SPORTI SHQIPTAR Shovinizëm grek, Joana Maria-Vojkollari lihet - TopicsExpress



          

SPORTI SHQIPTAR Shovinizëm grek, Joana Maria-Vojkollari lihet jashtë Botërorit të Moshave në Donetsk I ati i atletes: Sa të fiksojmë rekordin kombëtar së të rejave në hedhje çekiçi mbi 62 metra, apo 63 metra, e menjëherë do të kthehemi në vendin tonë, kështu nuk shtyhet... Joana Maria-Vojkollari, e mbesa e të madhes Adriana Vojkollari, nuk është në Kampionatin Botëror të moshave deri në 17 vjeç, në Donetsk të Ukrainës, quajtur ndryshe i paratërinjve. Edhe pse kishte mbi tre muaj që e kishte kapur normën e kualifikimit për në këtë Botëror, teksa e kishte hedhur çekiçin 62.12 metra, madje dhe vetë grekët ishin të kënaqur me këtë talent që ia kishte bërë “dhuratë” Shqipëria, por tashmë e kanë hedhur mënjanë. Që do të thotë se ajo nuk do të jetë në Donetsk, atje ku mund t’i falte dhe medaljeve helenëve. I ati i atletes, djersa e së cilës shkoi dëm për një shtet që nuk është i saj, Kostandin Vojkollari, është më shumë se sa i mërzitur. Aq sa tashmë ka menduar dhe kthimin e saj në Shqipëri deri në aktivizimin me një nga klubet, që mundësisht do të jetë Skënderbeu. “Është histori e gjatë. Shtet i qelbur dhe trajnerë të qelbur, të cilët përpiqen të çojnë atletët e vet, por jo shqiptarët. Sigurisht që e kam menduar dhe kthimin në Shqipëri, por më parë duhet të thyejmë rekordin e të rejave, të paktën sa të shkojmë në 62 apo 63 metra. Për momentin jemi 59 metra dhe do të vazhdojmë të garojmë në kërkim të këtij rekordi. Të jeni të bindur që me Greqinë nuk bëjmë më”, ka thënë Vojkollari, kurse për Shqipërinë, në Botërorin e Donetskut, sot konkurron vetëm Bajram Muço në 110 metra me pengesa. Gj.V.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 23:53:12 +0000

Trending Topics



yle="min-height:30px;">
viagra samples sri lanka
YMCMB @WW reached out to $TEAM 117 again, this time with Wayne
Someone I know gave a realtor $10,000 as a down payment on a

Recently Viewed Topics




© 2015