QYTET FAJTOR Ky qytet, duket se paska gabuar keq, Dhe duhet të - TopicsExpress



          

QYTET FAJTOR Ky qytet, duket se paska gabuar keq, Dhe duhet të ndjej shumë plagë në shpirt. S’është fjala për një prijës, polic a shef, Por duket se kanë gabuar të gjithë. Gabuan historianët në shifra e fakte, Dhe poetët që shkruajnë veç për vete, Lypsarët, mbetur me gjymtyrë gjysmake, A prostitutat që shfaqen pas çdo kthese. Gabuan fshesaret dhe karrocierët, Shitëset që buzëqeshin për t’ju shitur malli, Dhe gratë që duket po plaken më herët, Gaboi polici, portieri, tellalli. Gabuan pleqtë që rrinë në dritare, Këngëtarë operash e kërcimtarët, Lulishtarët si dhe rojtarët në varre, Gabuan humoristët, a dhe të marrët. Gabuan dhe të rinjtë që puthen në park, Ata që ngjiten e zbresin nga tribuna, Hamallet me kurrizin e bërë si hark, Dhe ata që përplasin duart në turma. Ky qytet duket se ka gabuar diku, Dhe duhet të ndjej shumë plagë në shpirt, Por askush s’flet për gabimin e tij këtu, E ndërsa shajnë njëri-tjetrin, të gjithë. Historianët shajnë çdo shifër e datë, Poetët, ata që s’lexojnë poetin, Lypsarët, makinat luksoze në asfalt, Dhe prostitutat, ata që shpikën seksin. Fshesaret, banjat e kthyera në kioska, Shitëset, manekinët që përhapin lajka, Gratë, pudrat bajate ku s’fshihet mosha, Policët, semaforët, vijat e bardha. Portierët, atë që hyn pa trokitur, Tellallët, veshët po dhe zhurmat e tjera, Pleqtë, shajnë vitet që i kanë thinjur, Këngëtarët, reklamat varur te dera. Kërcimtaret, ritmin që se ndjekin më dot, Lulishtarët, ata që s’falin karafila, Rojet e varreve, veten që rrinë kot, Humoristët, atë që del nga çmendina. Të marrët, ata që u shtohen për ditë, Hamallet, ata që në kurriz s’mbajnë thes, E ata që puthen, shajnë tradhtitë, Ata të tribunës, shajnë turmën për rreth. Turma, shanë ata që u vuri skeptër… Po këtu, askush nuk ndjenë plagë në shpirt. Ky qytet, diku ka gabuar patjetër, E duket se këtu kanë gabuar të gjithë.
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 21:44:36 +0000

Trending Topics



le="margin-left:0px; min-height:30px;"> Moving reflections on #MH370 by Sh. Tawfique ChowdhuryTruly,
Por Arnaldo Jabor "Meus amigos separados não cansam de perguntar
#FLAKZ #LatestTechandSocial Ebola Virus Likely Entered Sierra
Myanmar Shwe Myanmar, Moegok Ba Maung & Alfred Balwin. Suzie,
Un hombre estaba harto de tener que ir a trabajar todos los días

Recently Viewed Topics




© 2015