Rrumpalla shqiptare/ Nuk sosin lajmet që të bëjnë të vësh - TopicsExpress



          

Rrumpalla shqiptare/ Nuk sosin lajmet që të bëjnë të vësh duart në kokë. Në Elbasan, një adoleshent qëlloi me thikën e bukës të ëmën e tij pas një debati. Policia arrestoi 15- vjeçarin D.K, ndërsa bën me dije se krimi erdhi pas një debati për lekët e lotos. Djali luante shpesh në baste sportive dhe i kërkonte mamasë lekët. Por kur ajo kundërshtoi, mes tyre u ndez një debat që përfundoi kur djaloshi i nguli thikën në bark nënës 38- vjeçare. Kur policia arrestoi adoleshentin, ai ishte duke qarë. Për fat të mirë nëna e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë një 10- vjeçar, i cili po luante me shokët e tij në fshatin Zhupan të Fierit, u plagos nga një plumb qorr. Për fat fëmija e mori plumbin në këmbën e majtë. Policia dyshon se plumbi ka ardhur nga qitjet e realizuara në një ceremoni dasme. P.S: Dy efektivë policie u arrestuan në Mallakastër, pasi akuzohen se kanë vjedhur dy pistoleta në komisariat. Të arrestuarit janë Ermal Topçija dhe Hekuran Zenelaj.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 10:38:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015