Rubrika e nates ! Pershendetje. Jam 22 vjec. Ne moshen 17 vjecare - TopicsExpress



          

Rubrika e nates ! Pershendetje. Jam 22 vjec. Ne moshen 17 vjecare kam patur nje lidhje qe zgjati per 2 vite. E doja partnerin tim dhe me donte shume. Per shkaqe te ndryshme u ndame le te themi per fajin tim, asgje e rende por thjesht kaprico e teka te moshes te cilat sillnin mosmarreveshje. Gjate dy viteve i kerkova falje, tentova te riktheheshim por pa dobi, edhe pse isha e sigurt se me donte sepse e shfaqte dukshem. Me kalimin e kohes dashuria filloi te venitej nga ana ime derisa nuk ndjeja me asgje per te. Ne kete pike ndihesha e gatshme te filloja nje marredhenie te re me nje person te mrekullueshem, te cilin e dua dhe me do shume. Kjo lidhje u kurorezua me fejese dhe jam shume e lumtur. Problemi qendron ketu. Ish i dashuri im nuk mund ta pranoje kete fakt dhe kete gje e shpreh vazhdimisht ne shume menyra. Pretendon se une kam vepruar pabesisht dhe ia kam punuar pas shpine por kjo gje nuk eshte e vertete pasi une kam filluar te ndjej per te fejuarin 2 vite pas ndarjes me te. Nuk me ka bezdisur asnjehere mua personalisht por me bezdis fakti se te tjeret (pasi kemi edhe shoqeri te perbashket) me bejne mua fajtore pasi ai luan rolin e viktimes. Dua te di nga ju se cfare pretendon ish i dashuri me sjelljen e tij. Faleminderit
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 22:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015