Sebastian Vettel tha se arsyeja se pse ai nuk mori pole position - TopicsExpress



          

Sebastian Vettel tha se arsyeja se pse ai nuk mori pole position per Cmimin e Madh te Hungarise ishte xhiroja e pabesueshme e Lewis Hamilton. "Ne fund isha i lumtur me xhiron qe bera por thjesht nuk ishte e mjaftueshme," tha Vettel. "Padyshim qe Mercedes ka nje ritem te mire ne prova. Mendoj se Lewis (Hamilton) beri nje pune fantastike sot duke pare kohen e vendosur nga Nico (Rosberg)." "Ju duhet te jeni te drejte dhe ta respektoni kete gje. Une nuk mund te argumentoj me kete." "Une nuk humba shume. Jam i lumtur me xhirot qe bera ne Q3." "Ndoshta heren e dyte qe e provova une humba pak kohe ne sektorin e dyte. Aty ka shume kthesa qe vijne per nje kohe te shkurter dhe ndoshta nuk isha agresiv sa duhet ne ate pjese." "Por nuk eshte mire te qendrosh ketu tani dhe te thuash ndoshta duhej te kisha bere kete ose ate." "Padyshim qe une do te doja te isha pak me i shpejte dhe te startoja nga pole por perseri jam ne nje pozicion shume te mire per neser," tha Vettel. "Ne kemi nje makine te mire dhe ritem te mire ne gare."
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 14:19:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015