Qindra udhëtarë edhe të hënën kanë pritur me orë të tëra - TopicsExpress



          

Qindra udhëtarë edhe të hënën kanë pritur me orë të tëra për të fluturuar drejt Zvicrës, Gjermanisë, por edhe destinacioneve tjera, pasi që aviokompania “Belle Air” i ka mashtruar ata, duke ua marrë paratë dhe duke mos iu siguruar vende në avion, pavarësisht se shumica e tyre biletat për të udhëtuar i kishin rezervuar për më shumë se gjashtë muaj. Qytetarë të shumtë edhe të hënën pritnin para sporteleve të kompanisë “Belle Air” për të marrë informacione rreth shtyrjeve dhe anulimit të fluturimit. Mirëpo, këta të fundit në shumicën e rasteve kanë injoruar bashkatdhetarët, duke mos u dhënë as më të voglin sqarim. Kohëve të fundit, kompania ajrore Belle Air është sulmuar shumë nëpër mediet e Shqipërisë për monopolin në tregun e aviokompanive. Aty thuhet se me ndihmën e shtetit dhe njerëzve të pushtetit, kjo kompani ka bërë monopol mbi këtë treg duke dëmtuar qytetarët dhe tregun ajror në këtë shtet. Kjo kompani me të njëjtat lëvizje po futet edhe në tregun kosovar. Kompanitë ajrore kosovare tregojnë se kjo kompani po sulmon aviokompanitë vendore me çmime dumping, njofton Almakos. Mediat në Shqipëri kishin raportuar kohë më parë se kompania ajrore Belle Air nuk po respekton standardet e udhëtimit ajror, duke ndryshuar orare, duke ndryshuar tarifa dhe s’po respekton detyrimet financiare që ka ndaj klientëve. Ato kishin theksuar se kjo kompani ka si tutor financiar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën dhe ka fuqinë e plotë të pushtetit aktual, për të vepruar sipas interesave të veta. “Me këtë fuqi ka lidhje dhe fakti, që kjo kompani sillet kështu me udhëtarët”, shkruan kjo agjenci e lajmeve. Sipas udhëtarëve të kësaj linje, vazhdon agjencia, nuk ka ndodhur asnjëherë që avionët e “Belle Air” të jenë treguar korrektë. Kompania “Belle Air”, gjithashtu është edhe në gjyq prej udhëtarëve të saj. Sipas konstatimeve të fundit të Aeroportit të Rinasit, kompania Belle Air ka monopol në transportin ajror, duke poseduar zyrtarisht mbi 51 për qind të tregut të fluturimeve. Në raportin vjetor të vitit 2012, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë të ditur publikisht se linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë gjatë vitit të shkuar, nga dhe për në Tiranë kanë qenë Belle Air me 50.1 për qind, Alitalia me 9.6 për qind, Air One me 9.6 për qind, Austrian Airlines me 8.1.... Sipas një vëzhgimi në sitet e këtyre kompanive, rezulton se 26 destinacione evropiane kontrollohen pikërisht nga Bell Air. Ndërkohë, Ministria e Transporteve e Shqipërisë kishte nxjerrë një udhëzim të ri që ngre një strukturë të re auditi, e cila do të monitorojë kompanitë e fluturimit, për shkeljet që këto të fundit mund të bëjnë. Referuar rregullores, inspektorët do të pajisën me autorizime të veçanta, që u japin atyre kompetencën e kontrollit dhe të auditimit të çdo operatori në këtë sektor. Inspektorët gëzojnë të drejtën e qasjes në secilin mjet ajror, të kontrollit të dokumentacionit të operatorëve apo ekuipazhit, ashtu sikurse dhe të kryejnë inspektime gjatë fluturimit. Në fund të çdo inspektimi apo auditimi, kjo strukturë e re do të përpilojnë raporte përkatëse. Historia e monopolit ‘Belle Air’ Kompania ajrore Belle Air, tashmë është monopol në tregun e fluturimeve shqiptare, pas nxjerrjes nga tregu i kompanisë tjetër Albanian Airlines. Kompania e fluturimeve Albanian Airlines ka mbetur e bllokuar për shkak të një vendimi të Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili revokoi lejen e fluturimeve pa ndonjë motiv të arsyetuar. Ndërsa kompania Belle Air, hyri në tregun e flurimeve në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Transporteve. Më saktësisht “Belle Air” u shfaq si kompani gjatë vitit 2006, pasi iu hoq licenca e operimit një kompanie tjetër. Përndryshe, ngujimi i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kishte sjellë para ligjit zyrtarët e lartë të Departamentit të Aviacionit Civil lidhur me garancinë bankare për kompanitë ajrore që nuk u pagua asnjëherë Nexhat Bala dhe Ismajl Berisha, zyrtarë në Ministrinë e Transportit - punonjës të Departamentit të Aviacionit Civil; Besnik Mustafa, Seladin Ujkani dhe Shefqet Qerkini, zyrtarë të Bankës për Biznes, si dhe Hamzi Rahimi, Sibush Haziri, përfaqësues të agjencive të fluturimit, akuzohen se kanë lidhje me rastin e ngujimit të 1 650 udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës në pritje për t’u nisur drejt Gjermanisë. Dyshohet se e shpërdorën detyrën zyrtare, si dhe morën e dhanë ryshfet, në rastin e ngujimit të 1 650 pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës. Këta të fundit pritnin për të udhëtuar për në Gjermani. Dy zyrtarë të Ministrisë së Transporteve, tre punonjës të Bankës Private për Biznes dhe dy pronarë të agjencive të fluturimit së shpejti do të përballen me aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria Speciale, njofton Almakos. Burime nga Prokuroria e Shtetit patën deklaruar se është gati aktakuza për shpërdorim të detyrës zyrtare, për marrje dhe dhënie të ryshfetit, kundër Nexhat Bala dhe Ismajl Berisha, zyrtarë në Ministrinë e Transportit, punonjës të Departamentit të Aviacionit Civil; Besnik Mustafa, Seladin Ujkani dhe Shefqet Qerkini, zyrtarë të Bankës për Biznes, si dhe Hamzi Rahimi, Sibush Haziri, përfaqësues të agjencive të fluturimit. Të gjithë këta zyrtarë dyshohet se kanë lidhje me rastin e ngujimit të 1 650 udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës në pritje për t’u nisur drejt Gjermanisë. Udhëtarët u lanë të presin, edhe pse ligji e obligonte shtetin t’i kompensonte paratë e biletave nëpërmjet një garancie bankare. Mirëpo, kjo garanci nuk u ekzekutua asnjëherë. Prokuroria Speciale i nisi hetimet dhe pas rreth dy vjetësh ka arritur të grumbullojë prova për ta formuluar aktakuzën kundër personave të implikuar në këtë çështje. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Ismail Berisha dhe Nexhat Bala, që dy zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, tani Ministria e Infrastrukturës, ndaj Besnik Mustafa, Selatin Ujkani dhe Shefqet Qerkini, që të tre zyrtarë të Bankës për Biznes në Prishtinë dhe ndaj Sibush Haziri dhe Hamzi Rrahimi, bashkëpronar të Agjencionit Turistik “Air Kosova Biz”. Në bazë të provave materiale dhe formale të nxjerra gjatë procedurës paraprake dhe procedurës së hetuesisë rrjedh me padyshim se secili i pandehur me aktivitetet e tyre personale kanë kontribuar dhe kanë kryer veprat penale, për të cilat janë ngarkuar. I pandehuri Sibush Haziri ka kryer veprat penale: Dhënia e ryshfetit nga neni 344 par 1 i KPK-së, si dhe Mashtrimi nga neni 335 par. 1 lidhur me par 2 lidhur me nenin 31 të KPK-së. I pandehuri Hamzi Rrahimi ka kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 par. 1 lidhur me par 2 lidhur me nenin 31 të KPK-së. Të pandehurit Ismail Berisha dhe Nexhat Bala kanë kryer veprën penale në bashkëveprim Keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar nga neni 422 par 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së. Të pandehurit Besnik Mustafa, Seladin Ujkani dhe Shefqet Qerkini, kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar nga neni 422 par 1 të KPK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda që të pandehurit t’i shpallë fajtor dhe t’i dënojë sipas ligjit”, përfundonte komunikata e Prokurorisë së Shtetit. Pavarësisht veprimeve ligjore ndaj “peshqve të vegjël”, “peshqit e mëdhenj” vazhdojnë të jenë të lirë. Ata pos që nuk ballafaqohen me ligjin, ndodh e kundërta – avancohen në pozita, sic ishte edhe rasti me zgjedhjet e fundit brenda partiake ku Lulëzim Basha morri besimin për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Basha si ish ministër i Transporteve, për ironi përballë kishte një ish ministër tjetër të Transportit, Sokol Olldashin, që të dy persona që duke përdorur autoritetin e tyre ia mundësuan kompanisë Belle Air që sot të jetë gjenerues i problemeve me ngujimin e udhëtarëve
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 19:14:10 +0000

Trending Topics



er-Steven-Houk-of-the-Howard-County-topic-692036647487766">The suspect that shot Officer Steven Houk of the Howard County
ang tren sa pilipinas. (bow) hindi mo na kailangan ng time
នាព្រឹកថ្ងៃទី០៦ ខែធ្នូ
Exclusive News Update! Jacky Chan is currently in Wilshire
r-Edgar-Allan-Poe-Es-cierto-Siempre-he-topic-560389757363260">El corazón delator Edgar Allan Poe ¡Es cierto! Siempre he

Recently Viewed Topics




© 2015