Qeni i parë që ngjit Everestin Nga varfëria e lagjeve me - TopicsExpress



          

Qeni i parë që ngjit Everestin Nga varfëria e lagjeve me baraka të Indisë në çatinë e botës. Është historia e Rupee, që me siguri është qeni i parë në botë që arrin kampin bazë të Everestit, në kuotën 5.364 metra. Kanë kaluar vetëm pak javë që kur qenushi u shpëtua nga një grumbull plehrash deri në ditën që ka ngjitur malin legjendar. “Sipërmarrja e tij duhet të bindë njerëzit që të jenë më shumë në favor të kafshëve”, ka thënë për agjencinë e lajmeve “AFP”, padronia e kafshës, Joanne Lefson, ish-lojtare golfi. Kur u gjet, Rupee ishte në fund të jetës, tregon Lefson. I braktisur pas lindjes, ai endej mes plehrave në qytetin malor të Lehut, në Indi. Ishte katandisur kockë e lëkurë dhe i mungonte një pjesë e veshit të djathtë. “Nuk hante e nuk pinte prej ditësh dhe nuk mund ta lija aty, në fatin e tij mizor”, vijon gruaja, që e adoptoi këlyshin 11-muajsh. Ajo e mori atë dhe e ushqeu me një dietë vegjetariane të pasur me proteina, vezë dhe oriz të zier dhe pas një konsulte me veterinerin e bëri të përjetonte aventurën më të madhe: lartësitë e akullta të Himalajeve.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 13:40:00 +0000

© 2015