Qeverisja 60%-40% me LSI? Rama: 100% bashkë, përgjegjës për - TopicsExpress



          

Qeverisja 60%-40% me LSI? Rama: 100% bashkë, përgjegjës për të realizuar zotimet Kryetari i PS-së, Edi Rama promovoi sot versionin turqisht të librit “Kurbani” gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Tiranë. Kryesocialisti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që nuk u bazuan vetëm tek libri, por pashmangshmërisht u drejtuan drejt situatës politike, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërkohë lideri i PS-së theksoi se po mendon për të shkruar një tjetër vepër. Nëse do ta portretizonit sërish figurën e Ilir Metën, a do të ishte sërish i njëjti portretizim? I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera dhe nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi. Çfarë kam thënë gjithmonë i kam thënë siç i kam menduar ato të që kam thënë. Nuk kam qenë në censurë kam qenë në pozitën që ti them gjërat që kam dashur për të bërë. Pa asnjë dyshim i qëndroj gjërave që kam shkruar se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas. Më duket sikur portreti aty paralajmëron çfarë ka ndodhur më pas. Raportin tuaj me zotin Meta e quajtët të vërtetë dhe që ka miqësi brenda, është kjo miqësi që iu shtyu t’i jepni 40% të pushtetit LSI-së, siç ka thënë zoti Tavo? Do të jemi përgjegjës 100% bashkë për të realizuar të gjitha zotimet. S’do ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur Shqipërinë. Ka gënjyer zoti Tavo elektoratin nga Gjirokastra? Përgjigjja dhe e vërteta është kjo që thashë unë, të tjerat janë pjesë të mijëra gjërave që shkojnë për fushatën elektorale.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 09:02:28 +0000

Trending Topics




© 2015