Rëndësia e të kërkuarit mbrojtje tek Allahu në mëngjes – - TopicsExpress



          

Rëndësia e të kërkuarit mbrojtje tek Allahu në mëngjes – Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani September 1, 2013 4:44 am ⋅ EsSelefusSalih Rëndësia e të kërkuarit mbrojtje tek Allahu në mëngjes -Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani- bismillah Është obligim mbi çdo musliman, -së pari si vepër adhurimi (për Allahun) dhe së dyti si trajtim mjekësor për veten e tij- të kërkojë mbrojtje tek Allahu -‘Azze ue Xhel- me ato fjalë të cilët janë saktësisht të transmetuara nga i Dërguari -’alejhis-selam-, ku ai (muslimani) ose të thotë: “بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهو السميع العليم” Bismil-laahil-ledhi la jedurr-rru me’a ismihij shej’un fil errdi ue laa fis-semeei, ue hues-semij’ul-‘alijm Me emrin e Allahut, (emër) me të cilin asgjë nuk dëmtohet as në tokë e as në qiej, dhe Ai është Dëgjuesi i gjithçkaje, i Gjithëdituri. Ose të thotë: “أعوذ بكلمات الله التامة من شر ما خلق” E’uudhu bi kelimeetil-laahit-taam-maati min sherr-rri mee khalek Kërkoj mbrojtje me Fjalët Perfekte të Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar. Atëherë asgjë nuk e dëmton atë (personin që i thotë këto lutje) në atë ditë. Këtë hadith e ka trasmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, po ashtu autorët e Suneneve në Sunenet e tyre, me anë të Eban ibn ‘Uthman ibn ‘Affan. ‘Uthman ibn ‘Affan (siç dihet) është më i njohur se zjarri në majën e malit.[1] Njëri nga Khalifët e Drejtë-udhëzuar, khalifi i tretë. Djali i tij, Ebani, është nga Tabi’inët e besueshëm dhe një nga bartësit e shquar të haditheve (hafiz hadithesh) në mesin e tyre. Njëherë, ai ishte i ulur në një mexhlis kur e transmetoi këtë hadith (d.m.th hadithin që kush e thotë du’anë e mësipërme asgjë nuk e dëmton atë ditë), dhe një nga të pranishmit në mexhlis e shikoi atë (Ebanin) me një shikim që kishte domethënie. Muhaddithi Eban e kuptoi (qëllimin e shikimit të tij), ngaqë Muhaddithi Eban e kishte dorën e paralizuar. Pra, (siç thashë) Ebani e kuptoi çfarë kishte për qëllim ai personi që e shikoi atë në një mënyrë të veçantë [me kuptimin që; ti po e transmeton këtë hadith por çfarë t’i paska ndodh dorës tënde atëherë?!] Kështu Ebani i tha atij: “O biri im …” – dhe kuptimi i asaj çfarë ai (Ebani) tha ishte – “… kur caktimi (Kaderi i Allahut) vjen, asgjë tjetër nuk mund ta ndalojë atë. Unë harrova të kërkoj mbrojte tek Allahu me këtë du’a atë ditë, kështu që u sprovova më këtë paralizë.” Për këtë arsye duhet që çdo musliman ta bëjë praktikë të tijën dhe rregull (që ta thotë këto du’a), kështu që të jetë e pamundur t’i harrojë (ato), vetëm nëse harron të ha dhe të pi në rast kur ai ka nevoje urgjente për ushqim apo pije, gjë që nuk është e mundur (të ndodh). Në këtë mënyrë ai duhet të jetë i kujdesur që të kërkojë mbrojtje (tek Allahu) me lutje të tilla si kjo. Ama, kur ndodh ajo që është për të ndodhur (Caktimi i Allahut), atëherë nuk mund ta largojë askush përveç Allahut. Fusnota: [1]. Shënim: Kjo është një proverbë arabe për të treguar se sa e famshme dhe e njohur është diçka. Si shenjë e bujarisë të tyre, arabët ndiznin një zjarr në maje të një mali në mënyrë që ndonjë mysafir i mundshëm ta shikontë nga larg, dhe kështu të vinin e të hanin ushqimin e tyre. Një zjarr i tillë mund të shikohej me lehtësi nga çdokush dhe kështu u bëntë tepër i famshëm. Burimi: youtube/watch?v=NEr9LUkYUDw Përktheu: Emin Shkodrani
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 08:45:34 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015