Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e - TopicsExpress



          

Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku. Ndonëse një lajm i tillë kishte buruar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, Çollaku ka thënë se kjo ka mundur të ketë qenë ndonjë keqkuptim. “Si duket është krijuar ndonjë keqkuptim i panevojshëm. Nuk ka ndonjë vendim të tillë në fuqi. Qeveria e Kosovës ka në fuqi procedurat për vizitat e zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë në Kosovë të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Çollaku. Sipas tij, kjo nënkupton që “çdo kërkesë e zyrtareve të Serbisë e cila iu drejtohet autoriteteve të Kosovës për të marrë leje për të vizituar Kosovën do të trajtohet në mënyrë individuale dhe varësisht nga rrethanat dhe situata, dhe duke i marrë parasysh kriteret që janë në fuqi do të jepen përgjigje relevante”. I pyetur nëse vizitat do të zhvillohen edhe në shërbim të fushatës zgjedhore, Çollaku ka rikujtuar se “kriteret janë të qarta dhe varësisht se sa i zbatojnë kriteret zyrtarët serb, ashtu edhe do të trajtohen kërkesat e tyre për vizita në Kosovë” . Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që zyrtarëve serbë t’iu ndalohet hyrja në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, e cila nis më 3 tetor. “Ministria e Drejtësisë është kompetente për të përcaktuar mundësitë e vizitave nga Serbia. Në bazë të informacioneve që kam, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të mos lejojë vizita në këtë periudhë, pra gjatë fushatës zgjedhore. Dihet që fushata zhvillohet brenda një shteti dhe nuk ka nevojë që zyrtarët e një tjetër vendi të vijnë”, ka thënë Tahiri.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 15:56:58 +0000

Trending Topics




© 2015