Rajoni i Kukesit........... Qarku i Kukësit ndodhet në pjesën - TopicsExpress



          

Rajoni i Kukesit........... Qarku i Kukësit ndodhet në pjesën veri-lindore të vendit. Qarku kufizohet në anën e tij lindore me Maedoninë dhe Kosovën, në veri me Malin e Zi, në perëndim me qarqet Shkoder dhe Lezhe dhe në jug meQarkun e Dibrës. Kukesi karakterizohet nga modele terreni të vështira. Lartësia mesatare e qarkut është e 680 metra mbi nivelin e detit. 41% e popullsisë jeton në zonat e maleve të ulët (mes 301 dhe 500 metra) dhe pjesa tjetër në zonat malore dhe ato me lartësi mesatare (501-800m). Qarku është shumë i pasur në mjedise ujore dhe burime hidrike. Aty bëhet grumbullimi i të gjitha rrjedhave dhe lumejve që derdhen në Lumin Drin, që nga Liqenet e Prespës dhe Pogradecit, Bjeshkët e Namuna e deri tek bashkimi i Lumit Drin me Lumin Buna. Liqeni i Fierzës është qendra e të gjitha rrjedhave dhe mjediseve ujore dhe shumë i përshtatshëm për rritjen e peshve të llojeve të ndryshme. Pasuritë ujore të rajonit përdoren edhe si burime energie. Rajoni është I pasur me minerale te shumta metalore (sidomos krom, dhe më pak Nikel-Silikat, Hekur Nikel e bakër) dhe jo metalore (kuarc, mermer). Lidhja me Tiranen bëhet nëpërmjet rrugës nacionale Kukes – Tirane, me gjatesi 144 km dhe pershkohet per 120 minuta. Me aeroportin e Rinasit rajoni lidhet me rrugën nacionale Kukes – Vore – Rinas, me gjatesi 124 km e cila pershkohet per 90 minuta. Distancat e rajonit nga portet kryesore të vendit, Durrës dhe Vlorë janë përkatësisht 160 km (135 min) dhe 291 km (300 min). Qarku ka akses në dy pika doganore; atë të Morinit nëpërmjet rrugës nacionale Kukes – Morin, me gjatesi 20.5 km dhe distancë kohore 20 minuta; dhe doganën Qafe Prush – rruga nacionale Kukes – Krume – Qafe Prush, me gjatesi 55 km e cila pershkohet per 90 minuta. Popullsia e rajonit sipas registrimit të fundit në tetor të 2011, rezulton të jetë 85,239 banorë.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 21:54:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015