Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të - TopicsExpress



          

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt Prishtinë, 11 shtator 2013 Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë, si dhe dokumente tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjen e ka hapur kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka njohur kabinetin qeveritar me takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, ku është arritur marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Sikur edhe jeni në dijeni, në takimin e fundit në Bruksel, të ndërmjetësuar nga baronesha Ashton, Kosova shënoi një sukses shumë të madh, duke arritur të përmbyll me sukses të plotë marrëveshjen për telekomunikacionin dhe energjinë. Të gjithë e dimë se sa të rëndësishme kanë qenë këto dy marrëveshje dhe sa shumë kohë janë diskutuar dhe negociuar. Është investuar energji e madhe prej ekipeve të ekspertëve të kryesuara nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Prandaj, falënderoj të gjithë për punën që e kanë bërë, të gjitha grupet teknike, ekspertët e fushave përkatëse, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm në këto dy fusha shumë të rëndësishme për Kosovën. Natyrisht se rëndësia dhe përfitimet politike dhe ekonomike, si rezultat i këtyre dy marrëveshjeve, janë shumë të rëndësishme për shtetin tonë” – ka theksuar kryeministri Thaçi. “Pas shumë përpjekjeve të mëdha, Kosova, si rezultat i marrëveshjes për telekomunikacionin, më në fund do ta fitojë edhe një atribut tjetër shumë të rëndësishëm të munguar të shtetësisë së saj. Pra, shteti ynë sovran dhe demokratik do të ketë kodin e vet unik telefonik, që do t’i jepet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve. Përfundimisht kjo nënkupton vendosjen e ligjshmërisë dhe rregullimit dhe në praktikë kjo nënkupton që operatorët tjerë të Serbisë duhet të ndërpresin operimet dhe ofrimin e shërbimeve të paautorizuara. Operatorët e licencuar, në veçanti operatori publik Vala, pas fillimit të përdorimit unik dhe kodit nga janari i vitit 2015, do të kursejë mjete financiare me vlerë vjetore prej rreth 7 deri 8 milionë euro” – u shpreh Kryeministri Thaçi. Në vazhdim, Kryeministri Thaçi e ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për Marrëveshjen për Energjinë. “Përveç marrëveshjes për telekomunikacionin, ne kemi arritur edhe marrëveshjen tjetër, shumë të rëndësishme, për energjinë. Marrëveshja për energjinë përfundimisht i jep fund ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës. Për më tepër, operatori i transmisionit të Serbisë është zotuar që do të njeh ndërkombëtarisht KOSTT-in si operator i vetëm i transmisionit në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë njohje do ta materializojë duke nënshkruajë marrëveshje përkatëse sipas standardeve të Asociacionit të Operatorëve të Transmisionit, Sistemit të Tregut, për Energji Elektrike në Evropë” – tha z.Thaçi. “Përveç kësaj, me anë të kësaj marrëveshje, Kosova do të arkëtojë të hyra shtesë, të cilat në të kaluarën nuk ka mundur t’i arkëtojë. Kosova, respektivisht KOSTT-i, mund të arkëtoj të hyra nga energjia e transituar për vendet e treta, meqë me firmosjen e marrëveshjes, KOSTT-i bëhet pjesë e mekanizmit për kooperim ndërmjet operatorëve në nivel evropian. Si rezultat i marrëveshjes do të ketë zvogëlim të çmimeve të importit të energjisë për 19 për qind të vlerës së TVSH-së. Ajo që është shumë e rëndësishme, është se KOSTT me marrjen nën kontroll të nënstacionit të Vallaqit në pjesën veriore, praktikisht vendos kontrollin në tërë sistemin e transmisionit dhe ndërhyrja ilegale e operatorëve serb në pjesën veriore pushon, duke përfshirë kontrollin dispeçerik të hidrocentralit të Ujmanit, dhe importit në linjën 110 kilovat nga Novi Pazari” – potencoi Kryeministri Thaçi. Në vazhdim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim të aprovojë Marrëveshjen për Telekomunikacionin dhe Marrëveshjen për Energjinë, të arritur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton. Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në ministrinë e Integrimit Evropian. Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Po sot, Kabineti qeveritar ka miratuar Projekt-statutin për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ky Statut përcakton fushëveprimin, organizimin dhe funksionet përbërëse të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, mënyra e kryerjes së veprimtarisë dhe autorizimet, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësit e strukturave menagjuese të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i objektit administrativ dhe pjesëve tjera përcjellëse për stërvitje dhe trajnime të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, të cilat ndodhen në zonën kadastrale Hajvali dhe Çagllavicë. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njohur kabinetin qeveritar me zhvillimet në marrëdhëniet e Kosovës dhe Maqedonisë, pas masave restriktive tregtare dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve në kufirin midis dy vendeve. Zhvillimet në këtë fushë vazhdojnë të mbesin në pozicionin zero, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe ministrja Kusari-Lila, por bisedimet janë duke vazhduar. Ajo ka theksuar se këto zhvillime nuk kanë pasur asnjë impakt negativ në tregun kosovarë, por angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për tejkalimin e situatës dhe arritjen e marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë. Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar se ditë më parë ka pranuar një telefonatë nga kryeministri i Maqedonisë dhe ka diskutuar për situatën e krijuar. Më tej, Kryeministri Thaçi ka theksuar se kjo situatë e krijuar nuk është e shëndetshme as për shtetin e Kosovës as për shtetin e Maqedonisë. Nuk është fryma evropiane e relacioneve të mira mes dy vendeve. Prandaj, ne kemi shprehur shqetësimin tonë, dhe jemi dakorduar që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt që është e mundur dhe të kthehet në gjendjen çfarë ka qenë. “Jemi dakorduar që të zhvillojmë takimet në nivel sa më të lartë politik, dhe të përmbyllet mundësisht sot ose nesër. Kështu që, në emër të Qeverisë së Kosovës të vazhdojnë së diskutuari, zëvendëskryeministri Kuçi dhe zëvendëskryeministrja Kusari-Lila, por me vullnetin që të përmbyllen, sepse nuk është as pamje, as mesazh i mirë as për Kosovën, as për Maqedoninë, as për qytetarët tanë, as për Qeveritë tona” – tha z. Thaçi. “Ju ftoj që të përmbyllet sa më shpejtë që është e mundur, natyrisht gjithmonë duke respektuar interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, por duke respektuar edhe standardet evropiane. Është mirë që vjen zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, z. Xhaferi në Kosovë. Besoj se ka vullnet për tejkalimin e kësaj gjendje të padëshirueshme për shtetin e Kosovës, por aspak ndihmuese për qasjen anti-evropiane të shtetit të Maqedonisë për shtetin e Kosovës. Në asnjë rrethanë të mos lihet ndonjë hapësirë e manovrimit të keqinterpretimeve apo ta shfrytëzimit të situatës prej kujtdo qoftë” – theksoi kryeministri Thaçi. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka njoftuar për procesin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për punë që është duke zhvilluar Komiteti Ndërministror për implementimin e Strategjisë së Integrimit të komunitetit RAE.
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 15:03:17 +0000

Trending Topics



eight:30px;"> Hi, I am a 92Y who has the additional duty of CBRN for her
Tolong bantu di translate , yang pegang internet sekalian di beri
Isus i-a răspuns: „Adevărat, adevărat îţi spun că, dacă

Recently Viewed Topics




© 2015