SA DINAMIT KA QEVERIA - TopicsExpress



          

SA DINAMIT KA QEVERIA RAMA? Kryeministri Rama, ndoshta me të drejtë është i tronditur se qeveria Berisha ia la arkën e shtetit bosh. Është i tronditur për borxhet, deri banale të qeverisë për drekat e darkat, duke shpenzuar pa karar nga taksat e popullit. Shpërdorimi i pasurisë, në prag të humbjes së pushtetit, deri duke boshatisur rezervat e shtetit në ushqime si groshë, makarona, sheqer e oriz, përbën rastin më tragjiko-komik të një pushteti që në qoftë ashtu, votuesit presin drejtësinë të bjerë mbi hajdutët. Në këtë pamje të errët, interesantë është fakti që këto ditë qeveria Rama po tregon me fakte se Shqipëria ka sa të duash dinamit. Afro 300 kilogram u perdorën vetëm për shëmbjen e një pallati në Vlorë dhe normalisht do duhen me mijra ton dinamit derisa të rrëzohet çdo banesë e ndërtuar në oborre shkollash, në luliushte, në qëndra qytetesh apo me më shumë kate se e ka leja e ndërtimit. Zëra të mekur thonë se në Qarkun e Shkodrës, ish ministri i Mbrojtjes Arben Imami, nuk ka lënë dinamit, pasi ka shitur si Shtëpinë e Ushtarakëve, si reparte, madje edhe tunele, por qeveria Rama, duket se ka patur ca të besuar në Vlorë për të fshehur ca dinamit për shëmbjet. Përmbyllja e fushatës elektorale SHKODËR-VLORË, ku helikopteri levizi disa herë sa andej këtej, duket se ka qënë prologu i një aksioni të studiuar. Tashmë, meqë Shkodra ka shitë çdo gjë ushtarake, helikopterët mund të fluturojnë nga Vlora në Shkodër për dinamitin që duhet për shëmbjet gjigandëve të betonit e xhamit në vënde publike dhe me shumë kate mbi lejen. Gjithsesi, mirë do ishte, të paktën për transparencë që qeveria Rama të deklaronte sa dinamit i la qeveria Berisha.
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 15:42:42 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015