Qytetarë të Brengosur nga Kosova protestuan sot në Prishtinë - TopicsExpress



          

Qytetarë të Brengosur nga Kosova protestuan sot në Prishtinë kundër demolimit të armëve kimike Siriane në Shqipëri. Protesta nisi në ora 1 pasdite, tek Sheshi Skënderbe me qëllim të ngritjes së vetëdijes për armët kimike Siriane që planifikohen të sjellën në Shqipëri për demolim. Bashkëqytetarët ndaleshin dhe me interesim bënin pyetje për arsyen e protestës. Protestuesit pastaj marshuan përgjatë Sheshit Nënë Terezë kundrejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Marshi ngjalli reagime mikse tek kalimtarët e rastit, duke filluar nga përqeshja e deri tek shprehja e hutisë dhe mbështetjes. Me kërkesë të protestuesve, Konsulli Zr Andi Xhoi hapi dyert e Ambasadës dhe ofroj protestuesve një pritje të përzemërt dhe audiencë për ti dëgjuar pikëpamjet e tyre. Pas shkëmbimeve, protestuesve iu dha komunikata e cila i referohej deklaratës nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ku çështja e demolimit të armëve kimike Siriane në Shqipëri do ta ketë hapësirën e merituar në debat publikë. Duke qenë fuqishëm kundër kontaminimit ambiental të Shqipërisë, protestuesit shpresojnë dhe udhëzojnë që të Premten me datë 15.11.2013, në Parlamentin Shqiptarë të respektohet Kushtetuta e Shtetit dhe të mbrohet shëndeti publik i qytetarëve të saj dhe më gjerë. Së fundmi, një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë protestuesit në Tiranë të cilët vazhdojnë të ngrisin vetëdijen kombëtare për një çështje qenësore.
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 15:16:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015