Riza Bej Zogolli Riza Bey Zogolli Djali i pare i Xhelal Pashë - TopicsExpress



          

Riza Bej Zogolli Riza Bey Zogolli Djali i pare i Xhelal Pashë Zogut, Riza Zogu, ishte një personalitet i shquar dhe shumë i edukuar. si para se të organizohej Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku u zgjodh me meritë Sekretar i saj, ashtu edhe më pas, Riza Zogu ishte dhe mbeti një atdhetar i flaktë për të drejtat e popullit shqiptar. Shtëpia e tij ishte gjithmonë e mbushur me atdhetarë dhe personalitete të shquar vendas e të huaj, të ardhur nga vendet europiane, pasi ata e vlerësonin shume mendimin dhe kontributin e tij dhe madje shumicën e veprimtarive dhe përgatitjeve për lëvizje në favor të autonomisë dhe pavarësisë bëhej në shtëpinë e tij dhe ideohej e financohej prej tij. Persa me siper ate e vrane bashke me te shoqen. Xhemal Pashë Zogolli Xhelal Pashë Zogu la pas si trashëgimtar legjitim Xhemal Pashë Zogun, babai i Mbretit Zog I. Xhemal Pasha, në vazhdën e paraardhësve, e qeverisi Matin me fisnikëri dhe shpirtmadhësinë karakteristike me të cilën ishte mbrujtur e që e kish trashëguar brez pas brezi nga paraardhësit mendjendritur të Familjes Zogolli. Xhemal Pasha, përveç bujarisë së rrallë, karakterit burrëror dhe impenjimit për ruajtjen e dokeve dhe traditave më të mira familjare e të trevës së Matit kishte arritur të formonte një kulturë të gjerë politike dhe administrative, aqsa arriti t’i imponohej jo vetëm Matit, por dhe Dibrës dhe pikërisht për këto cilësi të veçanta matjanët dhe dibranët ushqenin për të një simpati dhe dashuri të skajshme. Kujdesi i tij parësor ishte rritja dhe edukimi i djemve, por sidomos i djalit më të vogël Ahmetit, në mënyrën më të denjë për familjen e tij fisnike, si dhe brumosja e tyre me ndjenjat më të kulluara atdhetare. Asokohe Xhemal Pashë Zogu vazhdonte të ruante dhe konsolidonte traditën atdhetare të Familjes, duke përkrahur patriotët, dhe për këtë arsye shtëpia e tij ishte gjithmonë plot me miq dhe gëlonte si një fole e nacionalizmit. Ajo priste e përcillte jo vetëm atdhetarët shqiptarë, por edhe miq të huaj evropianë, që ishin të interesuar për pavarësinë dhe mëvetësinë e Shqipërisë. Xhemal Pasha Xhemal Pasha Pothuajse çdo propagandë dhe përgatitje e aksioneve politike atdhetare bëhej në sarajet e Zogollëve në Burgajet të Matit. Xhemal Pashë Zogu, në vitin 1903 përgatiti së bashku me mjaft nacionalistë shqiptarë një kryengritje për pavarësinë e Shqipërisë, dhe fillimisht veproi e u lidh me parinë e Dibrës, e cila e pranoi me kënaqësi propozimin shpëtimtar për kryengritje kundër pushtuesve osmanë. Për këtë arsye, me anë të Hoxhë Voglit, Xhemal Pasha u mundua të siguronte bashkëpunimin e disa krerëve në Manastir dhe Kërçovë, si dhe atë të Mareshalit të Ushtrisë turke Rexhep Pashë Matit, komandant ky i Ushtrisë Osmane në Libi dhe njëkohësisht Vali i Tarabulluz-Garbit. Si ndërlidhës me Rexhep Pashë Matin ishte Xhaferr Beg Breshtoni dhe gjithçka ishte organizuar në rregull dhe konform planit të kryengritjes, për të cilën pritej vetëm dita dhe ora e caktuar. Mareshali Rexhep Pashë Mati kishte kërkuar nga Porta e Lartë një autorizim për të zhvilluar një manovër detare dhe tokësore dhe më së fundi arriti të autorizohej për ta bërë këtë manovër. Asokohe ishte Xhafer beg Breshtani, i cili rrinte më së shumti në Burgajet, në shtëpinë e Xhemal Pashë Zogut dhe realizonte ndërlidhjem midis tij dhe Mareshalit Rexhep Pashë Mati në Libi. Te gjithë nacionalistët që asokohe u vunë në dijeni për kryengritjen, ndodheshin në Stamboll, Turqi. Dhe jo vetëm ata, por edhe shqiptarët nga Mirdita, Dukagjini, Shkodra, Elbasani, Korça, Tirana dhe vise të tjera kishin rënë dakord me organizimin dhe pjesëmarrjen në kryengritje. Pritej të caktohej vetëm afati i shpërthimit të saj nga ana e Rexhep Pashë Matit, me ç’rast ai do të zbarkonte në viset e Selanikut. Mareshali Rexhep Pashë Mati kishte bindjen se pas shpërthimit të kryengritjes dhe kalimit të Armatës së tij në anën e shqiptarëve nuk do të kishte ndonjë përleshje dhe konflikt ushtarak midis shqiptarëve dhe turqve, ngaqë ai mendonte se Qeveria dhe ushtria turke nuk ishin në gjendje të përballeshin dhe të përlesheshin ushtarakisht, pasi Armata e Rexhep Pashës ishte më e kompletuara ndër të gjitha armatat osmane. Rexhep Pasha ishte një ushtarak i shquar dhe me influencë në pjesën më të madhe të ushtrisë Osmane. Kjo përgatitje në interes të Shqipërisë ishte hartuar në një mënyrë të përkryer dhe asnjëherë më parë nga shqiptarët nuk ishte bërë ndonjë organizim i tillë i kryengritjes. Por në momentin kur të gjitha përgatitjet po merrnin fund dhe plani po merrte formën përfundimtare të ekzekutimit, për fatin e keq të Shqipërisë u bë një gabim i madh dhe i pavullnetshëm, siç ishte ai i lajmërimit të qeverisë greke, me mendimin se edhe ajo do t’i ndihmonte shqiptarët në fitoren e kryengritjes së tyre. Ky, sikundër e pohoi edhe Xhafer bej Breshtani, (i cili ishte ndërlidhësi) ishte gabimi më i madh dhe tragjik, pasi kryengritja dështoi ngaqë qeveria greke kishte vënë në dijeni hollësisht qeverinë Osmane, për kryengritjen. Në kundër-reagim Porta e Lartë mori masa të shpejta e të rrepta për zbulimin dhe eliminimin e personazheve drejtues që përgatitën këtë kryengritje. Zbulimi i kësaj kryengritjeje i demoralizoi në përgjithësi nacionalistët shqiptarë. Qeveria osmane i tërhoqi vëmendjen ashpërsisht Mareshalit Rexhep Pashë Matit dhe e urdhëroi të kthehej në Stamboll duke ndaluar rreptësisht edhe manovrën e parashikuar dhe miratuar. Rexhep Pasha nuk shkoi në Stamboll por u vendos në Libi, dhe menjëherë e filloi manovrën, sa kohë që kishte edhe përkrahjen e britanikëve. Fillimi i kësaj kryengritje ishte caktuar për në Qershor 1903, por pas zbulimit të saj Porta e Lartë filloi reprezalje të ashpra për ta shtypur me dhunë dhe gjak organizatën që përgatiti kryengritjen dhe filloi të ndiqte të gjithë nacionalistët pjesëmarrës si dhe celulat e organizatës. Një pjesë e madhe e nacionalistëve u kapën dhe u internuan në vende të ndryshme të Perandorisë Otomane. Ky gabim foshnjor dhe i paqëllimtë shkaktoi humbjen e kauzës së madhe në interes të pavarësimit të Shqipërisë. Paskëtaj Sulltan Hamidi e ftoi enkas Xhemal Pashë Zogun në Stamboll, por ai refuzoi të shkonte si “cjapi tek kasapi”, duke nxjerrë si justifikim sëmundjen. Gjithashtu Xhemal Pasha nuk dëshironte t’i zhgënjente nacionalistët, të siguronte për vete mëshirën e Sulltanit apo të braktiste nacionalistët që tashmë ishin vënë në një gjendje të vështirë pas zbulimit të kryengritjes, që synonte të detyronte Stambollin, sipas dokumenteve, për të pranuar parashtrimin e hapur dhe propozimet drejtuar posaçërisht Sulltan Hamidit, për njohjen dhe dhënien e autonomisë dhe më tej pavarësisë për Shqipërisë. Në atë kohë gjendja e administratës osmane ishte tejet e rënduar dhe situata politike në tërësi ishte shumë e ndërlikuar. Madje në Maqedoni asokohe zhvillohej një propagandë antiturke, europeiste dhe proballkanike. Vetëm Shqipëria kishte mbetur ende nën Perandorinë turke, por edhe shqiptarët tashmë kërkonin dhe ishin përgatitur për Autonominë, për ta thelluar dhe kurorëzuar më vonë me pavarësisnë përfundimtare nga Turqia. Xhemal Pashë Zogu, dukë marrë shkas nga sëmundja nuk shkoi në Stamboll, por të për ta pasur nën kontroll dhe për ta kushtëzuar në çdo lëvizje, turqit i kërkuan që të dërgonte pranë Portës së Lartë djalin e tij të vogël, Ahmetin “për të ndjekur studimet në Stamboll”, ndërkohë që Xhemal Pasha kishte vendosur ta dërgonte Ahmetin për studime në “Collegium Theresianum” në Vjenë të Austrisë, madje edhe ia kishte siguruar bursën dhe e kishte regjistruar atje. Këmbëngulja e Sulltan Hamidit e detyroi më së fundmi Xhemal Pashë Zogun ta dërgonte Ahmet Zogun në Stamboll, pasi nuk donte të bëhej shkak për shpërbërjen përfundimtare të organizimit të fshehtë të lëvizjes kombëtare, si edhe për eleminimin e mëtejshëm të atdhetarëve shqiptarë. Xhemal Pasha së bashku me nacionalistët e tjerë, për asnjë moment nuk hoqi dorë nga planet për përgatitjen e kryengritjes dhe arritjen me imponim të autonomisë së Shqipërisë. Brenda këtyre skemave të përpjekjeve të gjithanshme ishte edhe Mareshali Rexhep Pashë Mati, që vazhdonte të ushqente dhe mbështeste variantin e kryengritjes. Por fatkeqësisht Xhemal Pashë Zogu thuhet se pësoi një ftohje të rëndë dhe vdiq në tetor të vitit 1911, (ndonëse dyshohet se e kanë helmuar) në një moshë tepër të re, vetëm 44 vjeçare. Në momentin kur vdiq në sarajet e tij ishin tubuar mbi 1000 nacionalistë e shumë miq të tjerë europianë. Vdekja e parakohshme dhe e dyshimtë e Xhemal Pashë Zogut tronditi thellë nacionalistët shqiptarë si edhe miqtë e tij të huaj. Kjo humbje e madhe u vajtua nga mbarë Mati, Dibra, Mirdita dhe gjithë nacionalistët shqiptarë. NENA MBRETERESHE SADIJE TOPTANI The Queen Mother, Sadija Nëna Mbretëreshë Sadije Zogu - Toptani, lindi në Tiranë në vitin 1876. Ajo ishte bijë e njërës nga familjet më të fuqishme të Shqipërisë Qendrore, Toptanët e Tiranës. U martua me Xhemal Pashë Zogun në vitin 1891 dhe nga kjo martesë i lindën 7 fëmijë. Mbreti i mëvonshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogu, ishte fëmija i dytë dhe lindi më 8 tetor të vitit 1895. Nëna Mbretëreshë Sadije vdiq në Durrës më 24 nëntor të vitit 1934. Ceremonia e varrimit në nderim të Saj u zhvillua më 26 nëntor 1934 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. U varros në vendin e quajtur Kodra e Gështenjës, në krah të djathtë të rrugës aktuale automobilistike Tiranë – Elbasan, (në jug të Pallatit Mbretëror). Për t’u prehur në një varrezë të veçantë që synohej të bëhej familjare, u ble tokë me një sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë dhe mbi të u ndërtua një mausoleum që u projektua nga arkitekti i njohur Qemal Butka. Dyert e këtij mauzoleumi u hapën më 30 dhjetor 1935, me pjesëmarrjen e Mbretit Zog I, motrave të Tij princesha, kryeministrit të Shqipërisë, Mehdi Frashëri, etj., dhe më pas trupi i të ndjerës Nënës Mbretëreshë u vendos për t’u prehur përjetësisht në këtë varr-mauzoleum madhështor. Por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu pasi Mauzoleumi u demtuar me shpërthim tritoli të vënë enkas më 17 nëntor 1944 nga forcat komuniste të të ashtuquajturës Brigada e Parë, bash ditën kur këto forca pushtuan qytetin e Tiranës. Pas këtij viti rrënojat e mauzoleumit kanë mbetur të paprekura, ndërsa varri i Mbretëreshës Sadije ekziston i pacënuar edhe sot e kësaj dite. Princi Xhelal Bey Zogu 1881 – 1944 (Vellai I Mbretit Zogu) Prince Xhelal Zogu, was the elder brother of King Zog Prince Xhelal Zogu, was the elder brother of King Zog I diplomuar ne drejtesi ne Universitetin Darusafaka të Stambollit, ai kishte shërbyer disa vjet si avokat i përgjithshëm para se të kthehej në Shqipëri, ku u zgjodh tre herë Anëtar i Parlamentit (në 1924 dhe 1928 të Dibrës dhe 1925-1928 i Kosovës). Ai braktisi politikën pas shpalljes së Monarkisë. U bashkua me reformën agrare që bëri Mbreti Zog dhe dhuroi spontanisht një numër të madh tokash të veta. Ai ishte shumë popullor në zonën e Matit për bujarinë, mikpritjen që ishte e njohur nga të gjithë, por vecanerisht nga më të varferit . Ai emigroi bashkë me Familjen Mbretërore në 1939 dhe u vendos në Stamboll, ku u ritakua me miqtë e vjetër të fakultetit si dhe me familjen e xhaxhait te tij Zia Pashe Zogolli, qe ishte vendosur në Ankara. Djali i Xhelalit, Skender Zogu, eshte krytari i senatit te Legalitetit. Xhelal vdiq më 26 shkurt 1944 dhe u varros ne varrezat e Ferikoy Mezarligi. Tati Esad Murad Kryeziu, Prince of Kosova: Prince Tati of Kosova Bibliografia 1. Zogu the First king of the Albanians, By: Christo A.Dako 1937 2. Shenime historike nga jeta dhe Evepra e NMT Zog I Mbreti I Shqiptareve, By Kristo Dako 3. Nga notimet e Zogut I Mbreti I Shqiptareve By Hysen Selmani, Shtator 2008 4. 10 vjet Mbretni 1928-1938 1 Shtator 1938 Dr. Zoi Xoxa
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 22:39:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015