Ramiz LUSHAJ TRI NGRICAT E VERëS QË RREZIKOJNË TA KTHEJNË NË - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ TRI NGRICAT E VERëS QË RREZIKOJNË TA KTHEJNË NË “SHTATORE” KOSOVËN 1. Teksa flitet me qetësi e shohim me shqetësim stërgjatje të përcaktimit të Statusit të Kosovës më vjen ndërmend thënia e një politikani të njohur britanik , që dy shekuj më parë perifrazonte se fejesat e gjata në nëntë të dhjetat e rasteve janë shkollë parapregaditëse e pabesisë bashkëshortore. Kosova, këndvështruar në këtë fokusim, është e dashuruar me të ardhmen e vet: me Pavarësinë e mohuar, të merituar, të premtuar e të vonuar, prandaj kjo shtyrje afatesh nga Këshilli i Sigurimit apo propozime e qëndrime nga disa të Mëdhenj të Botës, si Federata Ruse, më bëjnë të mendoj se mos po përgaditen pabesi në këtë dashuri legjitime. Ndodh si zakonisht që në kohën e pushimeve të verës diplomacia e politika botërore punon e heshtur, në diell e në hije…, veçanërisht kur kemi të bëjmë me raste të tilla unikale si Çështja e Kosovës që mbart “nxehtësinë”e alternativës së Pavarësisë së Mbikëqyryr Ahtisariane nga Prishtina e Beogradi deri në BE, NATO, Grupin e Kontaktit e në Këshillin e Sigurimit . Për më tepër kur kemi edhe “thatësirë” vendimmarrja… Në këto kushte e rrethana, në këtë “det” të dallgëzuar nga kjo çështje e globalizuar, nuk e paradijmë se çfarë mund të dalin në breg dhe në treg…“Ariu Polar Rus” pranverën e lirisë të Kosovës të fituar më 1999 nuk don as pas 5 rezolutave të njëpasnjëshme të Këshillit të Sigurimit që ta kurorëzojmë as në vjeshtën e vitit 2007 me Pavarësi, qoftë edhe të Mbikëqyryr..Putini i ka nxjerrë “putrat”, ndërsa Koshtunica don ta fusin në “koshin” e Serbisë Kosovën martire e vitale. 2. Në këto kushte çfarë duhet të bëjmë…? Përndryshe edhe sa kohë duhet pritur…? Sigurisht ne, Shqiptarët në Ballkan e kudo në Botë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë e për më tepër se sa kohë duhet pritur.Ne, nuk do të hyjmë në “shkollat parapërgaditëse të pabesive” e nuk do të presim në pafundësi afate kohore të tjera për të fituar statusin e Pavarësisë sipas Paketës së Ahtisarit. Nuk duhet pritur përtej shtatorit të vitit 2007. Nisur nga fakti se Këshilli i Sigurimit edhe pas 5 rezolutave nuk dha atë që pritej dhe nuk po e paradijmë saktësisht atë që mund të ndodhin…, atëherë mirëpresim nga 5 antarët e Grupit të Kontaktit për Kosovën si: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e Italia, që e kanë Kosovën ,përkatësisht në 5 zona sektoriale në administrim ushtarak e civil në kuadrin e UNMIK-ut e sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, të njohin Pavarësinë e Kosovës në mënyrë të njëanshme.Kosova nuk mund e nuk duhet të presin më tej: Ekipi i Unitetit duhet të sponsorizojnë një Rezolutë për në Kuvendin e Kosovës, me anë të cilës të shpallin Pavarësinë në fillim të shtatorit 2007.Mbledhja tradicionale, çdo shtator, e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duhet të na gjejnë me Pavarësinë e Kosovës të shpallur botërisht, nga vet Kosova dhe nga miqtë tanë të shumtë, që e bënë luftën në Kosovë, që e çuan çështjen e saj në Këshillin e Sigurimit, që e përkrahin Paketën e Ahtisarit… Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duhen vetëm 2/3 (e theksoj – dy të tretat) e 162 vendeve antare të OKB-së për të miratuar antarësimin e Kosovës me të drejta të plota në këtë oganizëm ndërkombëtar. Kjo do të thotë atë që do të ndodhin realisht: Kosova do të fitojnë Pavarësinë e Vet, për të cilën është e përgaditur dhe e vendosur, në çdo kohë, me çdo mjet e me çdo kusht. Në rast se në shtator nuk do të hedhin shtat në OKB Pavarësia e Kosovës atëherë nuk është as e papritur dhe as e pamundur që Kosova të kthehet në një “shtatore” të vogël për disa të Mëdhenj të Botës si Federata Ruse, që don të mbetet Kosova në kthetra të Serbisë, e cila, me çdo kusht e mjet, don të jetë e “Madhe” edhe me territore shqiptare. 3. Në epokat klasike pellazgjike e deri në fillimet iliro-dardane-epiriote,para 3-4 mijë vitesh, sipas dëshmive të kohërave, ne shtriheshim në një million kilometra katrore sipërfaqe tokësore, ku banonin, flisnin e jetonin paraardhesit tanë. Edhe para Krishtit e Muhametit, mbi njëmijë vjet para se Sllavët e Jugut të dyndeshin drejt Europës e të pushtonin e asimilonin hapësirat tona gjeopolitike, Kosova Dardane ka qënë shtet Sovran me një emër të madh- Mbretëria Dardane. Pra, ne, Shqiptarët iliro-dardan ishim ketu, në tokën tonë, në vendin tonë. Të tjerët, paraardhësit e Sllobodanit…, erdhën më vonë… Mbretëria Dardane, Kosova e sotme, ishte shtet lavdiplotë, edhe para se të krijoheshin shumë shtete të tjera të Ballkanit e Europës apo Botës së sotme.Kosova Dardane ka qënë formacion shtetëror politiko-shoqëror, para se eksploratorët e mëdhenj vikinge, arabe e kineze apo Kristofor Kolombi e Vasko De Gama të zbulonin pjesë të ndryshme të Globit, të hartës gjeopolitike të Botës së sotme. 4. Ne, Shqiptarët, ishim Këtu, në trojet Tona Etnike, Pellazgo-Iliro-Dardane-Epiriote, të lindur e rritur me rrënjë e degë, në këtë vend, në një shtrirje prej mbi 1 milionë kilometra katërore sipërfaqe tokësore, ndërsa, të Tjerët…erdhën më vonë, shumë më vonë, duke na i pushtuar, aneksuar, asimiluar, shfrytëzuar…, aqsa, sot, kemi mbetur në një territor vetëm me 100 mijë kilometra katërore e të ndarë në 7 pjesë: Republika e Shqipërisë, Kosova-Protektoriat Ndërkombëtar i OKB-së, Trevat Shqiptare në Maqedoni e ato në Malin e Zi, Çamëria në Greqi, Kosova Lindore (me tre komunat: Preshevë,Bujanovc e Medvegjë) dhe Krahina e Sanxhakut në Republikën e Serbisë. Ne nuk po kërkojmë të pamunderën: territoret tona etnike të para 2 mijë viteve, por as nuk mund të heshtim për Trevat Shqiptare Etnike të para 200 viteve, të paktën nga Kongresi i Berlinit më 1878 e deri në shek.XXI. Kjo edhe për një tjetër arsye: Rusët e Putinit po synojnë të rrëmbejnë hapësira në planetet e Galaktikës dhe po ngulin flamurin e tyre kombëtar edhe në thellësitë e ngrira të Arktikës… Serbët po synojnë të aneksojnë edhe Mitrovicën Veriore, të krijojnë enklavat e tyre serbe dhe të dërgojnë ushtrinë e tyre në Kosovë, që tash 8 vjet është Protektoriat ndërkombëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Një tjetër arsye përbën edhe fakti se 4 shtete të Ballkanit: Serbia, Greqia, Maqedonia e Mali i Zi, u bënë shtete të pavarura e antare të OKB-së duke përfshirë në territoret e tyre mbi 60 mijë kilometra katërore Treva Shqiptare, me popullsi etnike shqiptare. .Atëherë pse të mos jetë edhe Kosova, me 10.877 km2 sipërfaqe e 90 përqind të popullsisë shqiptare, Shtet i Pavarur e Sovran, shteti më i ri i Botës, pasi, para 2 mijë vitesh, Mbretëria e saj Dardane, ka qënë ndër shtetet më të vjetra të Globit. 5. Në kushtet e rrethanat kur po stërgjatet Statusi Final i Kosovës, kur po i kërkohen Kosovës copëtime territoriale ( përndryshe: aneksime) si me Mitrovicën Veriore, kur po ka zvarritje me Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni, kur nuk po iu jepen pronat e tyre çamëve në Greqi, kur Mali i Zi nuk po bën ende sa e si duhet për Shqiptarët në këtë vend, kur Serbia po heshtën për të Drejtat e Liritë më themelore të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, por edhe në Sanxhak, atëherë ne çfarë duhet të bëjmë:Kjo po na çon detyrimisht, Ne, Shqiptarëve, që në vend që të numërojmë 7 ditët e javës të jetës apo të 7 kontinentet e Botës, të fillojmë e të kërkojmë botërisht të 7 Trevat Shqiptare në Ballkan, të copëzuara e të aneksuara padrejtësisht nga fqinjët tanë në këta dy-tre shekujt e fundit. 6. Diçka është e qartë si drita e Diellit, se nuk mund të ketë rend të Ri Botëror në këtë Mijëvjeçarin e Tretë, duke pasë e mbajtë qëndrime të vjetra shovene ndaj Pavarësisë e Sovranitetit të Kosovës, siç po veprojnë Rusët në Moskë e serbët në Beograd. 7. Mund të shkrijnë dhe akujt në të dy polet e ngrira, në Arktikë e Antraktidë si pasojë e proçeseve natyrore, por nuk mund të shkrijnë terësisht akujt e “Luftës së Ftohtë” në hapësirat ndërkontinentale të Botës, në rast se mbahet një qëndrim i tillë “ngrirës” ndaj çështjes së Kosovës, ndaj Pavarësisë e sovranitetit të saj, siç po praktikojnë rusët e serbët me mediatimet e veprimet e tyre, biles edhe në këtë muaj të nxehtë të gushtit 2007. 8. Europa nuk mund të jetë tërësisht e bashkuar, në rast se i lenë Shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, një vend të pavarësuar e për më keq e më rëndë, të copëtuar apo të aneksuar nga Serbia. 9. Nuk mund të ecin përpara proceset e Globalizimit në kohën e sotme duke pasë procese regressive të aneksimit të Kosovës nga Serbia, qoftë edhe në një pjesë të territorit të saj gjeopolitik të njohur ndërkombëtarisht nga OKB, etj. 10. Ne-Shqiptarët kemi përgjegjësi historike para brezave e përballë kohës që të mos lejojmë që të “ngrijnë” Çështja e Statusit të Kosovës, që ndokush nga Moska apo nga Serbia apo vend tjeter të kërkojnë edhe në shek. XXI ta bëjnë Kosovën një “Shtatore” të historisë së sotme moderne. Për këtë është e nevojshme që “negociatat” 4 mujore të mos kthehen në “ngërçe” nga Serbët në Beograd apo nga Rusët në Moskë, në mënyrë që të përfitojnë kohë e terren për ta bërë Kosovën një “Shtatore” dhe të gjithë luftëtarët e Lirisë së saj në “krushq të ngrirë”. Tre herë në 3 muajt e fundit po ndodhin “ngrirje” të procesit të Statusit të Kosovës: E para, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga rreziku e rrisku i Vetos Ruse, që Çështjen ia kaloi Grupit të Kontaktit. E dyta, Grupi i Kontaktit (G-8), pasi e rishqyrtoi Çështjen e Statusit të Kosovës e rifuti në proçesin e negociatave Prishtinë- Beograd… E treta, procesi i këtyre negociatave, me mbikëqyrje sponsorizuese e relatuese nga Trojka e trekëndshit SHBA-BE-Rusi, po risjellë një tjetër “ngrirje” të padëshirueshme, të mundshme e të pritshme, por si vështirë të tejkalueshme… 11. Pastaj, Çështja e Kosovës, do të “vorbullohet” në negociatat Prishtinë-Beograd duke marrë apo ngrënë kohë, jo vetëm 120 ditë, sa ç’është caktuar afati i tyre nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ,por edhe më shumë, edhe më tepër.Atëherë çështja e Kosovës do të kalojnë tek Grupi i Kontaktit dhe, ky i fundit, do ta percjellin në Këshillin e Sigurimit. Kështuqë ky shtator 2007 rrezikon ta “ngrijnë” në një “shtatore” Kosovën, pasi kjo është ngrica e tretë në këtë kohë vere të nxehtë, me një vapë diplomatike të sjellë nga Moska e Beogradi apo ndokush tjetër.Po hyri Kosova në dimër me këto “ngrica” të njëpasnjëshme atëherë dihet se i rrezikohet pranvera e Lirisë, Pavarësisë e Sovranitetit… Tiranë, 23 gusht 2007
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 10:19:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015