u bën dokumentat e fundit për banorët që ishin e rrinin me qera,në krejt Greqinë.Dhe shuma që merrte një familje ishte një ndihmë e mjaftueshme,për kushtet e krizës,që kalonte e po kalon Greqia. Ndërsa dokumentat për shqiptarët që banojnë në Greqi kushtuan rreth 400-500 euro shpenzime,përsëri pas garantimit të tyre,OEKU,një ish-institucion që varej nga ministria e punës,pothuaj i përjashtoi të gjithë shqiptarët që duhej ta merrnin këtë ndihmë…Dhe kjo vetëm e vetëm se kanë kombësi tjetër e janë nga vende të botës së tretë siç quhet këtu!…Pavarsisht,se ligji thuhet e shkruhet ndryshe dhe i bën njerëzit të gjithë të barabartë…Por në Greqi ndodh e kundërta sidomos me emigrantët e ligjshëm,që se gëzojnë e nuk i përvetësojnë asnjëherë të drejtat që gëzojnë e përfitojnë qytetarët vendas.Ndërsa,kur vjen puna për të paguar tatimet e haraçet e ndryshme janë emigrantët të parët ata që i paguajnë,për të qene kurdoherë në rregull me ligjin.Sepse po të ndodh e kundërta, janë emigrantët të parët që ndiqen e ndëshkohen nga ligjet. 3.Më rastisi që të punoja me një grek tre-katër vjet radhë në një ndërrmarrje këtu në Selanik.Më vonë ndërrmarrja u mbyll dhe ne të dy dualëm në asistencë.Asistenca vazhdoi vetëm një vit dhe pas kësaj mua m’u ndërpre çdo ndihmë e aktivitet tjetër,ndërsa grekut iu dha e drejta deri sa të gjej punë të marrë të paktën 200-euro në muaj nga OAED-i,një institucion ku përfshihen të gjithë të papunët,ku ndihmohen për të filluar apo gjetur ndonjë punë të re…Për shqiptarët as që bëhet fjalë për t’i ndihmuar, a për t’u gjetur çfarëdo lloji pune tjetër.Ndërsa për haraçet ndiqen e kontrollohen të parët dhe nëse s’i paguajnë atëherë ndëshkimet janë të pa mëshirshe,deri në dhënien e afatit një mujor të largimit krejtësisht nga Greqia.Po të vazhdonim kështu do të sillnim fakte të shumta.Por faktet po i ndërpresim këtu,duke shpresuar se i kemi dhënë lexuesit një panoramë të qartë,se ç’ndodh sot me emigrantët e ligjshëm (shumica shqiptarë) në Greqi. Dihet që Greqia ka marrë për emigrantët e ligjshëm e të paligjshëm aq para nga BE sa po të shpërndaheshin me rregull e program të vëmendshëm,të gjithë do të ishin të kënaqur,sepse do të merrnin në fund të fundit atë që u takonte.Por këtu gjërat dhe ligjet janë çarmatosur nga sjelljet dhe qendrimet abuzive të politikanëve grekë,të cilët më shumë mendojnë për veten e vet,se sa për popullin që i rrethon dhe i zgjedh në detyrë.Nuk e kuptoj se ç’leksione do të japin politikanët grekë,në gjashtë mujorin e parë të vitit që vjen,pasi marrin presidencën e radhës të BE-së,për të gjitha këto katrahura dhe paçavure që krijojnë me dashje apo me qellim në kurriz të popullit dhe të bashkë qytetarëve të vet.
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 08:12:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015