Reali blen Iscon e Malagas Isco vishet me të bardha. Reali i - TopicsExpress



          

Reali blen Iscon e Malagas Isco vishet me të bardha. Reali i Madridit dhe Malaga arritën një marrëveshje për transferimin e 21-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”. Kështu, pas shumë tentativave ku çdo gjë e bëri më të vështirë edhe futja në lojë e Manchester City-t, presidenti Perez arriti të finalizojë me sukses goditjen e tretë të sezonit pas Carvajal dhe Cesemiros. Bashkë me presidentin, drejt Malagas udhëtoi edhe drejtori i klubit, Jose Angel Sanchez, duke gjetur pikën e përbashkët me drejtorin e Malagas, Vicente Casado për shumën 30 milionë Euro. “Djaloshi i Artë” i vitit 2012 do të nënshkrajë një kontratë 5 vjeçare me klubin mbretëror, ndërsa transferimi do të zyrtarizohet gjatë ditëve të para të muajit korrik.Sipas gazetës “AS”, vetë lojtari nuk ka qenë i pranishëm në bisedime pasi aktualisht ndodhet në Ibiza për të kaluar pushimet pas një sezoni të gjatë që kulmoi me suksesin europian të Spanjës U-21 që u zhvillua në Izrael. Për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit, ishte Zinedine Zidane ai që këmbënguli, duke e shtyrë presidentin Perez të investonte për të sjellë në “Bernabeu” një prej të rinjve më premtues të futbollit spanjoll. Po sipas “AS”, një ndikim kryesor tek mesfushori kanë pasur edhe shokët e kombëtares shpresa, Morata, Carvajal e Nacho, të cilët e bindën të pranonte ofertën e Realit. Francisco Román Alarcón Suárez që është edhe emri i gjatë i lojtarit, u rrit në akademinë e të rinjve të Valencias dhe u transferua te Malaga në vitin 2011. Gjatë dy sezoneve në skuadrën e Pellegrinit ai luajti 69 ndeshje duke shënuar edhe 14 gola.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 21:44:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015