Qe pra në nji natë si kjo nisi gjithçka.. Njashtu nëpër terr - TopicsExpress



          

Qe pra në nji natë si kjo nisi gjithçka.. Njashtu nëpër terr djali pa nji figurë...nji formë..nji vajzë. E lagun..tu u dridh prej tftohtit po kalonte nëpër rrugicë tu ju rujt gropave mbush me ujë...kot...se ntrup tsajin skishte mbetë gja pa u lag.... edhe shpirti... -A thu ta pys a ka nevojë për me e shoqnu..a ti jap çadren...apo tbaj sikur se pashë??-e sa e sa pytje i bante vedit djali. E nshpirt të tij ishin përzi tre milion ndjenja..kuriozitete..e ndoshta nej dëshirë me formë ala tpërcaktume mirë. -Hej mar Zot..po unë ça pata?-mendoi djali...A thu se asht hera e parë që shoh nji vajzë..e për ma tepër as ftyren pa sja kam...-vazhdonte djali tu i lidhë mendimet pa nda sytë prej atij imazh që po shkurtonte distancen mes tyne. Ndërkohë vajza e tremun..e dishprume..vazhdonte.me kcy prej gropës ngropë demek tu gjetë rrugen ma të mirë...e djalin e kishte vu re..e ndoshta për njat arsye po tentonte mas me ju afru fort..por aty veç njaja rrugicë ishte me dalë aty ku kishte shpinë. -O Zot..ban që mas tjetë nej hor...nej mendjezi..se po bahet nami për mu..-thote vajza me vedi..tesh tu u dridhë prej friget..ma shumë se prej tftohtit. E po u afrote ma e ma.Për sherr edhe shiu po e shtonte forcen..kur qe..tek po kalonte përbri djalit. ..nji bubullimë me tund dheun u ndi..e mas saj nji rrufe..aq e fortë sa tan rrugicen e shdriti... E forca e rrufesë e treti vajzën nkraht e djalit...aj lshoi çadren e priti vajzën... Asnjeni sfoli..veç për da çaste që u duken përjetsi..njashtu ndejten..pa pasë frikë ma...pa i ba vedit asnji pytje.. Veç rrahjet e zemres së secilit u ndishin..si me i pasë npllamë të dorës. -Mfal..-tha vajza dikur e me maje tgishtave po largote vedin prej gjoksit të djalit. -Tka fal Zoti...e tbukur fort...-u përgjigj djali pak si në siklet..pa e kuptu si mujti me i thanë ato fjalë. Edhe me taman e bukur ishte vajza..e shiu i kishte dhanë nji pamje tveçantë..tbrishtë..ndjellëse. Vajza i kuptoi me sy tan kta mendime..që sytë e djalit i përktheshin pa gabime...e u turpnu. -Naten e mirë...-u nxitu vajza me thanë. -Po..nata e mirë kje..-u përgjigj djali tashma rob i situatës. -Me më fal.. -Prit..si e ke emnin..e kuja je...ku rrin..??-pyeste djali pa i dhanë kohë vajzës me u mendu. -Nuk ka randsi..po tesh mfal..nuk kam kohë ma...-tha vajza që po i trembej efektit që kishte ba. E pa djali friken e me gjysë zanit i tha: -Shko,shko...mfal ti mu...se unë nuk kam nej punë e ti ndoshta po...mfal... Vajza e pa edhe nji herë..mandej uli prep kryt tu pa gropat mas me u lag..e për çudi nji lot i rrodhi faqes. E fshiu e ktheu kryt mrapa..e pa djalin që po rrinte tu u lag nshi...e kishte harru çadren ntokë. .i magjepsun..mas vajzës në shi. Por..ajo iku...nuk kishte kohë.. Në nji natë si kjo gjithçka filloi e mbaroi njaty.. E kajher kthehet në netët me shi... (krijim i momentit...tan faji i shiut)
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 21:10:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015