SHQIPTARET !!!! MOS VALLE JEMI POPULL I MALLKUAR??? DETAJET - TopicsExpress



          

SHQIPTARET !!!! MOS VALLE JEMI POPULL I MALLKUAR??? DETAJET EKSKLUZIVE: Zbardhet e plotë masakra në plazhi, pas ngacmimit të 18-vjeçares! “Si e ke emrin në Facebook të bëhemi shok se qenke shumë e mirë”. Këto ishin ngacmimet e pesë djemve nga Fieri drejtuar një 18-vjeçareje që më pas u bënë shkak për vrasjen e tre personave në plazhin e Kalasë në Vlorë. 18-vjeçarja ndodhej ditën e diel në plazh bashkë me motrën e saj 23-vjeçare. Ato i shoqëronte vëllai Leo Osmanaj, 23 vjeç, çdo ditë në plazh me makinë në mëngjes dhe i merrte pasdite. Burime nga grupi hetimor kanë zbardhur ngjarjen dhe tregojnë për agjencinë e lajmeve noa.al se ditën e dielën Leo ka telefonuar motrën e vogël që të bëheshin gati për tu ngjitur tek shkallët e plazhit privat ku ato ndodheshin pasi po shkonte t’i merrte. “Hajde zbrit tek shezllonet se këtu pranë nesh janë pesë djem nga Fieri të cilët më kanë ngacmuar gjithë kohës” mësohet t’i ketë thënë 18-vjeçarja vëllait të saj. Menjëherë ai i shoqëruar nga shoku i tij Delin Hajdaraj kanë shkuar menjëherë në plazh. Leo është afruar tek shezlonet ku është përleshur me pesë fierakët në prani të dy motrave të tij. Sipas policisë e cila ka rindërtuar ngjarjen, Hajdaraj ndodhej tek shkallët e plazhit privat me automati në dorë në momentin që ka qëlluar në drejtim të pesë fierakëve. Këta të fundit arritën të shihnin të riun e armatosur dhe u shtrinë menjëherë duke u shpëtuar plumbave të cilët depërtuan mbi tre të pafajshëm duke u shkaktuar vdekjen. Në këtë moment Leo dhe dy motrat e tij ndodheshin tek shkallët pranë autorit. Pasi ka çuar me makinë motrat në shtëpi Leo është larguar për tu shpëtuar prangave por u kap pas mesnatës nga forcat e policisë të cilat kishin zbardhur ngjarjen. Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes Delin Hajdaraj. Policia fillimisht deklaroi se objektivi i ngjarjes ishte viktima nga Fieri Sokol Isufaj. Policia e Vlorës tha pasditen e së hënës se në lidhje me masakrën e plazhit në Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur një grup i posacëm hetimor me Specialistët më të mirë të Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Departamentit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe janë kryer veprime operacionale në terren me mbështetjen e Forcave Speciale FNSH Fier, dhe Repartit RENEA Tiranë. Pas një pune hetimore intensive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ndodhja e ngjarjes të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: Leo Luan Osmeni, vjec 18, banues në Vlorë, person me precedent penal, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të castit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit Serdi Bajlozi, 17 vjec dhe Sokol Isufaj 34 vjec, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qënë objekt i sulmit kriminal. Gjithashtu policia tha se grupi hetimor ka siguruar provat të pakundërshtueshme shkencore në lidhje me autorësinë e këtij krimi, prova të cilat janë sekuestruar nga policia dhe janë të patjetërsueshme. Policia tha se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal. Gjatë masakrës së djeshme, plumbat e një automatiku Kallashnikov u morën jetën tre personave, Sokol Isufajt, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit, 53 vjeçe, e cila ishte kthyer nga Gjermania për pushime dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, i cili ndodhej në Vlorë për pushime tek halla bashkë me motrën e tij. Asnjëri prej tre viktimave nuk ka qënë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por janë gjendur rastësisht pranë.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 19:56:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015