Rama mban 88% të punonjësve, Metës merr 78% të - TopicsExpress



          

Rama mban 88% të punonjësve, Metës merr 78% të investimeve! Shqip/Ndarja e pushtetit sipas buxhetit dhe administratës, pesha e ministrave sipas funksioneve Edhe pse me 80% të peshës në qeveri, për deputetët që ka, PS do të kontrollojë 22% të investimeve “Investitori!” Haxhinasto - Do të mbulojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës (për LSI), me buxhet gati gjysmë miliard USD, më me peshë në qeveri Dy ditë pas prezantimit të qeverisë së re “Rama”, e cila pritet të nisë detyrën në fillim të muajit shtator, mund të themi se detyrat dhe funksionet e ndara mes dy forcave politike, PS dhe LSI, janë tepër interesante. Lëvizja Socialiste për Integrim siguroi 16 deputetë në zgjedhjet e qershorit, kurse Partia Socialiste mori 65 mandate, me një peshë në koalicion prej 80 për qind. Pavarësisht kësaj, duket se ministritë e LSI-së do të jenë “përcaktuese” në ecurinë e investimeve publike. Me pesë ministritë që ka në qeveri, bazuar mbi të dhënat e buxhetit të shtetit për vitin 2013, partia e Ilir Metës kontrollon rreth 78 për qind të investimeve publike. Nëse do të merrnim parasysh buxhetin e këtij viti, me vlerë 70 miliardë lekë, afro 47.4 miliardë lekë, ose 68 për qind e totalit do të kontrollohet nga Ministritë e Transportit, Infrastrukturës, Bujqësisë, Ujërave, Mjedisit, Drejtësisë dhe Integrimit. Në fakt, pesha kryesore e investimeve bie në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, e cila ka në varësi investimet në rrugë dhe do të drejtohet nga Edmond Haxhinasto. Ky ishte anëtar i kabinetit “Berisha” në mandatin e dytë, duke mbajtur poste kryesore, atë të zv/kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe më pas, atë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Për Haxhinaston, sfidat janë të mëdha, pasi do të menaxhojë një buxhet me peshë, ku zakonisht prek gjysmë miliard dollarë në vit, dhe ku 90 për qind e fondeve prokurohen. Post të rëndësishëm, jo vetëm për nga funksioni, por edhe nga menaxhimi i fondeve është ai i Drejtësisë, me 2.4 miliardë lekë investime (kryesisht, buxhet), por do të ketë edhe sektorë të tjerë dhe do të drejtohet nga Nasip Naço, edhe ky, pjesë i kabinetit “Berisha”, me postin e ministrit të Ekonomisë dhe Tregtisë. Po ashtu, është edhe Ministria e Bujqësisë, me afro 3 miliardë lekë investime, e cila do të drejtohet nga Edmond Panariti. Pra, nga totali i investimeve publike, që do të menaxhohen nga ministritë, të ndara mes PS dhe LSI, forca politike e Ramës do të “kontrollojë” rreth 22 për qind të prokurimeve, kurse pjesa tjetër i “takon” Ilir Metës. Sa i takon buxhetit në tërësi, ministritë e PS-së zotërojnë rreth 60 për qind të fondit, në raport me totalin, kurse në raport me të gjithë buxhetin e institucioneve, zë një peshë prej gati 50 për qind. Nëse LSI ka marrë sakaq investimet publike, duket se ministrat e Ramës do t’i “gëzohen” faktit të influencës te punonjësit e administratës publike. PS do të ketë 14 ministri dhe së bashku me administratën e kryeministrit, kanë ndikim tek afro 74 mijë punonjës ose 88 për qind, në raport me LSI-në, kundrejt totalit, prej 87.7 mijë (shifrat e punonjësve për 2013-n). Megjithatë, edhe pse të “varfër” në dukje sa i takon menaxhimit të investimeve publike, ministrat e Ramës do të menaxhojnë sektorë me rëndësi për ekonominë, siç janë Ekonomia, Tregtia, Energjetika dhe Financat. Duket se më fatlumi do të jetë Damian Gjiknuri, i cili do të menaxhojë Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë, institucioni ky që kontrollon burimet natyrore, rrjedhimisht kontratat koncesionare dhe pronën shtetërore, e cila edhe pse me buxhet të vogël, i falet fatit të vlerës së licencave në disa miliardë dollarë. Këto janë prognoza bazuar mbi buxhetin e këtij viti dhe sipas ndarjes së posteve në ministri, por duke pasur parasysh ndryshimet dhe ndarjet e ministrive, ende mbeten të paqarta detyrat e reja për secilin. Koncesionet Gjiknuri - Do të drejtojë Energjetikën dhe Industrisë (për PS), sektor që menaxhon burimet natyrore, koncesionet me vlerë disa miliarda USD Koka - Do të ketë Ministrinë e Mjedisit, me 1 miliard lekë investime, por disa herë më shumë ndikim në lejet që jep për licencat Beqaj - Ishte surprizë vendosja si ministër i Shëndetësisë, dikaster i cili prokuron (blen) mesatarisht çdo vit nga 20-22 miliardë lekë barna Cani - Merr postin e kreut të Financave, detyra më e vështirë, në kushtet e krizës, por më kryesori në firmosjen e çdo shpenzimi buxhetor Kodheli - Mund të etiketohet që tani si “gruaja e hekurt” e Ushtrisë, buxheti i së cilës, është rreth 20 miliardë lekë dhe me shumë prona Ahmetaj - Personi i “bizneseve” në PS do të mbajë postin e Sipërmarrjes Private, por mbetet e paqartë se cilat do të jenë detyrat konkrete. CL 77news.al
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 10:48:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015