SENTENCË Lypsari i botës s`ka emër. Nga orakuj të - TopicsExpress



          

SENTENCË Lypsari i botës s`ka emër. Nga orakuj të përmbysur, zgjohen agimeve të mykura si një shtojcë gazetash jorgane, mbi qyrravitje metrosh të plakura. Ata se njohin Danten, Bodlerin, Nerudën, Niçen. Me këmbanën e fundit djajtë pështyjnë tokën, me kafka honesh ku hëna, vetmitare buzëqesh fateve të shtira, mbi territje hapash, gota të zbrazura jargaviten trotuareve, si Sfinkse të gjorë rërash të kalbura. Torba të grisura, me thërime të ngordhura enden në shekullin që predikon urrejtjen. O Zot! Ata se njohin klonimin, Nasan, Bushin, Ananin, Prodin, Sadamin apo Bin La Denin, por, zvarriten skajshmërisht për mëshirë, si milingonat shekullore. Qeveritë shkojnë e vijnë. Në samite presidentësh, OKB-ja, shurron pelenat e ngrira të lumuzinave, manjakë havjaresh, uiski, stuardjeskash, recepsionistesh lakuriqe. Shekulli, shtrydh kockat e qelbosura, në pllaja orizoresh, me shkretëira pagane eskimezësh. Shekulli, zgjohet i shenjtëruar pa pagëzim sërish. Dhe mjerimi zgjat duart çdo ditë. O shekull! Kjo sentecë e pambarimtë ndoshta. pret Zotin vetë.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 20:40:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015