SI TA PËRMIRËSONI MIRQENIEN MENDORETë gjithë ne rritemi me ide - TopicsExpress



          

SI TA PËRMIRËSONI MIRQENIEN MENDORETë gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nukmund t’i shohin gjërat pikërisht në tënjëjtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë.Kjo broshurë shpjegon çka i mban njerëzit mirë me mendje, pse disa njerëz kanë shqetësime mendore dhe çka mund të veproni për të përmirësuar mirëqenien mendore. Po ashtu sugjeron si të kujdeseni për dikë me probleme shëndetësore mendore përderisa kujdeseni për nevojat tuaja.Çka mendojmë me shëndet të mirë mendor?Shëndet i mirë mendor nuk është diçka që ju keni por është ajo që bëni. Që të jeni me shëndet të mirë mendor ju duhet ta vlerësoni dhe pranoni vetveten. Kjo do të thotë që:*.Ju respektoni dhe kujdeseni për veten tuaj. Ju e doni vetën, nuk e urreni. Ju kujdeseni për shëndetin tuaj fizik.*.Hani mirë,flini mirë, ushtroni dhe bëni kënaqësi.*.E parashihni vetën si person me vlerë sipas drejtës tuaj. Nuk keni nevojë ta meritoni të drejtën e ekzistencës. Ju ekzistoni, prandaj keni të drejtë për ekzistim.*.Gjykoni veten sipas standardeve tëarsyeshme. Mos e detyroni veten me qëllim të pamundshme, si për shembull “Unë duhet të jem i përsosur në çdo veprim”, dhe mose dënoni vetën nëse nuk ia arrini.Nëse ju nuk e pranoni dhe vlerësoni vetën, gjithmonë do të frikësoheni se njerëzit tjerë nuk ju pranojnë. Që t’i ndaloni njerëzit të shohin se sa të papranueshëm jeni, ju shkëputeni nga ata, kështu që mbeteni gjithmonë të frikësuar dhe të vetmuar. Nëse ju e vlerësoni vetën nuk pritni për mospranimin e njerëzve tjerë. Nuk frikësoheni nga njerëzit e tjerë. Ju mund të jeni mendje hapur kështu që të kënaqenime marrëdhënie të mira njerëzore. Nëse e pranoni dhe e vlerësoni vetveten, ju jeni në gjendje të ndjeheni të qetë dhe të kënaqeni pa ndjenjë faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini që pa marrë parasysh sa e vështirë është situata juaj, ju mund ta përballoni. Si e parashohim vetën është e rëndësishme për çdo vendim të marrë.Njerëzit të cilët e pranojnë dhe vlerësojnë vetveten e përballojnë jetën.Pse disa persona pasojnë shqetësime mentale dhe të tjerët jo?Ne vuajmë nga shqetësimet mentale, nëse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë vetën. Këto mendime zakonisht vijnë qysh nga fëmijëria kur ne kemi vendosur se nuk jemi tëmirë dhe të papranueshëm, përndryshe familja jonë nuk do të na kishte trajtuar në atë mënyrë. Kjoe bën shumë të vështirë për ne t’i përballojmë vështirësitë dhe fatkeqësitë që hasim.Të gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nukmund t’i shohin gjërat pikërisht në tënjëjtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë.Nëse ne rritemi duke besuar se botaështë ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumë kur mësojmë se gjërat nuk janë ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mëparshme kanë qenë të gabueshme.Kurdo që hasim në fatkeqësi të papritur, kur ndodhin mosmarrëveshje serioze ne zbulojmë se jeta jonë nuk është ajo çka kemi menduar por çka jeta është në të vërtet. Si shumë amerikan ndoshta ne kemi menduarse jeta është e sigurt dhe e qetë, dhepastaj kemi pësuar sulm nga terroristët. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmë jetën me një person të veçantë, por ky personshkon nga ne, apo vdes. Ndoshta nejemi rritur duke besuar se nëse sillemi mirë asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prapëseprapë ndodh.Kurdo që kuptojmë se kemi bërë gabim të madh, ne fillojmë të dyshojmë për çdo vendim që kemi marrë. Atëherë fillojmë të ndjehemi shumë të dobët. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatërruar, copëtuar, duke u zhdukur. Nëse ne e vlerësojmë dhe pranojmë vetveten, ne kemi siguri në vetën tonë edhe nëse jemi të frikësuar ne e sigurojmë vetën se kjo ndjenjë do të kalojë dhe se mund t’i përballojmë vështirësitë dhe çfarëdo që vjen. Nëse ne nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe nuk ndjehemi pozitiv atëherë pason ndjenja e shkatërrimit personal.Ne ndjehemi të fshirë dhe të zhdukur si pikë e ujit në oqean. Kjo na bënë shumë të tmerruar.Çdoherë kur frikësohemi se do të shkatërrohemi, ne duhet të gjejmë mbrojtje për ta mbajtur vetën. Sa më keq që ndjehemi për vetën më vështirë e kemi të gjejmë mbrojtje.Mënyrat e mbrojtjes përfshijnë:*.dëmtimin e trupit tonë duke shkaktuar plagë ose duke mos ngrënë,*.fajësimi i vetës dhe depresioni,*.duke gjetur shkakun e frikës tonë në rrethin tone dhe të frikohemi tëdalim jashtë,*.duke bërë punë më shumë e më shumë,*.duke u mbyllur në botën tonë të brendshme dhe duke heq dorë gjejmë kuptim për botën rreth nesh si njerëzit tjerë.Si zëvendësim, së shpejti pa vetëdije gjejmë një mbrojtje se si e shohim vetveten dhe botën tonë. Për shembull nëse ne jemi të mësuar ta fajësojmë vetveten për çdo gjë që shkon keq, ju e fajësoni vetveten për atë fatkeqësi që ndodhë.A është shqetësimi mendor i pashmangshëm?Shqetësimet mendore nuk ndodhin çdoherë. Megjithatë, nëse ne nuk e vlerësojmë dhe pranojmë veten kjo do të siguron shqetësim mendor kur jeta është e vështirë. Nëse ne ndjehemi pozitiv për veten tonë dhe nëse e humbin dikë, do të ndjehemi të pikëlluar por jo në depresion. Kur dikush na trajton keqne ndjehemi të zemëruar por jo fajtor që jemi të zemëruar. Kur diçkaose dikush na kërcënohet, ne frikësohemi por jo të shkatërrohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmë vetveten. Shkaktarëte shqetësimeve mendore nuk janë humbja, skamja,sëmundja ose njerëzit që na trajtojnë keq. Është mënyra se si e interpretojmë humbjen, skamjen, sëmundjen ose faktin se si njerëzit tjerë na trajtojnë keq.Duke i interpretuar gjërat në mënyrë që e bënë vuajtjen të pashmangshme shumë njerëz heqindorë nga vetvetja. Nëse ne e shohimveten si të keq dhe të papranuar dhebesojmë që jetojmë në “një botë” kutë mirat shpërblehen dhe të këqijat dënohen atëherë, kur ndodhë ndonjë fatkeqësi ne e interpretojmë këtë si dënim për të këqijat tona. Nëse e shohim vetveten si të parëndësishëm dhe të pavlefshëm kur na ndodhë ndonjë gjë e lumtur ne i themi vetvetes “unë nuk duhet të jem e lumtur”. Nëse frikësohemi nga njerëzit tjerë dhe ata na trajtojnë keq, ndjehemi se ne nuk kemi të drejtë ta mbrojmë vetveten. Kur ne ndjehemi të shëmtuar dhe të padashur ne kemi nevojë të madhe për njerëz përreth nesh, ne e fshehim zemërimin. Kur i lejojmë njerëzit e tjerë të shkelin sepse nuk mund ta tregojmë dëshpërimin nga frika që ata do të na pranojnë. Nëse ne besojmë se është e pamundshme t’i ndalojmë zhgënjimet dhe çdo gjë të keqësohetne nuk veprojmë asgjë ta përmirësojmë jetën tonë. Atëherë vuajmë.Disa njerëz i fajësojnë gjenet ose yjet për mizerjen e tyre, në ketë mënyrë duket se ata nuk janë përgjegjës se çka ndodhë me ata. Mizerjen e pacientëve disa mjek dëshirojnë t’i fajësojnë disa gjene të pazbuluara ose ndryshime biokimike. Kjo ndodhë sepse këta mjek ndjehen më të sigurt me interpretime mjekësore sesa interpretime psikologjike.Megjithatë edhe pse kohë shumë e gjatë, të holla dhe përpjekje për të gjetur shkaqe në gjene dhe ndryshime biokimike për çrregullimet mendore, asnjë nuk është zbuluar deri tani.Niveli i serotonitNë trurin e njerëzve që janë në depresion janë gjetur ndryshime në nivelin e serotonit. Nuk është e saktë të themi se shkaku i depresionit shkaktohet nga kemikalet e panivelizuara në tru. Në qoftë se ndonjë ilaç e bën personin të ndjehet më mirë kjo s’të thotë që shkaku i shqetësimit ishte mungesa e këtij ilaçi. Fakti që aspirina e shëron kokëdhembjen kjo s’do të thotë që kokëdhembja është shkaktuar për shkak të mungesës aspirinës.GjenetShpesh mendohet së studimet e bëra tregojnë që depresioni është trashëgues. Por analizimi i këtyre studimeve ende e lenë këtë si pyetje të hapur. Ne marrim shumë gjëra nga prindërit tonë por shumicën e këtyre e marrim sepse mësohem nga ata. Nee mësojmë mënyrën e të menduarit nga familja gjë që mund të na bëjë shqetësime. Nëse nëna është vazhdimisht e frikësuar dhe pesimiste, fëmija i saj me siguri mund të rritet me besim që bota është vend i tmerrshëm kështu që fëmija bëhet i frikësuar dhe pesimist.Nëse ndjehem mentalisht i thyer, çka mund të më ndihmojë?Pranoni se mund të ndryshoni. Askush nuk mbetet i njëjtë, kështu që ndryshoni për të mirë. Ndryshimi më i madh që mund ta bëni është ta pranoni dhe vlerësoni vetveten. Nëse e kaloni shumicën e jetës tuaj duke besuar se ju jeni të papranueshëm dhe me pak vlerë është vështirë të ndryshoheni sepse të gjitha idetë dhe mënyrat e sjelljeve bazohen në atë besim. Qëllimi është që t’ i thoni vetvetes: “Unë nuk e vlerësoj veten shumë por tash e mbas unë do të sillem si shoku/qja më e mirë për vetveten. Unë do sillem mirë ndaj vetvetes, kujdesem për vetveten dhenuk do ta kritikojë ose ulë poshtë veten time”. Duke u sjell me vetën si shoku/qja më e ngushtë, kjo do të jubëjë shokun/qen më të mirë të vetës. Ju duhet të jeni të kujdesshëmse si flitni me vetën. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. I shkruani gjërat që ju lëndojnë, gjërat kritike që ju thotë zëri juaj dhe pastaj mendoni për t’i thënë vetës gjëra më të dashura dhe inkurajuese.Për shembull, nëse kur ju duhet të bëni diçka dhe i thoni vetes se do të dështoni. Ju me siguri do të dështoni. Çfarëdo që bëni gjithmonëbëhet lëmsh.. I shkruani këto diku dhe përskaj shkruani: Ju do të mundoheni të bëni diçka sa më mirëqë mundeni. Nuk është me rëndësi nëse nuk e bëni atë punë në mënyrëtë përsosur, sepse kur bëni gabime, gjë e mirë është që ju mësoni prej gabimeve. Filloni të praktikoni t’i thoni vetës këto dhe gjëra tjera inkurajuese.Pyetni veten se në çka bazoheni kur supozoni idetë e juaja. A është e vërtet që çdokush në botë ju urren, apo çfarëdo që keni bërë, ekeni bërë keq? A është vërtet që çdo gjë e keqe që ju ndodh është dënim i asaj që ju jeni të lige? Shikoni konsekuencat e ideve tuaja. Nëse ju nuk bëheni i/e afërt me dikë sepse frikoheni se ata nuk do të ju pranojnë, s’do të thotë që ju prapëseprapë do të mbeteni të vetmuar?Mundohuni ta gjeni mënyrën se si keni filluar të mendoni se ju jeni I keq. A është kjo se prindërit tuaj ju kanë thënë gjithmonë? A ishitju përnjëmend të këqij, apo vetëm ata i kanë hedhur ndjenjat e tyre të këqija në ju? A jeni ju të frikësuar të mendoni se prindërit tuaj nuk kanë qenë të përsosur? Asnjë prind nuk është i përsosur.Nëse i shkruani këto gjëra ashtu shënohen mendimet dhe ndjenjat jashtë vetes tuaj dhe ju mund t’i shihni gjërat më qartë. Librat mund të ju ndihmojnë. Mos lexoni libra vetëm për vetë ndihmë por edhe romane, poezi dhe biografitë ndryshme.Bisedoni për këto gjëraBisedoni për këto gjëra me njerëz të tjerë të shihni se çka mendojnë ata për këto. Bisedoni medikë nga shoqëria juaj, shkoni në ndonjë qendër lokale, ose bashkangjituni në ndonjë grup për vetë ndihmë. Të bisedoni me ndonjëterapist mund të ju ndihmojë shumë. Ka lloje të ndryshme të terapive por ato ndahen në dy grupe. Ato janë terapitë shpjeguese dhe ato që terapisti ju tregon çka duhet të bëni në mënyrë metodike. Nga kjo terapi e fundit si p. sh. terapi njohëse kjo ju mëson shkathtësi se si t’i përballoni problemet e posaçme. Terapitë shpjeguese si psikoterapia i hulumton idetë dhe përjetimet e juaja. Shumica e terapistëve i përdorin të dyjat nga pak. Të gjeni terapist ose dikë që të konsultoheni është vështirë. E pyetni mjekun tuaj të përgjithshëm (GP) se a kanë dikë që mund të konsultoheni në qendrën shëndetësore apo a mund të ju referojë ai/ajo te një psikolog apo psikoterapist nën shërbimet përshëndet kombëtar (NHS). Shikoni shoqatën lokale që quhet “Mind” (Mendja) dhe çka mund të ju ofrojnëata. Vetëm fakti që psikoterapistët dhe konsultuesit janë të regjistruar, kjo nuk do të garantojë se ata janë efektiv. Por nëse diçka ndodhë ju mund të bëni ankesë në organizatënprofesionale të atij personi. Asnjë terapist nuk ka shkop magjik për t’i bërë gjërat mirë mirëpo ata mund tëju tregojnë mënyrën se qysh ta zbuloni vetveten.Çka mund të bëjë për gjërat që nuk mund t’i ndryshojë?Mos harroni që çka ndodhë me ne nuk është shkaku i shqetësimit por se si i interpretojmëato. Nëse nëna juaj ju poshtëron dhe ju lëndon gjithmonë, dhe ju besoni që është ligj i gjithësisë që ta vizitoni atë çdo javë, atëherë ju me siguri do të vuani për këtë. Nëse ju edini që nuk ka kësilloj ligji dhe është përgjegjësi e juaja që të kujdeseni për vetveten ju duhet t’i kufizoni vizitat. Ju do të krijoni distancë në mes juve dhe e nuk e shihni atë si nënën tuaj por si një grua budallaqe e cila preferon se ndjenjat e saja të këqija të hedh te dikush tjetër me atë kënaqësinë për të pasur fëmijë të dashur i cili/a dëshiron të kalojë kohë me te.Shpesh ne shkojmë të vizitojmë prindërit të cilët na lëndojnë sepse nuk heqim dorë nga ajo se ata do të ndryshojnë të bëhentë dashur dhe t’i pranojmë ata si prindër që gjithmonë kemi dashur. Disa prindër ndryshojnë por nuk dinë se si ta tregojnë atë. Ju mund taprovoni këtë duke i pyetur ata për gjërat që kanë ndodhë në fëmijërinëtënde, jo për t’i fajësuar por vetëm për t’i sqaruar gjërat në mendjen tuaj. Disa prindër kanë dëshirë ta bëjnë këtë. Ata i pranojnë këto gjëraduke treguar atë qe ka ndodhur. Dhe ju kërkojnë falje. Prindërit tjerë të cilët nuk kanë ndryshuar nuk i pranojnë këto dhe ju fajësojnë që ju i sugjeroni që ata nuk ishin të përsosur. Atëherë ju duhet të hiqni dorë nga shpresa që të jenë prindër të dashur. Kjo është gjë e pikëlluar, por mos e lejoni pikëllimin dhe zhgënjimin ta dominojë jetën tuaj. Gjeni interpretim për këtë që ju ndihmon për të jetuar me te. Kjo është çka duhet të bëni me gjërat qënuk mund t’i ndryshoni. Mos i lejoni këto gjëra ta dominojnë jetën tënde duke ju marrur tërë kohën dhe përpjekjet tuaja. Edhe atëherë kur jeta është shumë e vështirë për ju mundohuni që ti jepni diçka të mirë vetvetes. Kjo mund të jetë t’i jepni dhuratë vetvetes, ose duke mos bërë asgjë por pushuar, të bisedoni me ndonjë shok/qe, duke shikuar natyrën apo dëgjuar muzikë. Edhe nëse askush nuk kujdeset për ju, ju kujdeseni për vetveten.Si mund të qëndrojë mirë përderisa unë kujdesem për të tjerëtqë kanë shqetësime mendore?Personat të cilët kanë kaluar në një periudhë me shqetësime mendore, pasi kjo ka kaluar ata shpesh thonë sa shumë e vlerësojnëdikë që ju ka ndihmuar atyre gjatë kësaj kohe, të cilët i kanë inkurajuar dhe përkrahur ata, edhe pse ata nuke kanë vlerësuar këtë gjatë shqetësimeve të tyre. Njerëzit me shqetësime mendore përpiqen ta mbajnë vetveten si person. Është luftë për ekzistencë dhe të gjithë ne bëhemi vetjak. Ne nuk shohim asgjëse çka njerëzit tjerë janë duke kaluardhe bëhemi shumë të vështirë të jetojmë me dikë. Çdo gjë shohim është bardhë e zi, pa hije të ngjyrë hirit. Nuk na duket asgjë qesharake dhe gjërat më të thjeshta na duken të vështira ndonjëherë edhe të tmerrshme. Ne mund të jemi të arsyetueshëm për një minutë, minutën tjetër të paarsyetueshëm. Shoqëria dhe familja jonë, pa marrë parasysh se sa të dashur dhe të brengosur janë për ne, ata duhen të mbrohen nga ne. Nëse ju kujdeseni për dikë që ka shqetësime mendore,është e domosdoshme që ju të keni kohë edhe për veten tuaj që të pushoni dhe të bëni gjëra kënaqësie. Ju nuk duhet të ndjeheni fajtor për këtë. Nëse ju nuk kujdeseni për vetveten, ju nuk do të mund të kujdeseni për dikë tjetër. Kur ne e shohim dikë duke vuajtur nga shqetësimet, frika dhe dëshpërimi, ose janë në depresion, ose dëgjojnë zëra të tmerrshme, ne kemi dëshirë të madhe që të ju ndihmojmë ta heqim këtë vuajtje nga ata. Megjithatë ne nuk duhet të ndjehemi që është detyrë e jona t’i shërojmë ata, dhe nëse ata nuk ndjehen më mirë kjo nuk do të thotëqë kemi dështuar. E vërteta është qëvetëm një person e ka fuçinë ta përmirësojë atë person. Ne mund t’iinkurajojmë, të ju tregojmë dashurinë dhe ngushëllim, ne mund t’i dëgjojmë dhe të mundohemi t’i kuptojmë ata, të gjitha këto mund t’i ndihmojnë këtij personi. Por është ai vet personi i cili/a duhet vendos tëndryshojë.Ky person duhet të pranojë që ai/ajo mund të ndryshojë, dhe ta rrezikojë ndryshimin, duke e bërë këtë pa kurrfarë garancie ose siguri se çka do të thotë të ndryshohesh. Kjo nuk është lehtë. Shumica nga nevendosim që të jetojmë me ato që jemi të mësuar edhe pse këto na lëndojnë, ne ndjehemi më të siguritëme mjerimet tona, sepse jemi të mësuar me ato. Që të vendosim të ndryshojmë ne duhet të kemi shumë guxim.Ka shumë njerëz që kanë gjetur guxim dhe e jetojnë jetën e tyre me kënaqësi. Të gjithë ata janë njerëz të ndryshëm, që jetojnë në rrethana të ndryshme, por të gjithë ata thonë se gjëja më me rëndësi të cilën e kanë mësuar është “se ata kanë përgjegjësi për veten e tyre”. Unë jam i vetmi person që mund ta shpëtoj vetveten. Unë e pranoj dhe vlerësoj vetën, kështu që kujdesem për veten time.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 13:17:05 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015