Raporti: Dibra shkelje flagrante Në Qershor të vitit 2011 - TopicsExpress



          

Raporti: Dibra shkelje flagrante Në Qershor të vitit 2011 Departamenti Antikorrupsion në Kryeministri dorëzoi raportin e hetimit mbi lëvizjet e personelit dhe shkeljet ligjore të konstatuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Raporti voluminoz trajton shkeljet për secilin punonjës të konstatuar me emër dhe mbiemër ndërsa shtysat për fillimin e këtij hetimi administrativ kanë ardhur nga vetë punonjësit e Drejtorisë së burgjeve. Kryeministri Berisha ka urdhëruar nisjen e kontrollit, ndërsa Kryekontrollori Iv Kaso, në finale të hetimit ka zbardhur një situatë tërësisht arbitrare në transferimet, largimet dhe emërimet e bëra nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gazmend Dibra. Më poshtë Shqiptarja ofron pjesë nga konkluzionet e raportit të hartuar nga kontrollorët e kryeministrit Berisha. PJESË NGA RAPORTI I GRUPIT KONTROLLOR TË KRYEMINISTRISË "Në përfundim të kontrollit të kryer me përzgjedhje lidhur me praktikat e lëvizjes dhe transferimi apo lëvizjet nga puna të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për periudhën 2008-2011 grupi i kontrollit ka konstatuar se në shumicën e rasteve lëvizja apo transferimi i punonjësve të DPB-së është bërë në kundërshtim me Kodin e Punës, ligjin "Për Policinë e Burgjeve". Gjithashtu rezulton se në tërësi lëvizjet, transferimet apo largimi nga puna gjatë këtyre viteve i punonjësve të Policisë së Burgjeve të jetë bërë në mënyrë kaotike, pa patur një plan të qartë mbi lëvizjet apo transferimet si dhe duke mos respektuar dispozitat ligjore të parashikuara në aktet e mësipërme. Në pjesën më të madhe të rasteve të kontrolluara sa më sipër, rezulton se transferimi apo lëvizja e këtyre punonjësve të jetë bërë vetëm mbi bazën e propozimit të Drejtorit të policisë, propozim i cili nuk shpjegon asgjë tjetër përveç refrenit: "për nevoja dhe interes të punës", pa argumente të tjera, pa procesverbal, pa asnjë relacion apo ndonjë dokument tjetër ku të kërkohet apo të motivohet lëvizja e këtij personeli si dhe pa patur më parë një vlerësim pune mbi performancën e këtyre punonjësve në punë. Gjithashtu nga kontrolli rezulton se në asnjë rast të lëvizjes apo transferimit të këtyre punonjësve nuk është marrë pëlqimi i tyre edhe pse në shumë raste lëvizjet janë bërë jashtë rrethit të Tiranës dhe në disa raste në rrethe të largëta si Korça Vlora etj. Po ashtu konstatohet se në të gjitha rastet pavarësisht nga lloji apo rëndësia e shkeljes së kryer apo konstatuar, janë propozuar dhe dhënë masa disiplinore të rënda duke mos përdorur si fillim masa të tjera më të lehta ndaj atyre punonjësve që kanë kryer një shkelje. Në nenin 36 të ligjit "Për Policinë e Burgjeve" përcaktohet se masa disiplinore duhet të jetë në përputhje me shkeljen e kryer dhe pasojat e saj duke specifikuar gjithashtu dhe llojet e masave konkrete që mund të jepen. Qëllimi i ligjëvënësit në përcaktimin e kësaj dispozite është fakti që punonjësi i cili kryen shkelje nuk duhet vetëm të ndëshkohet nëpërmjet dhënies së masës disiplinore por nëpërmjet këtij ndëshkimi që duhet të jetë gjithmonë në përputhje me natyrën e shkeljes duhet të ndërgjegjësohet për të mos kryer në të ardhmen shkelje të tillë. Aplikimi në çdo rast i masave ekstreme nuk ndikon në rolin që duhet të ketë vetë masa, atë të ndërgjegjësimit të punonjësit por e demotivon atë duke mos i shërbyer në këtë mënyrë institucionit shtetëror dhe as punonjësit. Nga kontrolli i ushtruar në lidhje me praktikat e mësipërme rezulton se në kundërshtim me përcaktimet e bëra në këtë rregullore procedura e lëvizjes, transferimit apo e largimit të punonjësve nuk ka marrë për bazë ndarjen që i ka bërë rregullorja shkeljeve të rënda dhe të lehta si dhe për më tepër rrethanat lehtësuese apo rënduese në të cilat është kryer shkelja. Gjithashtu nga kontrolli i kryer praktikave të mësipërme specifikojmë si flagrante të shkeljes së dispozitave ligjore dhe nënligjore rastin e punonjësit të DPB-së Simon Ulndreaj ku për rreth dy vite punë në institucionin e policisë së burgjeve rezulton të jetë lëvizur apo transferuar nga njëri rreth në tjetrin pesë herë. Lidhur me argumentin e paraqitur në observacionin(e hartuar nga DPB) se grupi i kontrollit i ka trajtuar të gjitha lëvizjet si masa disiplinore kur në fakt vetëm disa prej tyre janë të tilla dhe kur të gjitha këto lëvizje janë për shkaqe madhore të punës apo përshtatje të gradës së re me vendin e punës sqarojmë se vërtetë rezulton të jenë dhënë pak masa disiplinore në kuptim të ligjit, por shumica e transferimeve siç e kemi trajtuar më lart janë bërë të pambështetura apo të pabazuara në motive që kanë të bëjnë me eksperiencën e punës shkeljet e dokumentuara zyrtarisht janë bërë pa marrë paraprakisht një pëlqim të punonjësit pavarësisht se në shumë raste lëvizja apo transferimi është bërë shumë larg vendbanimit të punonjësit". - See more at: shqiptarja/skedat/2724/raporti-dibra-shkelje-flagrante-133101.html#sthash.mjTp5Tq0.dpuf
Posted on: Wed, 12 Jun 2013 13:55:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015