SUGJESTIONIMI I NJË AKTI KRIJUES POETIK RAJMONDA MOISIU - TopicsExpress



          

SUGJESTIONIMI I NJË AKTI KRIJUES POETIK RAJMONDA MOISIU “Letër poetike” Nga dukja e jashtme kjo poezi e cila derdhet rrjedhshëm dhe natyrshëm nëpër kataraktet e injorancës së subjektit poetik të cilit i referohet poetja, është një klithmë proteste me tone tragjike kundër dhunës shpirtërore dhe fizike ndaj botës femërore në përgjithësi. Kjo protestë poetike bëhet edhe më e fuqishme duke e shpalosur subtilitetin delikat të botës femërore dhe bukurinë e brendshme të botës së saj shpirtërore si qenie e dëlirë dhe e pa mbrojtur. Ndërsa në planin e brendshëm kjo poezi ngërthen një tragjizëm të një drame të thellë shpirtërore me sugjestione kuptimi të një plagome , dhembjen e thellë të së cilës poetja mundohet ta përballoi vetëm fal blatimit artistik të sublimuar në titullin shumë të zbutur dhe shumë asociativ të veshur për mrekulli me petkun artistik:”Letër poetike”. Ky titull mjaft i bukur dhe poetik,tërheq lexuesin me përshtypje se do të lexoi diç të bukur dhe të lehtë, e cila do të frymoi përmes një letre poetike me të cilën autorja donë që të komunikoj me audiencën e vet, ose me botën e vet shpirtërore në çastet e çlodhjes së vet nga akti i krijimit. Kjo edhe do të ndodhte ashtu sikur poetja të mos ndryshonte rrëfimin e vet nga formë komunikimi në formë letre,në formë dileriumi të një monologu të brendshëm, duke ekspozuar në shërbim të idhullit të saj tërë fshehtësitë artistike të bukurisë së saj sublime, në shërbim të një dashuria që e ka kundërshpërblyer me këtë plagomë. Kjo poezi për dallim nga poezitë tjera të kësaj autoreje,sa unë kam pasur mundësi që të lexoj përmes kësaj dritareje të komunikimit,për ndryshim nga poezitë tjera me rimë që sipas shijes sime edhe ato ngjiten në majat e përjetësimit të bukur artistik,është e çliruar në formë vargu të lirë artistik dhe frymon lirshëm dhe rrjedhshëm duke krijuar ndijimin e një përjetimi të bukur artistik nga lexuesi dhe studiuesi në përgjithësi. Kjo poezi nga kufijtë e kombëtares kalon në boten e universales ,duke u bërë pjesë e secilit që donë ta shijojë e ta përjetoj si temë të vetën. Duke qenë rob i nderit i shijes estetike të gjeniut të letrave shqipe,Lasgush Poradecit i cili duke përsiatur për vlerat estetike të poezisë së mirëfilltë i përhumbur në humbëtirën e valles së yjeve përfundon:-“Poezia e vargjeve të lira është si një mbretëreshë pa kurorë”. Ndërsa unë do të përmbyll qasjen time ndaj analizës së poezisë së Raimonda Moisiut “Letër poetike”,në këtë pauzë kafeje,me rastin e përfundimit të leximit të romanit të Elvira Dones “Ditë e bardhë e fyer”,që poezia e Raimonda Moisiut :”Letër poetike” është një perlë e vargut të lirë të asaj “mbretëreshe pa kurorë” e cila kalëron harbueshëm dhe e pa penguar viseve të thepisura të përjetimit shpirtërorë të lexuesit ,duke krijuar situata sugjestive të përjetimit artistik ,si dhe admirim estetik të ndërtimit të vargut poetik.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 17:39:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015