RRUGAÇËRIA NË INTERNET -Çetniko-andartët në misionin - TopicsExpress



          

RRUGAÇËRIA NË INTERNET -Çetniko-andartët në misionin përçarës ndërfetarë!! Nga Kadri Mani Z. Baki, ta dimë për nder për përpjekjet tuaja që do t`i dërgosh deri në fund për të zbuluar fytyrën e pafytyrë të këtij armiku të popullit shqiptar, turko-shkaut më të keq që mund të jetë mbi dhe - Tano Turkut! Ke përkrahjen tonë morale. Me respekt, Ganiu (Mehmeti) Të nderuar lexuese e lexues, sikur që e dini, vebfaqe hapën i lemi dhe i blemi, rrugaçi dhe allçaku, budallai dhe ahmaku, naivi e primitivi si dhe sahanlëpirësit proçetnikë e proandartë, të cilët me dekada iu shërbyen pushtuesve të trojeve tona: serbo-grekë dhe maqedono-malaziase, por edhe nga pozitat “myslimane”, të cilët as kanë fe as atdhe, por mjediset naive-primitive “ende nuk e paskan të qartë” dhe iu shkojnë pas, sikur viçat e palëpirë! Ky skllop qeni po vijon të botojë tek agjencitë e rreme-antikombëtare: bekimbeu.de, Shoqata “Çamëria”, dervina, FLORI-PRESS, kosova.de, pashtriku.org... ose i pëcjellin dhe i afishojnë gënjeshtrat mostruoze (duke u mburrur me tirazh!!!) për veprimtarët e gjallë e të ndjerë, duke shpifur me gojët e tyre të këqia e me gjuhët e veta të përdala edhe kundër çdo feje tjetër përveç asaj të tyres “myslimane”, duke e komprometuar edhe vetë Islamin (ndërsa sivëllezërit e tyre “fetarë” i aprovjnë me heshtje), kundër Papës, kundër Nënës Terezë, kundër Dr. Ibrahim Rugovës, kundër “këlyshve katolikë”, gjë që është shkalla më e ultë e primitivizmit dhe e rrugaçërisë, sepse mund të kritikohet një person, po jo një komunitet, pa qenë leshterik dhe ibret; dhe duke qujatur lëpushkat e veta “historike-kombëtare”!! Paçka se ato janë histerike-tradhtare. Të gjitha ato shkarravina të poshtra të tyre i kemi denoncuar në Stacionin e IV-të të Policisë në Prishtinë: ata e kanë për detyrë t’ua pëcjellin prokurorive përkatëse kompetente dhe t’i fusin në burg ose në çmendinë. Atje do ta deponojmë edhe këtë Kryeartikull, si fundin e durimit tonë, kur detyrohemi të marrim masa... Sado që ne jemi përmbajtur dhe e kemi ruajtur gjakftohtësinë, prapë, shpesh, jua kemi kthyer me rraxhë, në mungesë të mbrojtjes ligjore-shtetërore, dhe e kemi bërë këtë: për pastërtinë tonë, të vebfaqeve tona të ndritura “Shqipëria etnike, Zemrashqiptare... ku rrugaçëria na cakton diagnoza çmendurish, për t’i fshehur paudhësitë e veta të turpit. Ju bëjmë thirrje familjarëve të tyre që t’i lidhin vetë ata zagarë, nëse nuk janë edhe vetë të përfshirë në ato agjentura tradhtie-rrugaçërie? Sepse ne nuk mund të lejojmë të përgojohen shenjtërit tanë kombëtarë e shpirtërorë: Dr. Ibrahim Rugova, Nobelistja Nëna Terezë, Papa dhe komplet Komuniteti Katolik, duke përfshirë edhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe Letërsinë e Veriut. I bëjmë thirrje Ministrit të Punëve të Bredshme, zotit Zenun Paraziti, që tok me ekipet kombëtare-ndërkombëtare të rendit, të jenë në nivel, në mënyrë që nesër të mos jenë të detyruar të vijnë në gjyq as si dëshmitarë?- vijimisht duke pasur parasysh relaconin shkak-pasojë, nga se ne patjetër duhet të mbrohemi pas logjikës “dy duar për një krye”- kur na këcënon rrugaçëria nga pozitat e veta të mutcihaneve të nënurave, nga vie duhmë e merr duhmë mbarë atdheu ynë i shtenjtë: të vetëquajturit poetë, as lodhen pët të zgjedhuar fjalë poetike, por vetë mynafike-rrugaçërie!! E që nuk jam frkacak, kërcënuesve të pështirë do t’u tregoj në çdo vend e në çdo moment takimi. “Ju lusim mos të na dergoni më mesazhe në adresë të redaksisë, ngase Bahtiri dhe Bruqi janë vëllezër që nga mosha e femijërisë. Ndërsimet për t’u qortuar njëri me tjetrin janë të montuara nga qarqe të caktuara. Po që se je Atdhe Marku, bëri agjentë shtrigat e forumit të Çamërisë që lehin kundër kristianizmit dhe vlerave të shqiptarisë! Po qe se dëgjojmë se edhe gjatë këtij viti qortoheni si do plaka ballkanike, ua bllokojmë revsitat dhe adresat, ngase fjala jonë ka fuqi hyjnore. Dhe tani krisjani këngës Bahtir-Bruqi tungjatjeta, me ju (s) jemi sa tjetë jeta!!! Kushtrim Kastrioti”. Ja, ta shohim edhe një pjesë nga romani im NUSET TONA, të dramatizuar nga dramaturgu ynë i mirënjohur, Sulejman Lokaj: “NIKLI:- E rëndësishme është që unë me vëllain tim Ademin apo Adamin, jemi pajtuar se si Muhamedi si Krishti apo Isaja, të njëjtë janë. Janë të dërguarit e perëndisë, që t’i ndihmojnë njeriut të bëhet njeri... Por... ja që nuk paska gjë më vështirë që të jesh njeri. MIKESHA:- Po, mjerisht jemi ende shumë larg nga kuptimi i fjalës- njeri, edhepse kemi kaluar dymijë vjet që dëgjojmë fjalët e perëndisë nga këta profetë të dërguar... zoti nga ndihmoftë! TË GJITJË:- Amin! MIKESHA:- Kur në këtë botë të ketë njerëz me shpirt, siç na mëson zoti me libra dhe profetët e tij, siç na mësojnë njerëzit e mirë e të ditur, atëherë në këtë botë do të ketë paqe, dashuri e lumturi. Atëherë edhe kjo botë do të shndërrohet në parajsë për së gjalli, tamam ashtu siç na përgatit perëndia për pajsën pas vdekjes. NIKLI:- Unë mendoj se edhe vetë emri shqiptar shkon baras me kuptimin e fjalës njeri. Nuk mnd ta quaj veten shqiptar nëse nuk jam së pari njeri! Për mua të gjithë ata shqiptarë që bëjnë vepra të këqia, qoftë edhe kur flasin ndonjë fjalë të keqe, ata nuk janë shqiptarë. Bile këtë gjë e kisha fut në kushtetutë: ai që vepron apo flet keq, t’i merret e drejta të quhet shqiptar! MIKESHA:- Të lumtë, por kjo njësoj vlen e dhe për fetë. Po qëse nuk je i njerëzishëm, nuk mund të jesh as i krishterë i mirë dhe as mysliman i mirë, as shqiptar i mirë dhe as njeri i mirë... Pra, të gjitha po lidhen me fjalën njeri. Kjo është baza e çdo të mire apo, ruana zot, prej çdo të keqeje... ADEMI:- Por, megjithatë, vështirë se do të bëhemi njerëz të mirë, po nuk patën frikë nga perëndia. NIKLI:- Tamam ashtu, hajni kur vjedh shikon anash a mos po e sheh kush, harron se është duke parë perëndia, po t’i shkonte mendjaa se po e sheh zoti, do të ndërgjegjësohej e nuk do të vidhte më. MIKESHA;- Pra, njeriu derisa të vetëndërgjegjësohet se është njeri e njeriu nuk mund të jetë njeri po veproi jonjerëzisht, ka nevojë për frikën nga zoti. Sepse, shumëkë mund ta mashtrosh për një kohë, pos perëndisë! BECI:- Shkurt e shqip, po të jesh “njeri” nuk gabon as ndaj njerëzver as ndaj zotit... e ku ka njeri të tillë të pagabueshëm? (bisedën e ndërpret një e trokitur në derën e orobrrit. Dikush shkikon në dritare.” Por rrugaçëria nuk njeh vlera, ajo rrugaçëri vijon me potera, e me ndytësira, duke e shpallur veten- më e mira!! Dr.Zekeria Cana 15.1934-11.1.2009 Dr. Zekeria Cana 15.1934-11.1.2009 Ndahet nga jeta dr. Zekeria Cana, studiues i shquar shkencor Besim Abazi Zëri i Amerikës 11-01-2009 Në Prishtinë u varros dr. Zekeria Cana, një nga historianët më të shquar dhe veprimtar i njohur i çështjeve shqiptare. Ai ishte 75 vjeç. Dr. Cana u shqua si studiues shkencor, sidomos i zhvillimeve historike të shekullit të 20-të. Gjatë viteve të 90-ta ai ishte një nga përfaqësuesit e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë. Doktor Cana do të mbahet mend ne veçanti për ndihmesën e dhënë në periudhën e fillimit të viteve 90-të kur shqiptarët e Kosovës organizuan një aksion në shkallë të gjerë për ti dhënë fund gjakmarrjes. Përfaqësues të lartë institucionesh politike, shkencore e arsimore morën pjesë sot në homazhet dhe ceremoninë e varrimit të doktor Zekeria Canës duke e cilësuar atë si njërin ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.//mm// NDËRRON JETË HISTORIANI KOSOVAR, ZEKERIA CANA Mik i dashur Kur lexova mesazhin tuaj për marksist/leninizmin e Zekeria Canes, e pyeta veten: a kam punuar për Profesor Canën nga viti 1996 deri më 2004 apo jo?! Nuk e di kush jua ka thënë këtë apo e keni ngatërruar ndonjë fjalë të tij kur pinte (dhe është e vërtetë se pinte shumë), sado edhe atëherë pikërisht mes gotës së sate të rakisë, dinte ta kamxhikoste marksizëm-leninizmin për të mos thënë ta përmbyste si një epokë të baltës e të djersës! Besoj se shpejt do ta sjell një bio-bibliografi të tij dhe ta tregoj rrugetimin e tij prej njeriu të guximshëm e shkencetari me etikë të lartë të fjalës. Begzadi (Baliu) MEJTEPI DHE LUFTA PËR ABETAREN SHQIPE /Postuar më datën: 2008-01-02 04:59:02 nga admin4: Kategoria: Kultura/ Shkruan: Begzad Baliu 1. Në Kosovë nuk ka pasur shkolla me mësim në turqisht apo osmanishte. Në Kosovë deri në Luftën e Dyte Botërore ka pasur Mejtepe për mësim fetar dhe jo laik, duke përfshirë edhe Medresenë e Mbretit në Shkup. 2. Shkollat fetare i hapi regjimi serb, jo për të mësuar shqiptarët, por për ti identifikuar në turq dhe për ti vënë hoxhallarët në shërbim të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Është koha kur për një Abetare shqiptaret pushkatoheshin, ndërsa mund të shkruaje dhe lexoje çdo gjë në arabisht dhe në serbisht. Ky koncept i politikës serbe ndaj shqiptareve ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, kur secili shqiptar mund të shkruante çdo gjë dhe në cilëndo shkollë moderne, por jo edhe të nxirrte simbolin kombëtar si parësor, natyrisht nëse këtë nuk e bënte përmes letërsisë së absurdit. 3. Është tjetër fakti se disa nxënës të shkolluar në Mejtepe krijuan mendimin e tyre për shoqërinë dhe kombin. 4. Në kontekst të dijes se tyre me rëndësi ishte edhe fakti se ata pastaj gjatë luftës së dytë botërore krijuan urrejtjen jo vetëm fetare, por edhe kombëtare ndaj sllaveve dhe kjo pati efekte pozitive për Lëvizjen Kombëtare. 5. Hasan Kaleshi është studiues i përkushtuar i letërsisë orientale (shih: Kaleshi, Hasan: “Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale “, SKSHH 2, UP-FF, Prishtinë, 1976, f. 151-216. Nt: Hyrje (151-156); Poezia (156-169); Poezia e teqeve (169-175); Historiografia (175-186); Disiplinat shkencore (186-195); Gramatologjia dhe leksikografia (195-198); Publicistika (199-210); Letërsia e memoareve (211-215); Përfundimi (215-216). Fusnota: 17. Veprat: 21; Polisi, Mehdi: “ KONTRIBUTI I HASAN KALESHIT NË GJUHËSINË SHQIPTARE”, SNGJLKSH 24 – 1, UP – FF, Prishtinë , 2005 , fq. 403 – 410. Fusnota:19), por nuk e di se si ka ardhur në përfundimin se kosovarët e paskan kundërshtuar alfabetin me shkronja latine. Këtë nuk e besoj edhe për faktin se në Kosovë nuk ka ekzistuar ndonjë lëvizje letrare a krijuese e kohës. Një pjesë e letërsisë së bejtexhinjve madje është shkruar jo vetëm me shkronja arabe, por edhe sllave. Përkrah ndërkaq një studim të thelluar të kësaj letërsie. Historia e letërsisë shqipe duhet plotësuar jo vetëm me krijime letrare të shkruara në alfabetin latin, por edhe atë arab e grek. Një pjesë e kësaj lemerisë ka ndikuar në shoqërinë shqiptare (mendoj në vlerat artistike e estetike) më shume se ajo e shkruar dhe madje e panjohur me alfabetin latin. Po në ketë rrugë duhet përfshire edhe letërsinë e shkruar në gjuhën latine dhe italiane (mendoj për letërsinë e arbëreshëve), e cila ka sjellë vlera estetike dhe artistike dhe ka bërë ndikim në kulturën shqiptare. Unë kujtoj se përfshirja e plotë e letërsisë së arbëreshëve të Italisë në kulturën shqiptare do të ndryshonte kufijtë historik të Historisë dhe Letërsisë Shqipe. 2 Janar 2008 Një nderim i turpshëm për ushtarët agresorë grekë Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri Në pasditen e 21 nëntorit 2008, disa kanale televizive të Tiranës njoftuan për nënshkrimin e një marrëveshjeje (që mund të quhet me të vërtetë skandaloze) mes qeverisë greke dhe qeverisë shqiptare për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke, për, demek, çlirimin e Shqipërisë së Jugut. Madje Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë (e cila, faktikisht, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të turpshme, e ka vënë veten në rolin e filialit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë) “shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshjeje do t’i kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike” (Gazeta “Republika”, 22 nëntor 2008, f. 3). Por gazetarja Eglantina Alliaj, autore e kronikës së marrëveshjes në fjalë, të botuar në faqen e mësipërme të kësaj gazete, me shumë të drejtë, për çka edhe duhet falënderuar, e zhvlerëson tërësisht deklaratën e Ministrisë së Jashtme, duke shkruan shkoqur fare: “Çështja e varrezave të ushtarëve grekë ka dominuar për një kohë të gjatë marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe, pavarësisht se asnjëra nga palët nuk e ka pranuar, ka influencuar dhe në një lloj stanjacioni që këto marrëdhënie patën dy vitet e fundit”. Pra, kësisoj zbulohet lakuriq një e pavërtetë e pastër që e ashtuquajtura Ministri e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ia përcjell publikut shqiptar për marrëdhëniet gjoja të shkëlqyera që na ekzistuakan “midis dy vendeve tona”. Dhe tani, për t’i bindur lexuesit e nderuar të gazetës “Republika” dhe publikun atdhetar shqiptar se qeveritë që hipin e zbresin nga pushteti në Tiranë janë qeveri joserioze, që turpërojnë dinjitetin tonë kombëtar në marrëdhëniet me shtetin grek, dëshiroj t’i shtroj një pyetje ministrit të tanishëm të punëve të jashtme dhe mbarë qeverisë shqiptare: Me shtetin shovinist grek, cila marrëveshje do të mbetet në fuqi për ndërtimin e varrezave të ushtarëve agresorë grekë? Kjo që u bë e njohur tani së fundi në faqet e shtypit shqiptar të 22 nëntorit 2008, apo ajo marrëveshja tjetër, për të cilën, më shumë se dy vjet të shkuara, shkruhej në faqet e gazetës greke “Ta Nea”, sipas së cilës qeveria greke “po i kujton asaj shqiptare se kanë rënë dakord me marrëveshje të nënshkruar për ndërtimin e pesë varrezave në Shqipëri, për të rënët e ushtrisë greke gjatë Luftës së Dytë Botërore”? (Citohet sipas gazetës “Korrieri”, 10 qershor 2006, f. 15) Vetë publiku i ndershëm shqiptar, sidomos pjesa dërrmuese e tij me formim nacionalist, është i bindur se sa “të shkëlqyera” janë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Prandaj nënshkrimi i marrëveshjes së sipërpërmendur përbën një akt të turpshëm të klasës politike shqiptare që bie era tradhti kombëtare. Por, për t’ua nxjerrë edhe me shumë bojën e tradhtisë kombëtare në sytë e këtij opinioni gjithë atyre që sot përbëjnë klasën politike shqiptare në pushtet dhe në opozitë, dëshiroj të citoj ca të dhëna interesante nga një botim shkencor me vlera të jashtëzakonshme, për të hedhur dritë mbi natyrën fashiste dhe egërsinë e pashoqe që ushtarët agresorë grekë manifestuan, sapo hynë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke dhe që qeveria e tanishme shqiptare vendos t’i nderojë me varreza, manastire dhe llo-lloj memorialesh. “Pushtimi italian i Greqisë filloi më 28 tetor të vitit 1940…Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën…U vërtetua një veprim sistematik dhe i qëllimshëm i shkatërrimit të kishave dhe të xhamive të shqiptarëve në zonat ku u fut ushtria greke. U dëmtuan dhe u shkatërruan të dyja kishat ortodokse shqiptare në Rehovë, kishat në Selenicë, në Mileci, në Plasë, në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Voskop, në Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e shën-Trinisë dhe pallati i priftërinjve katolikë në Korçë, katedralja e shën-Marisë dhe kisha e shën-Kollit në Drenovë; kuvendi shën-Ilia në Vloçisht dhe 11 kisha ortodokse në Voskopojë. Grekët shkatërruan edhe xhamitë e Ersekës, të Vloçishtit, Pogradecit, Turanit, Leskovikut, Mborjes, Floqit, Zvezdës dhe të Gjonomatit. Kjo e fundit u shndërrua nga grekët në stallë kuajsh” (Prof.dr. Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949. Shtëpia Botuese GEER. Tiranë, 2002, f. 50-51). Mjafton ky fakt tepër domethënës, për të kuptuar thelbin antishqiptar të marrëveshjes prej skllavi që qeveria e Tiranës, e zhveshur nga çdolloj dinjiteti kombëtar, nënshkroi me qeverinë greke, e cila, në qëndrimin ndaj të ashtuquajturit Vorio-Epir, nuk i ka braktisur as edhe një grimë epshet shoviniste të Venizellosit, të Metaksait dhe të Zervës. Prandaj Ministria e Punëve të Jashtme të Tiranës, jo vetëm librin e sipërcituar të prof.dr.Beqir Metës, por edhe librin tjetër të tij me titull “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë” (Shtëpia Botuese Koçi. Tiranë, 2004) duhej t’i kishte si “biblat” e veta jo vetëm në tryezën ministrit, por edhe të çdo diplomati apo ambasadori që mbulon marrëdhëniet e Tiranës me Greqinë. Kushdo që mbaron së lexuari këto dy libra me vlera shkencore të jashtëzakonshme, përmes dokumenteve arkivore tepër të bollshme, bindet përfundimisht se shteti grek (që prej daljes së tij në skenë dhe sidomos pas platformës së vitit 1831 dhe Megaliidesë së vitit 1844, sipas të cilave Greqia duhej t’i trefishonte territoret e veta), ka qenë, është dhe do të jetë përherë një armik besnik i kombit shqiptar. Por thelbi i marrëveshjes së lartpërmendur është po aq komik sa edhe tragjik. Publicisti i mirënjohur, zoti Nuri Dragoi, në artikullin e tij me titull “Varrezat greke dhe politika shqiptare e nënshtrimit” (“Republika”, 21 nëntor 2001, f. 17) na bën me dije se ngritja e varrezës së ushtarëve agresorë grekë në Këlcyrë paska filluar që në pranverën e vitit 2005, pra, asokohe kur kryeministër ishte zoti Fatos Nano. Po kështu, me sa jemi në dijeni, edhe varreza tjetër e ushtarëve agresorë grekë në Gjirokastër qenka ngritur me kohë e me vakt. Kurse qeveria e zotit Berisha, pas pilafit, nënshkruan një marrëveshje qesharake për ndërtimin e tyre. Pikërisht ky fakt e nxjerr edhe më shumë në pah tragjikomedinë e qëndrimit prej plebeu të klasës politike të Tiranës në raportet e saj me orekset e shovinizmit grekomadh për greqizimin e butë të Shqipërisë së Jugut. Nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë zbulon lakuriq tradhtinë e interesave të larta kombëtare nga ana e klasës politike shqiptare. Pikërisht servilizmi i tanishëm i klasës politike të Tiranës para shtetit grek që tradicionalisht ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë një urrejtje të thekshme kundër kombit shqiptar, të kujton servilizmin e klasës politike komuniste që erdhi në pushtet në nëntor të vitit 1944. Më 28 shkurt të vitit 1946, “misioni amerikan (që asokohe ndodhej në Shqipëri - E.Y.) lajmëronte Vashingtonin se në Shqipëri jo vetëm ishte vendosur një regjim komunist, por veçoria e saj ishte se këtu frenat e pushtetit i kishte marrë në dorë një klikë komuniste pa moral,.. se një grup i paskrupull pas një tjetri ka marrë fuqinë në dorë dhe është shitur te ndonjë fuqi e jashtme” (po aty, f. 482). Fakti që klasa e pamoralshme komuniste e Tiranës, shumë kohë para se të vinte në pushtet në vitin 1944 dhe deri në përmbysjen e saj në dhjetor të vitit 1990, ishte vënë tërësisht në shërbim të shovinizmit serbomadh, zbulonte një të vërtetë tragjike që misioni amerikan ia bënte me dije Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pak kohë para se të largohej nga Shqipëria. Kësisoj, klasa e sotme politike e Tiranës, e pamoralshme gjithashtu, në vazhdën e tradhtisë së interesave kombëtare nga ana e etërve të saj, tashmë e ka bërë edhe më të pasur arsenalin e kësaj tradhtie, duke e varur veten jo vetëm në gozhdën e shovinizmit serbomadh, por edhe në atë të shovinizmit grekomadh, të agait të ri, pas qerres së të cilit e lidhi Shqipërinë në fillim të viteve ’90, duke i lejuar edhe vetes të tërhiqet zvarrë para tij në mënyrën më vetëposhtëruese. Për ta argumentuar tradhtinë e interesave kombëtare nga ana e saj, le të ndalemi në disa fakte konkrete. Së pari, qeveria greke ka mbajtur qëndrime të diferencuara, raciste, ndaj emigrantëve shqiptarë, duke i diskriminuar, keqtrajtuar dhe poshtëruar, kurse qeveritë shqiptare, të çdo ngjyre qofshin, kanë bërë thjesht të paditurin. Së dyti, shteti shovinist grek ka vrarë sa e sa të rinj shqiptarë, që nga kufiri e deri në rrugët e qyteteve greke, por qeveritë shqiptare s’kanë kuturisur të protestojnë qoftë edhe një herë të vetme. Së treti, anije greke kanë ndotur me zift ujërat e bregdetit jonian të Shqipërisë pikërisht në periudhën më të nxehtë të turizmit, por Tirana zyrtare nuk ka reaguar fare ndaj një veprimi të tillë të poshtër. Së katërti, shteti shovinist grek ka përzënë nga Greqia me qindra emigrantë shqiptarë, duke mos lejuar tërheqjen e depozitave të tyre nga bankat greke, por Tirana zyrtare s’doli në mbrojtje të tyre as edhe një herë të vetme. Shteti shovinist grek ka pas organizuar sa e sa herë operacione fashiste, të quajtura “operacionet fshesa”, kundër emigrantëve shqiptarë, duke i përzënë ata në mënyrë demonstrative dhe duke i pasqyruar gjërësisht në mjetet e komunikimit pamor dhe të shkruar, por qeveritë shqiptare, për turpin e tyre, kanë bërë sikur s’kanë vënë re asgjë, pa u skuqur fare madje as para opinionit publik ndërkombëtar. Po ashtu, autoritetet shoviniste greke, në zhegun e verës dhe në palcën e dimrit, kanë bllokuar qëllimisht kalimin e kufirit për hyrjen ose daljen e emigrantëve tanë në pikat doganore të Kakavijës dhe të Kapshticës, duke i lënë këta me ditë të tëra në mëshirën e vapës apo të acarit. Por qeveritë shqiptare, në të gjitha këto raste, janë shtirur shurdhmemece. Së pesti, për vite e vite me radhë, qeveritë shqiptare kanë lejuar që shovinizmi grekomadh të hidhte në dorë monopolin e komunikimit përmes telefonisë së lëvizshme, çka bëri që dy kompanitë greke AMC dhe VODAFONE t’u rrjepin shqiptarëve të gjorë nga shtatë palë lëkurë. Fakti që çmimet që kishin vendosur këto dy kompani ishin nga 400 deri në 700% më të larta se në vendet e rajonit tonë, dëshmon për derexhenë ku e kishte katandisur veten klasa politike shqiptare. Në muajin qershor të vitit 2006 mësuam se “Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT) kishte arritur në përfundimin se të ardhurat që marrin kompanitë telefonike celulare AMC dhe VODAFONE nga paketa e tarifimit me kontratë në Shqipëri, janë më të lartat që ato mund të marrin nga gjithë Evropa. Në një raport, dorëzuar komisionit hetimor për telefoninë, ERT-ja theksonte se nga një abonent i vetëm me kontratë kompanitë celulare të sipërpërmendura arrijnë të marrin afërsisht 2500 euro në vit…” (“Gazeta Shqiptare”, 22 qershor 2006, f. 7). Po kjo gazetë e së njëjtës datë njoftonte se celularët në Shqipëri janë një mijë herë më të shtrenjtë se në Irak, kurse në numrin e saj të datës 23 qershor lexuam se milionerët e Luksemburgut i paskan celularët 600% më të lirë se ne. Veç kësaj, qeveritë shqiptare kanë lejuar që kompanitë greke të telefonisë së lëvizshme, kapitalin e tyre financiar ta investojnë në Greqi dhe jo në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Prandaj, “Gazeta Shqiptare”, me të drejtë, në numrin e saj të datës 4 qershor 2006, njoftonte lexuesit se kompania celulare AMC, në vitin 2005 kishte deklaruar në bilancin e saj se “ka dhënë kredi për një shifër marramendëse prej 6 miliardë e 115 milionë lekë të reja, e barabartë me mbi 50 milionë euro, sikur të ishte bankë dhe jo një kompani telefonie celulare”. Dhe këtë shumë kolosale kompania AMC ia paska lëshuar kompanisë mëmë COSMOTE në Greqi. Ndërkohë që kompania në fjalë këtë mal me para ia dorëzonte në formë kredie kompanisë mëmë COSMOTE, ajo, siç bëhej e ditur nga “Gazeta Shqiptare” (23 qershor 2006), duke filluar nga viti 2001, nuk u paskej paguar institucioneve tatimore të shtetit shqiptar një detyrim të majmë që arrinte në shumën deri në 7 milionë dollarë. Po pse kanë heshtur qeveritë shqiptare para një skandali të tillë financiar të kompanisë greke AMC? Kanë heshtur sepse kjo kompani, me kapitalin gjigant financiar që zotëron, ka arritur të futë në thes jo vetëm krejt institucionet financiare të Tiranës, por edhe krejt klasën politike shqiptare. Kësisoj, paratë e shqiptarëve të thjeshtë që nxirren me aq djersë dhe gjak, shkojnë për pasurimin e shtetit shovinist grek. Në këtë mënyrë, dy kompanitë greke të telefonisë së lëvizshme përbëjnë krahun financiar të shovinizmit grekomadh në Shqipëri, krah ky që është vënë në shërbim të krahut politik të këtij shovinizmi që përfaqësohet nga kisha shoviniste greke dhe kreu i këtij shovinizmi në Tiranë, Anastas Janullatosi. Së gjashti, qeveritë shqiptare kanë lejuar që importi i naftës - i gjakut të ekonomisë së vendit - të jetë monopol i kompanive greke, të cilat, pavarësisht se çmimi i naftës në tregun botëror, nga 147 zbriti deri në 50 dollarë për fuçi, çmimet i mbajnë pothuajse të pandryshuara. Kësisoj, çmimet shumë të larta në tregun e karburanteve po u rrjepin shqiptarëve edhe shtatë palë lëkurë të tjera. Gjatë muajve të verës, kur ndodhesha për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur çmimi i naftës për fuçi arriti në kuota maksimale, në tregun e karburanteve një gallon shitej me 3, 50 - 3, 70 e deri me 3, 94 dollarë (për dijeninë e lexuesve, një gallon është baras me 3, 8 litra). Tani që çmimi i naftës ka zbritur afërsisht deri në 50 dollarë për fuçi, u interesova të mësoja se si kishin lëvizur çmimet në tregun e karburanteve në SHBA. Dhe të djelën, më 23 nëntor, përmes një telefonate nga Minnesota, mora vesh se një gallon karburant kishte zbritur deri në 1, 69 dollarë. Domosdo, atje ku ka një shtet me të vërtetë ligjor dhe një klasë politike për së mbari, nuk mund të ndodhë ndryshe. Qeveritë e Tiranës që kanë lejuar krijimin e monopoleve greke në ekonominë shqiptare dhe që kanë soditur me moskokëçarje varfërimin e qytetarëve të vet përmes grabitjeve të egra që u bëjnë kompanitë greke, kanë kryer aktin më të lartë të tradhtise kombëtare. Së shtati, klasa politike shqiptare mbajti një qëndrim mospërfillës ndaj zhvarrimeve në Kosinë, çka ishte një poshtërim që u bëhej eshtrave të bashkatdhetarëve të saj nga ana e shovinizmit grekomadh, nga kreu i këtij shovinizmi në Shqipëri, Anastas Janullatosi, dhe nga kisha shoviniste greke. Ky qëndrim shpërfillës nxiti orekset e kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit grekomadh për blerjen e eshtrave të shqiptarëve të vdekur dhe shndërrimin e tyre në eshtra ushtarësh agresorë grekë për ndërtimin e varrezave dhe të memorialeve të tyre. Kësisoj, klasa politike shqiptare, me mospërfilljen e saj, siç më thoshte para ca ditësh një miku im i nderuar nacionalist, u bë nismëtare e krijimit të trafikut të eshtrave të shqiptarëve të vdekur me kishën shoviniste greke dhe shtetin shovinist grek, për mbulimin paskëtaj të krejt territorit të Shqipërisë së Jugut me varreza të ushtarëve agresorë grekë. Unë mendoj se aksioni i Janullatosit për shndërrimin e eshtrave të qytetarëve të vdekur shqiptarë në eshtra ushtarësh agresorë grekë, së bashku me ndërtimin e kishave me simbolikë greke në territorin e Shqipërisë së Jugut, përbën arritjen më të madhe në misionin që atij i ka ngarkuar në Shqipëri shteti shovinist grek, shërbimi sekret grek dhe kisha shoviniste greke. Këto arritje shovinisti Janullatos nuk do të mund t’i shënonte dot pa futur në thes qeveritë shqiptare dhe krejt klasën politike shqiptare, të cilat kanë kryer një akt të lartë tradhtie kombëtare. Së teti, qeveritë shqiptare lejuan uzurpimin e kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare nga ana e Anastas Janullatosit, duke shkelur rëndë amanetin e Fan Nolit, farkëtuesit të pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, dhe Statutin e saj, sipas të cilit kryepeshkopi i saj duhet të jetë me gjak shqiptari. Kisha Ortodokse Shqiptare është pasuri shpirtërore e mbarë kombit shqiptar dhe nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë që posti i kreut të saj të ndotej nga një përfaqësues i një kishe shoviniste, siç është kisha greke, Anastas Janullatosi, të cilin shqiptaro-amerikani, zoti Gary Kokalari, e ka quajtur kolonel të shërbimit sekret grek. Së nënti, në vazhdën e qëndrimeve tradhtare ndaj interesave kombëtare, qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare heshtën kur lakeu i shovinizmit grekomadh, Bollanoja, kërkoi fillimisht që Himara të shpallej zonë minoriteti, heshtën kur ai kërkoi autonomi, heshtën kur ai kërkoi shkëputje deri në pavarësi. Nuk e di se çfarë do të bëjë klasa politike shqiptare kur Bollanoja të ngrejë postbllok në Qafë të Llogarasë dhe në Urën e Borshit dhe të kërkojë vizë për të hyrë në territorin e Bashkisë së Himarës. Në kërkesat e veta Bollanoja, ky bastard me prejardhje shqiptare denbabaden, përherë ka manifestuar një entusiasmo crescente në shërbim të shovinizmit grekomadh, por qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare kanë heshtur në një mënyrë skandaloze. Së fundi, qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare i kanë vënë kapakun e heshtjes së madhe çështjes çame. Sipas zotit Berisha, çështja çame na qenka një çështje thjesht teknike. Jo, ore zoti Berisha, çështja çame ka qenë, është dhe do të jetë përherë, deri në zgjidhjen e saj përfundimtare, një çështje madhore me rëndësi kombëtare. Dikur, në konferencën e radhës për shtyp të muajit nëntor 1996, zoti Berisha deklaroi se Kosovës duhet t’i rikthehet autonomia se ashtu donte Evropa, ndryshe s’ka se si veprohet. Por dy vjet më vonë filloi të dilte në skenë UÇK-ja, e cila deklaratën e Berishës e zhvlerësoi një herë e mirë. Domosdo, klasa politike e Tiranës, në qëndrimin ndaj çështjes kombëtare shqiptare, nuk mund të lëvizë dot absolutisht nga piketat e klasës komuniste të Enver Hoxhës, i cili çështjen e Kosovës nuk e shtroi për zgjidhje qoftë edhe një herë të vetme në ndonjë forum ndërkombëtar. Pikëpamja e Berishës se çështja çame u dashka zgjidhur me rrugë teknike, i vjen shumë në osh shovinizmit grekomadh, sepse kjo do të thotë që ajo të arkivohet një herë e përgjithmonë. Në qoftë se qeveritë shqiptare dhe mbarë klasa politike shqiptare, me këto lëshime të rënda që i kanë bërë shtetit shovinist grek në dëm të interesave tona kombëtare, kërkojnë që t’i marrin atij këmbën e dorën për të firmosur hyrjen tonë në NATO apo Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, për t’u mburrur paskëtaj para elektoratit për të siguruar votat, është mirë që ato të mësojnë nga përvoja e një shteti të vogël, siç është Maqedonia, e cila ia pëplasi në fytyrë Athinës zyrtare kërkesën për ndërrimin e emrit dhe e paditi në Gjykatën e Strasburgut, paçka se hyrja e saj në NATO mund të shtyhet edhe për pesë vjet të tjera. Ato, po ashtu, duhet të mësojnë edhe nga përvoja e marrëdhënieve me shtetin grek. Kur në vitin 1994, autoritetet shqiptare arrestuan pesë spiunë grekë, Athina ngriti më këmbë mbarë Greqinë, krejt opinionin ndërkombëtar, deri edhe Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse qeveritë shqiptare dhe krejt klasa politike shqiptare s’bëjnë asgjë për mbrojtjen e të drejtave më minimale të bashkëkombasve tanë në Greqi. Mendoj se të dyja palët (edhe klasa politike shqiptare, edhe shovinizmi grekomadh) duhet të nxjerrin mësime nga forca e mbijetesës së kombit shqiptar. Klasa politike shqiptare dhe sidomos krerët e saj duhet ta kenë të qartë se tradhtia e interesave kombëtare nuk të çon larg. Sado të përpiqet ajo, duke i bërë çfarëdolloj lëshimesh shovinizmit grekomadh, duke ia servirur madje edhe krejt Shqipërinë në tabaka, atë s’ka për ta bërë dot kurrë mik. Mirë është që krerët e politikës shqiptare dhe pasuesit e tyre ta kthjellojnë trurin, duke mësuar përmendësh fjalët e ish-ministrit të SHBA në Tiranë Charles C. Hart, që kryesonte shoqatën e “Miqve Amerikanë të Shqipërisë”. Në një artikull me nota të ashpra kundër shovinizmit grekomadh, në gazetën “Vashington Post” të datës 30 shtator 1943, ai, ndër të tjera, shkruante: “Armiqësia që ushqejnë grekët ndaj Shqipërisë nuk është më e vogël se ajo që ushqente Hitleri ndaj Artur Roenit, kur ai e zgjoi në mesnatë për t’ia hedhur trutë në erë” (Citohet sipas librit të sipërpërmendur të prof.dr. Beqir Metës, f. 451). Këto fjalë është mirë t’i ngulisin në kokë edhe njerëzit e kallëpit të Bashkim Zenelit, të cilëve autoritetet greke u kanë vënë në gjoks edhe ca lilkodekorata. Me siguri, për merita në shërbim të shovinizmit grekomadh dhe në dëm të Shqipërisë. Çuditërisht, kur është fjala për braktisjen e interesave kombëtare që u përmendën më lart, mbarë klasa politike shqiptare radhitet “në rresht për një”, është unike, vepron si me komandë, ndërsa kur këto interesa duhen mbrojtur me vendosmërinë më të madhe, asaj i ikën zëri dhe i ngec pështyma në fyt. Shkrimtari moralist francez Laroshfuko (La Rochefoucauld - 1613-1680), në veprën e vet me titull “Maksima”, të botuar në vitin 1665, në formë aforistike, u përcjell lexuesve përfundimet filozofike të vëzhgimeve të veta rreth natyrës së karakterit njerëzor. Në njërën nga maksimat e tij thuhet: “Tradhtitë, të shumtën e herës, kryhen jo sipas një qëllimi të paramenduar, por për shkak të dobësisë së karakterit të njeriut”. Etja e tmerrshme për pushtet njeriut ia dobëson së tepërmi forcën e karakterit. Pikërisht një etje e tillë e karakterizon klasën politike shqiptare, prandaj edhe maksima e Laroshfukosë asaj i shkon për shtat bukur mirë. Por edhe shovinizmi grekomadh duhet të nxjerrë mësime. Mbi territoret shqiptare, që nga lashtësia e deri në mesin e shek.XX, siç shkruan Ago Agaj në librin e vet me titull “Lufta e Vlorës” (Kanada, 1960) janë dyndur 26 valë armiqësh të llojllojshëm, që nga barbarët e deri në pushtimet fashiste. Megjithatë, kombi shqiptar ka pas manifestuar një forcë mbijetese të jashtëzakonshme dhe nuk qe e mundur që të asimilohej prej akujt. Shovinizmi grekomadh, me grabitjen që po i bën popullit shqiptar me mënyrat e përmendura më lart, kërkon që ta heq zvarrë mbas vetes, me synimin që të mos e lejojë asnjëherë që të ngrihet më këmbë. E gënjen mendja. Jam i bindur se shqiptarët do të ngrihen më këmbë dhe një ditë të bukur do ta kenë shtetin e tyre të unifikuar kombëtar në krejt trojet e tyre etnike. Dhe atëherë do të vijë në pushtet një tjetër klasë politike, me dinjitet të lartë kombëtar, e cila, urtë e butë, do t’i kërkojë Athinës zyrtare t’i tërheqë drejt Greqisë ato të ashtuquajturat eshtra ushtarësh grekë, sepse ata në nëntor-dhjetor 1940 hynë në territorin shqiptar si agresorë, duke kryer krime që nuk i patën kryer as fashistët italianë dhe as nazistët gjermanë kundër objekteve të kultit në vendin tone. Në të kundërt, ato ka rrezik që të përfundojnë në ujërat e Vjosës dhe të Drinos, bashkë me kryqet e pushtimit të butë të Shqipërisë. Veç kësaj, shovinizmi grekomadh dhe krahu i tij politik - kisha shoviniste greke - është mirë të mos harrojnë se, ashtu siç e kam përmendur dikur edhe në një tjetër artikull, Çamërinë vazhdojnë ta mbajnë në brez, si një minë me sahat.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 19:26:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015