Reagim Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndjekur me - TopicsExpress



          

Reagim Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndjekur me kujdes të madh raportimet e medieve gjatë ditëve të fundit dhe në hapje të fushatës parazgjedhore. LDK-ja e çmon lart profesionalizmin e treguar nga pjesa më e madhe e medieve të shkruara dhe elektronike dhe konsideron se puna e medieve është tepër e rëndësishme edhe në procese si fushata parazgjedhore dhe zgjedhjet. LDK-ja shpreh keqardhjen për raportimet tendencioze, joprofesionale të gazetës “Kosova sot”, të cilat janë shndërruar në fushatë në dëm të LDK-së dhe në dobi të kundërshtarit politik të LDK-së. LDK-ja konsideron se botuesi i gazetës “Kosova sot” problemet me ligjin duhet t’i zgjidhë në procedurë legale dhe të mos tentojë të bëjë presion nëpërmjet raportimeve të pasakta dhe tendencioze. Mbi këtë bazë, LDK-ja do të ndjek të gjitha procedura ligjore për të denoncuar raportimet e pasakta, tendencioze dhe jokorrekte e gazetës “Kosova sot” dhe të portalit përkatës. LDK-ja mbetet e përkushtuar që të vijojë bashkëpunimin korrekt me mediumet e vendit. LDK-ja konsideron se raportimi i drejtë i medieve do ta ndihmojë në veçanti në këtë proces jetik për vendin tonë.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 18:45:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015