Ronaldo mbetet i qetë në lidhje me situatën e tij kontraktuale - TopicsExpress



          

Ronaldo mbetet i qetë në lidhje me situatën e tij kontraktuale në Santiago Bernabeu dhe është i lumtur se si po shkojnë gjërat për të te Reali. Edhe pse klubi merenges dhe ylli portugez ende nuk kanë finalizuar rinovimin e kontratës së tij Ronaldo insiston se ai nuk është aspak i shqetësuar. 28 vjecari së shpejti pritet të nënshkruajë rinovimin deri në verën e vitit 2018 që pritet ta bëjë atë lojtarin më të paguar në La Liga duke ja kaluar në këtë aspekt edhe rivalit të tij të madh Lionel Messi. Reali i Madridit synon që të finalizojë nënshkrimin me Gareth Bale nga Totenham para se të kompletojë rinovimin e Ronaldos që i merr gjërat me qetësi. “Rinovimi i kontratës nuk është dicka që më shqetëson për momentin. Unë kam ende disa vjet në kontratën time aktuale. Këto janë gjëra që zhvillohen në mënyrë natyrale dhe herët a vonë do të ketë qartësi. Gjërat po shkojnë mirë dhe situata kontraktuale nuk është një problem për mua, unë jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë punët. Nuk është se po vjen fundi i botës”. Ronaldo u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit kur u transferua nga Mancester United te Reali për shumën e 94 milionë eurove në verën e vitit 2009 dhe që atëherë është shndërruar në një lider te Los Blancos.
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 20:43:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015