Rubrika e nates ! Jam nje djale nga nje qyteti i Shqiperise se - TopicsExpress



          

Rubrika e nates ! Jam nje djale nga nje qyteti i Shqiperise se mesme. Historia ime nisi rreth 2 vjet me pare kur u njoha me nje vajze te cilen nuk kam deshire tja permend emrin. Para dy vjetesh une kethehem nga emigrimi perfundimisht per ne Atdhe ku njihem me nje vajze te bukur dhe mjafte terheqese, cdo gje lindi ne menyre spontane. Brenda pak ditesh u njohem dhe filluan flirtet, gjithcka shkoi sic e kishim planifikuar. Mirpo une jam nje djale qe historite me vajzat i kam pasur te shumta dhe ne lidhjet e mija shpesh krijoheshin konflikte pershkak te personave te 3 te cilet futeshin ne mes. Por kete here ndodh e kunderta isha une ai qe i prisha rregullat e nje lidhjeje dhe mbas 1 muaji gjeja justifikime vetem per tu zene dhe per te ftohur mardheniet me kete vajzen per shkak se une kisha filluar te shihesha me nje ish te dashuren time qe pretendoja se "e doja" dhe nga ky shkak doja me doemos te largohesha nga ajo por nuk dija dhe ne te njejten kohe nuk doja per arsye se une isha koshient qe dashurine dhe perkushtimin qe merja prej te dashures aktuale nuk do ta kisha nga ajo "kapricoja ime" do ta quaja une vajzen te cilen me beri te prish kete mardhenie. Kaluan 2 muaj dhe une me kete vajzen u ndame ne mes shume konfliktesh dhe "historirash" shumica goje te liga. Vendosa te ndahesha. Vajza e cila u fut ne mes nesh nuk ishte shkaku i vetem i perfundimit te lidhjes tone por le te themi qe ajo ishte shkendija e pare dhe 1 nga faktoret kryesore te rrenimit te gjithckaje, kishte edhe faktore te tjere te cilet mua me shtyne te largoja nje vajze qe vertet me donte . Filluan te dalin histori te shumta ne lidhje me vajza te tjera dhe me jeten time private gje te cilat shumica ishin trillime te perpunuara nga persona ne afersi te vajzes vetem e vetem per te na ndar. Gjithsesi u ndame dhe mbas disa kohesh une kethehem serisht tek vajza dhe ajo me fal gjithcka per hir te ndjenjave te cilat ende ishin gjall tek ajo. Por sic cdo here une nuk ndihesha komplet me kete vajze dhe sic ja nisi ashtu edhe mbaroj kjo lidhje. Ajo akoma ndjente per mua sa cdo her qe me shihte drridheshe dhe e mernin emocionet, mirpo me kohen ndjenjat u ftohen dhe ajo filloj te bente zgjedhjet e saj dhe une i pranoj per arsye se fajet nga ana e vajzes ishin te pakta per te mos thene pa faj. Kaluan kohe dhe tashme u bene dy vjet, une e shikoj rralle kete vajze dhe filloj te mendoj vertet per te shkuaren tone dhe sakaq kam filluar te ndjej dicka nuk di si ta quaj po me mire po e emertoj me emrin "Pelqim te tepruar" nje ndjen paksa e cuditshme dhe ne te njejten kohe absurde kur mendoj qe isha une ai qe e largova. Sa here qe e shikoje ate vajze shikimet tona gershetohen dhe me lene te kuptoj qe ne syte e vajzes ka shume ndjenje por ne te njejten kohe frike se mos historia perseritet dhe gjithmon i shmangemi njeri tjetrit. Nuk e di por une realisht jam penduar sepse kam hedhur poshte nje vajze me ndjenja te pasterta e cila kishte ndertuar endrrat e saj duke u bazuar tek nje kollon e kristalte. E verteta eshte se ajo eshte nga te paktat vajza qe ne distanc relativisht te shkurter kohore me ka bere te kthjellohem dhe te mendoj se gjerat e bukura dhe se dashuria mund te linde ne menyre krejt te papritur gati gati ne limitet e harreses kethehen kujtimet dhe fillon te ndjesh aq teper sa te mendosh pjesen me te madhe te dites vetem per gabimet qe ke bere ne ate periudhe dhe sesi ti riparosh. Dua te shtoj se kjo vajze pavarsisht te gjithave me ka goditur me personalitetin dhe menyren sesi ka ditur te administroje cdo dhimbje dhe cdo situat te cilen ne ne ato pak kohe ndodheshim bashke. Ne fillim ishte nje nga personat me te rendesishem per mua por sic permenda faktoret me siper edhe sjellja "adoleshencore" e vajzes nga dashuria me beri te shkoi ne kokluzionin final. Kerkoj keshilla te sinqerta sepse vertet jam penduar dhe tashme e vetmja gje qe dua eshte te rikthehem dhe te ndreq cdo gabim adoleshencor timin, gjej tek ajo vajze ate plusin qe me duhet per tu bere vertet ai njeriu komplet qe kam dashur gjithmone te jem... Nuk pranohen ofendimet vetem keshilla te velfshme.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 09:04:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015