REXHEP SHAHU EDI RAMA PARA PASQYRËS (shfletime nga libri - TopicsExpress



          

REXHEP SHAHU EDI RAMA PARA PASQYRËS (shfletime nga libri “Refleksione” të Edi Ramës) Edi Rama e ka problem veten e tij. I villet vetja, nuk e do veten. Don ta zhbëje veten. E ka të pamundur ta ndërrojë vetveten. Të pajtohet me vetveten. T’i pëlqejë vetja apo të bëje paqë me veten. Duket se rrin para pasqyrës gjithë natën dhe, kur ka kohë, edhe ditën. Bën prova para pasqyrës. Monologon, aktron. Si do të dukem para kryesisë. Para asamblesë. Para grupit parlamentar. Para studentëve. Para tironsve të gruas së tij të radhës, që i shpërfilli 11 vjet kur kishte pushtetin në Tiranë. Para fshatarëve etj etj. Para mitingashëve. Si do të dukem para Berishës. A thua do më stigmatizojë me heshtje e shpërfillje Berisha. A thua do të qeshë ai me mua. Si do ta poshtroj filanin. Si do ta terrorizoj fistekun. Gjithë kohën para pasqyrës. Nervoz gjithmonë. I ngutur. I pakënaqur. I pa vetmjaftueshëm. I paduruar. Shumë i sikletosur, i paqetë, i parehatuar, i pa sigurtë. E ka zgjedhur vetë këtë gjë. Unë e respektoj të mos i ndërrojë thinjat e veta. Ka boll bojë, por ai s’e përdor. Ka heqë dorë nga ekstravaganca e dikurshme e tij. Thjeshtë për t’u dukë më interesant. Për t’u dukë më trim nga sa është në të vërtetë. Prapë i vjen të ulërijë si dikur “oooo doooktoooooooorrrrr”, por e frenon vetën. E ka mundur veten në këtë aspekt. Por prapë e prapë nuk i pëlqen vetja e tij. Është stresuese kjo. E mundimshme. E dhimbshme. E sikletshme. E sheh veten se po plaket. Po shëmtohet sa më shumë shkurtohet (duhet të vuajë nga dekalcifikimi). I ka filluar deformimi i kurrizit. Jeta prej bohemi e ka taksën e vet dhe kjo taksë duhet paguar me patjetër. Jo e sheshtë po progresive. Siç e paguajnë të gjithë njerzit. Me u plakë s’do të thotë me u përbuzë. I duket vetja si pikëpyetje. Do të kishte qejf të ishte pikëçuditëse. E sheh tek doktori. Gjithnjë e më shumë Rama po bëhet pikëpyetje e pazbërthyeshme. Pikëpyetje pa përgjigje as me program as me ide as me vizion. Ai kritikon te doktori të gjitha ato gjëra që i mungojnë tek vetja e tij dhe të gjitha ato gjëra që nuk i pëlqejnë të vetja e tij. Si pëlqen arroganca. Arrogant është doktori. S’i pëlqen populizmi. Populist është doktori. Ka dashur gjithnjë të hiqet si antikomunist. Por asnjëherë nuk e fshehu dot se është i biri i Kristaq Ramës, anatarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe se ka përfituar privilegje pafund si i tillë, privilegje që nuk kishte si të mos i gëzonte. Nuk i refuzoi kurrë privilegjet e anëtarit të KQPPSH. I thotë Saliut komunisti i fundit, ndërkohë që ka 4 parti komuniste në koalicion. Ka të birin e Enver Hoxhës në koalicion. Ka ushtarët e Nexhmije Hoxhës në koalicion. Por komunist duhej të ishte Berisha, të etiketohej ai si i tillë. Ai që arriti të rrëzojë sistemin e Enverit. T’i vërë para enveristët. Madje edhe Ramiz Alinë (të cilit i kishte rënë të fikët kur ai lexonte autokritikën 70 faqëshe ndërsa Enveri flinte gjumë në mbledhje byroje dhe kur mbaroi leximin, Enveri u zgjua e dhe i tha “Hë mo… vetëm kaq…” dhe Ramizi ra në dysheme. “Hidhini ujë, tha Enveri. S’ka, i thanë. Në banjo mirrni, tha ai. Dhe shkoi pastruesja mbushi kovën në fuqinë e banjove dhe ia hodhën. U ngjall Ramizi. Edhe një mo, tha Enveri. Dhe ia hodhën dhe një kovë ujë të ndënjur shokut Ramiz, shpresës së Ramës. U zgjua Ramizi. Nuk ishte keq mo, tha Enveri…”. Pra Berisha e vuri para edhe Ramiz Alinë tek i cili Rama shpresonte shumë dhe nga ky besim i shkroi letër në vitin 1991 dhe i lutej ta bënte Shqipërinë… Cili është sekreti i fasadës mavi? Është tek përralla e peshkut të kuq që u bë mavi që rastësisht e zbulova. Rama e sheh Saliun si gjysh. Saliu nuk e kundërshton. Përkundrazi ai mburret si gjysh. Mburret me nipat e mbesat dhe gëzohet për këtë. Është e natyrshme. Saliu e sheh shumë të natyrshme këtë sepse ai e din se atdheu fillon tek familja, tek fëmijët, nipat, mbesat. Berisha në punë me kohë më shumë se të plotë. Gjysh full-time, me kohë të plotë, baba full-time me kohë të plotë, burrë full-time me kohë të plotë, jo me korespondencë... Për ta nxjerrë Berishën nga faza kanë gjetë pikën apo thembrën e tij: ia sulmojnë fëmijët. Nëse nuk do pjellën tënde, si mund të duash pjellën e huaj. Nëse nuk do familjen tënde, si mund ta duash të huajën. Nëse nuk ndërton familjen tënde si mund ta ndërtosh të huajën. Rama është baba prej më shumë se 20 vitesh. Biologjikisht mund të ishte edhe gjysh. Por ai nuk ka zgjedhë të jetë as gjysh as baba. Ai nuk ka zgjedhë të jetë baba me kohë të plotë, bir dhe burrë (full-time) me kohë të plotë. Ai ka zgjedhë të jetë herë pas here i martuar. Por jo i martuar me kohë të plotë edhe në muajt që është i martuar. Saliu e mban gruan në shtëpi, me vete kudo, kujdeset gruaja për të, ndersa Rama gruan e punëson larg. Modern. Për foto vjen gruaja. Për një emision televiziv vjen gruaja. Për përditë kujdeset mamaja për të. Natyrisht nuk i pëlqen vetja. Dhe shpesh i kujton dhe reciton para grave vargjet “Burrat nën hije, lozin kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë…”. Këto i ka për vete. Por gratë socialiste kujtojnë se e ka me burrat e tyre. Ndryshe nuk do ta punësonte gruan në Prishtinë. Do ta merrte në fushatë. Por duket ajo po e pajton Raman me Kosovën nëpërmjet OJF-ve afrikanoaziatike sepse edhe jo e ka kuptuar se përmasa që ulëret se i mungon Ramës është përmasa e patriotit dhe nacionalistit. Ai është kozmopolit. Kosovën nuk e ka përfshirë fare në programin e tij politik veç fjalës “ndërtim i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës”. Kosovën ia ka lënë ta qeshë Pandeli Majko. Pra Rama është prind modern me kohë të pjesëshme part - time, burrë modern me kohë të pjesëshme part-time , bir modern me kohë të pjesëshme part-time. Gjithnjë e më shumë PS u bë parti e miqve dhe shokëve për interesa dhe po quhet edvinparti. Parti përsonale. Ai akuzon Berishën për parti familjare e qeveri familjare. Sa ishte Nano, PS karakterizohej si klub polifonik. Tashmë mbizotëron homofonia. Që duket si karakteristikë e gegëve si mënyrë këndimi e jo qeverisje sepse gegët e toskët kanë kuvendet si pushtet, kuvende në të cilat sejcili dëgjohet me respekt, nuk i pritet fjala, radha, ku sejcili ështe i barabartë në log dhe askush nuk pranon me iu varë bolet në pragun e sipërm të derës së shtëpisë së huaj… Vetë nuk artikulon dot Rama as fjalë patriotishte. U dridh kur Berisha nënshkroi në pergamentë në Vlorë për Prevezë e Ulqin, për kudo ku ka tokë shqiptare. Rama mbathi Nikun e tmerrshëm. Me patkonj të dollartë. Vrit e prit o Nik shqiponja. Bashkoi vlonjatët që la pa bashkue Ismail Qemali, bashkoi ato që vrau Dushan Mugosha, Miladin Popoviçi, Nexhmije dhe Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Manush Myftiu, Shefqet Peçi, bashkoi familjet e të vrarëve të Ramize Gjebresë, Sadik Premtes, Anastas Lulos dhe gjithë familjet e shkatërruara vlonjate të kundërshtave të diktaturës. Trazo detet o Nik shqiponja me pashallarë detesh, fryj bulçitë, stërpik me pështymë mikrofona pa fund, ulerij e ço dallgë, dridh Greqi e Serbi, dridh po deshe dhe Amerikë. Po çfarë mund të bënte Niku i shkretë të cilit Rama ia hoqi pendët e shqiponjës dhe mezi ia vuri puplat e sorrës. E shumta Niku i famshëm e i tmerrshëm e tash i shkretë mund të shkaktonte, siç ka qejf ta citojë Konicën Rama “një të papëmbajtur gaz”. Na shkriu gazit Niku i Ramës. Sepse me një të kollitur Berisha ia shëmbi e rrëzoi përdhe kështjellat Nik Ramës. Dhe pas festimeve ekzaltuese në Shkup, Vlorë, Tiranë, ku shkëlqeu patriotizmi natyral, real dhe krejt i brendshëm i Beridhës, u identifikua rreziku Nik, këcënimi i Nikut të tmerrshëm që ia futi dridhmat Ballkanit derisa Turqia, Serbia dhe Greqia mobilizuan në gadishmëri numër një ushtritë e tyre nga frika e Nikut të hatashëm. Pra kur Berisha shpalosi dimensionet e tij natyrale patriotike Rama u drodh se mos Niku i tmerrshëm mund t’i merrte ndonjë votë majtas se djathas jo më kurrë. Në këtë kushte shqiponja u bë sorrë e lodhur. Pa pikën e respektit njerzor për mundin dhe shpenzimin që kishte bërë Niku, Rama e nxori jashtë me shqelma. Si i panevojshëm dhe i pavlerë për përdorim të mëtejshëm. Anise i përdoruri mund të përdoret kur të duash e nga cilido. Edi Rama tek Kreshnik Spahiu pa karikaturën e vet. Sepse Rama as Niku veç e veç por as të dy bashkë edhe të mijëfishuar s’mund të bëheshin dot Skënderbe i nacionalizmit shqiptar. Ai s’mund të fliste për Prekazin si Krujë e dytë e qëndresës së shqiptarëve. Dhe as mund t’ia bënin dot askujt të qartë në asnjë katund të vendit e jo më në tryezat gjeopolitike më të rëndësishme të sigurisë globale se nuk mund të luhet më me shqiptarët, nuk mund të klonohen kombe shqiptare. Këto i bëri dhe deklaroi Berisha që patriotizmin e ka natyral. Ai s’mund të bëhej më shumë se klloun kur atikulon një tezë apo deklaratë që s’e ka të brendëshme të shpirtit. Berisha është entusiazt i pandreqshëm dhe Rama përpiqet të përfitojë nga ky entuziazëm. Ky lloj entuziazmi i Berishës i ka habit edhe të huajt të cilët s’po ia marrin seriozisht Ramës asnjë ankesë. Sepse Rama është shpallur fitues ende pa u bërë zgjedhjet. Krihet, lyhet, dridhet e përdridhet para pasqyrës sikur është kryeministër ende pa u bërë zgjedhjet. Të huajt s’po ia marrin seriozisht ankesat Ramës sepse ai është shpallur fitues ende pa u bërë zgjedhjet pasi ai don ose fitues ose nuk i njeh, i kundërshton, nuk i pranon, i refuzon zgjedhjet. Prandaj ka lënë litarin jashtë me KQZ e pa plotësuar. Me mendtë që ka Rama mund të fitojë me 32 qershor e jo me 23 qershor. Për një gjë të jemi të sigurtë. Kritikat për Berishen Rama i bën para pasqyrës. Aty e ka shumë të lehtë për të identifikuar çfarë i duket e shëmtuar nga vetja e tek vetja dhe këto që i duken të shemtuara ai ia atribon Berishës Drejtori amerikan Moor përplasi kokën një ditë tek muri antiamerikan i edvinistëve të shtypit të paguar prej Ramës që shkuan si dërgatë speciale në ambasadën Amerikane. Por ai ua hoqi çdo merak kur u tha se e vetmja gjë që mund të cënojë marrëdhëniet amerikano-shqiptare janë protestat e dhunshme paszgjedhore të atyre që kanë lënë litarin jashtë me mosplotësimin e vendeve vakante në KQZ. Rama arriti në mënyrë spektakolare të përçajë çamët për të favorizuar Partinë e të Drejtave të Njeriut të minoritetit grek në Shqipëri. Rama është përjashtues. U thotë kundërshtarëve dilni përjashta. Berisha i bashkoi të gjithë. Edhe të përjashtuarit e Ramës. Zemëroi edhe demokratë, por bashkoi edhe kundërshtarët e Ramës, i futi në lista në vende të sigurta, edhe pse ato deklarojnë qartë se nuk kanë shkuar si ushtarë të Berishës. Rama ka bërë një aleancë me liliputët. Por po shkurtohet, po hyn në ujë nga analistët e bashkëpunëtorët e shkurtë, po e shkurtojnë. Aleanca e Ramës është me paratë. Është kundër integrimeve europiane, megjithëse i votoi tre ligjet vonë, kur nuk i hynin në punë vendit për momentin. Edhe nderi i shkon dëm. Megjithëse e ka merak shumë ndershmërinë, por shumë ama. Aq sa nuk din të na shpjegojë taksimin e ndershëm apo ndershmërinë e taksave. Kur ka pushtet ka dhënë prova se i rrit taksat sa të dojë e si të dojë. Kur s’ka pushtet i ul taksat. I ngjan Leninit dhe shokut Enver që bënin rezil kundërshtarët I shkrin kundërshtarët. Po nuk e di çfarë ka bërë me dragojtë e kuq të Smokthinës. Ku janë dragojtë e kuq të Smokthinës? A u pajtua me to? Si u pajtua? Edi Rama me stërmundim po përpiqet të ndërtojë me fjalë një realitet tjetër nga ky që shohin dhe prekin njerzit në Shqipëri. Një realitet të tijin virtual të na e shesë për realitet real. I janë nakatosur bojnat në telajo. Ka halle robi. Kur nuk të pëlqen kurrë vetja, kur nuk je në paqë kurrë me veten është hall i madh. Është vështirë të duash të jesh gjithçka e të mos mbërrish të jesh agjë, të mos spikatësh askund si i përveçëm, ani se Përralla e peshkut të kuq i pati parathënë se do të jesh mbret i mbretërve në mbretërinë e peshkërisë, në peshknajën e peshqve mavi që nuk u bënë dot blu dhe nga dhimbja që ther e dhëmb mavija bëhet më mavi… Me tërbim është sulë si në të fundmën betejë për të plotësuar premtimin bërë vetës për nxjerrjken e PS jashtë ligjit dhe krijimin e partisë së tij përsonale Edvin Partia, por me targë të vjedhur PS. Po përpiqet të krijojë një realitet shumë të zymtë e të shëmtuar. Shumë më të pistë nga ky që është në fakt, që njerzve nuk u duket i mrekullueshëm sepse s’është i tillë, por që kurrësesi nuk ngjan me atë realitet të zi e të flliqtë që pikturon Rama për Shqipërinë si piktor i realizmit socialist. Një e dy thotë s’ka ndërtuar rrugë qeveria, ndërkohë që udhëton në autobuz brenda ditës sa në Jug e Veri dhe nuk i derdhet kafeja në sedile. Të vërbohen njerzit, thotë ai, që të mos shohin udhët. Të prishën gjithë orët që kanë njerzit dhe të mos orientohen në kohë për ta ditur se në sa orë udhëton nga Veriu në Jug, thotë ai. Të anullohet qenia e Shqipërisë në NATO, të mos quhet sepse e ka firmosur Saliu. (Nuk është natë NATO-ja, ani pse ai gabon ndonjëherë dhe e quan natë. Janë reminishencat e së kaluarës apo frikërat e së kaluarës kur i shkonte shurra nga “Dragonjtë e kuq” të Smokthinës që e kërcënonin të mos shante Enverin. Dragonjtë e Kuq të Smokthinës i shkruanin “Ne përdorim metoda bashkëkohore si aksident automobilistik, thika, leva prapa koke, verbim me HCL, Cianur Potasi, Revolver Beret, ose rrëmbim fëmije, gruaje etj”. Rama mërmëriste kundër Enverit, por ama ia kish lënë zemrën në dorë Ramizit. I shkroi kartë publike Ramizit në vitin 1991. E goditi se nuk i tha me fjalën “shoku” por “zoti” sekretar i parë… Iu lut ta mbarësonte Shqipërinë. Sepse kish gjithë besimin e Ramës, ishte shpresa e Ramës. Dhe pranon në atë letër se shoku Enver në latoi, na shtroi si gurë “në kalldrëmin e socializmit” 3 milionë shqiptarë. Duke iu lutur për bashkëpunim Ramiz Alisë, në letrën e tij Rama i thotë se “Ju i keni ende në dorë të gjitha mjetet për t’i dhënë drejtimin e duhur erërave që po fryjnë në Shqipëri në mënyrë që ato të mos shndërrohen në uragan shkatërrimtar”. Por dragonjtë e Smokthinës nuk njihnin tjatër veç Enverit që ish dielli për Shqipërinë. Megjithësie është pajtuar me dragonjtë e kuq të Smokthinës se u ka premtuar atyre se do bëhëm vetë Enver… Dhe po bëhet ngadalë. Ditët e fundit reformat ë Enverit ka propozuar. Tapi toke për ata që e kanë punuar tokën 20 vjet, tha Rama (kush po pjerdh pronarët…). Shëndetësi falas thosh Enveri, kështu deklaron dhe Rama (ani se është fjala me gisht nga pas se falas në socializmë mundet të genjejë por jo në kapitalzmë shoku Edi…). Taksë të nderçme për 95 përqind të shqiptarëve. Po kush janë ata 5 përqind që do e hanë të panderçme. Kush hyn tek 5 përqindëshi i shqiptarëve. Nxënësit, studentët, pensionistët ku hyjnë, te 5 apo te 95. Taksë të ndërçme e taksë kurvë… Vetë nuk po i del koha ta spjegojë ëndrrën, ta tregojë ëndrrën të plotë, ta rithotë të plotë përrallën e peshkut të kuq që deshi të bëhej blu, por nga fërkimi i madh për t’ia heqë luspat e për ta bërë blu, e vereniki shumë dhe peshku u bë mavi. Për këtë ka rithirrë në ndihmë edhe gazetarët e “zuskës plakë Zëri i Popullit”, me emra antishqiptarë si Hamdi Jupe… “Nuk kisha patur ndonjëherë respekt për gazetarët e ZP, megjithatë asnjëherë nuk i kisha parë aq agresivë në mbrojtje të historisë së Partisë së Punës, që kishte filluar të kutërbonte nga të katër anët”. Këto gazetarë të ZP ishin “Mësues tetëvjeçareje të dështuar, gazetarë mejhanesh, që në kohë tjetër nuk do të kishin qenë më shumë se akçinj ne sherbim të Ali Pashë Tepelenit, me ca emra antishqiptarë, si Gëllçi ose Jupe, shfrytëzonin tani njohuritë e tyre në shkrim e këndim për të sulmuar gjithë intelektualët me një farë vlere në Shqipëri”. Si në 1946-1947. Mor, po me Hamdi Jupen çfarë të ketë Peshkaqeni i detit mavi. Hamdiu shqiptar sakllam është, çam safi dhe çamët shqiptarë janë. Apo mbretëria e peshqëve mavi nuk i quan çamët shqiptarë. Të anullohet levizja e lirë e shqiptarëve nëpër Europë sepse edhe këtë e nënshkroi Saliu, thotë Rama. Nuk e gëlltit dot që sot edhe katundari më i largët, i cepit më të fundmë, shkon drejt e në aeroport dhe shalon avion dhe i bie qark Europës. Bile katundari shqiptar dhe hapet udhëve, shesheve e metrove të Parisit si Rama dikur i privilegjuar në atë Paris mrekullie ku e gjeti Nano dhe e solli drejt e në qilim…, duke ia ndërprerë karierën e shkëlqyer të piktorit. E ka pak shqelmin bythës Fatos Nano. Mirë ia bën Rama që nuk e afron sepse ai ia ndërpreu karierën në Paris ku Rama i pati vënë poshtë gjithë piktorët e Avropit, të gjallët e të vdekurit. Nuk ma besoni dot sot askush se Rama po mbërrin gati në finale të realizimit të ëndrrës së tij të kahershme për “nxjerrjen jashtë ligjit të PPSH (partia e sotme socialiste), si i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH (Partia socialiste) për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare…”. Ndryshe PS s’mund ta ketë të drejtën për të qenë parti e ligjshme.”, shkruante Rama, sjellësi i peshkokracisë mavi. Sado që çirret e ulëret se peshkokracia është e të gjithëve, sa më shumë e thekson këtë, pohohet në realitet e kundërta, peshkokracia është e miqve të tij jo e të gjithëve. Është e peshqëve më mavi, më të mavijosur, më të verenikur… Nga ngjyra biçimblu që “hyri në modë” nga “ushqimi pa jetë që i dha lëkurës së tyre biçimblunë”, meqenëse bluja e pastër nuk pëlqehej nga gratë dhe e kuqja shihej me neveri të madhe, ai arriti të pajtohej, pelqente, impononte, diktonte, urdhëronte ngjyrën mavi, ose “një lloj vishnje e mavijosur”. Rama zgjodhi ta shkatërrojë ndryshe PS. Të krijojë Edvin Partinë e tij, me shoket e miqtë e tij, tashmë jo idealistë, por biznesmenë që shkërdhejnë përditë moralin. Dhe PS i mori apo grabiti vetëm targën PS sepse në këto zgjedhje druhet të hyjë me targë të re për Edvin Partinë. PS do të mbetet në rënie të lirë. Para se të bjerë në humnerë, do t’i dalë para si shpëtimtar Ilir Meta që lutet e punon ditë e natë ta marrë PS, të marrë armatën e votuesve të saj.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 13:53:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015