SA DO TE NA KUSHTOJE PARLAMENTI DHE QEVERIA E RE ? Neser mblidhet - TopicsExpress



          

SA DO TE NA KUSHTOJE PARLAMENTI DHE QEVERIA E RE ? Neser mblidhet parlamenti i ri i dale nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ky do te jete parlamenti me i kushtueshem ne gjithe historine e demokracise. U votua per 140 deputete por do te paguhen 160 sepse kryetari i PS donte te kishte dhe 20 te tjere plus, duke shtuar ministrat. Nje deputet i kushton shqiptareve jo me pak se 2 milion leke ne muaj, 24 milion ne vit (25.000 dollare) dhe ne 4 vjet minimumi 100.000 USD. Vetem nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit te PS parlamenti do te kushtoje 2 milion USD me shume. A JANE DAKORD QYTETARET SHQIPTARE TE PAGUAJNE 2 MILION USD ME SHUME RROGA, PER PARLAMENTIN? A JANE PYETUR ATA? Shpenzimet e kesaj qeverie nuk perfundojne me kaq; Plot 5 ministri me shume te cilat sigurisht ata qe votuan nuk i dinin ne 23 qershor. Nuk do te shpenzohen parate e Edi Rames por te shqiptareve. Ai premtoi ti pyeste per cdo vendim. A jane dakord qytetaret shqiptare qe Rama te kete nje ministri te tere per te komunikuar me parlamentin edhe pse e ka 10 m larg zyres se tij?! Po qe te kete nje minister shteti, thuaj se keta 18 te tjeret nuk jane per shtetin. Tre ministra per kulturen, sportin e turizimin e tjera cudi te sforcuara nga uria per torte. KY NUK ESHTE INTERES I QYTETAREVE DHE AS USHTRIMI PUSHTETIT PREJ TYRE POR NJE HARAC I LARTE, I TEPERT, I PANEVOJSHEM, QE DUHET PAGUAR PER QEVERINE ME TE MADHE NE HISTORI DHE PARLAMENTIN ME TE SHTRENJTE, NE KOHEN KUR TE GJITHE QEVERITE E VENDEVE TE ZHVILLUARA PO I SHKURTOJNE SHPENZIMET! KETE DONIN SHQIPTARET?!!!
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 08:03:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015