“Sekretet” e Berishes! (ILIR KADIA) Dje ne mesdite,pasi dola - TopicsExpress



          

“Sekretet” e Berishes! (ILIR KADIA) Dje ne mesdite,pasi dola nga zyra e kryeministrit Berisha I thashe kolegut tim Ylli Asllani se do nxitoja te botoja ne Facebook, ne shenje mirenjohje ndaj Kryeministrit Berisha,per perkushtimin ne punet e tij te bukura per Shqiperine, ku une isha deshmitar dhe e ndihmova sa munda,nje foto te perbashket. E shoqerova foton me te, me nje dedikim. Thashe se jam krenar qe per afro dy vjet e ndihmova ne punet e bukura per Shqiperine Njeriun e Mire,Intelektualin e shquar dhe Shqipetarin e Madh Sali Berisha! Ngela pa mend nga reagimi! Qindra miq e te panjohur,demokrate e socialiste,nga Kosova,Maqedonia dhe gjithe bota, I ben “like” dhe e mbushen me komente statusin dhe foton me Berishen!!! Une kam vite qe operoj ne Facebook dhe ata qe kam miq e dine se i marr ca “like” edhe per statusin më tip koti si “I Marri” i shpallur me kohe por me besoni nuk prisja ate numer!!! Nuk isha per mua,shumica derrmuse ish per Berishen.Ishte dita qe ai po merrte lajmin me te keq te jetes:Humbjen me permasa te jashtezakonshme ne zgjedhje dhe njerezit po I thoshin me ato pelqime se ai nuk e meritonte kete humbje dhe se ata e vleresonin me fjalet e mia, por edhe me më shume akoma, Berishen. Do deshmoj me pas edhe per “sekretin” e dites se pare te humbjes se tij por do kthehem edhe njehere tek statusi ne facebbok kur dikush shpotiti,nuk flas per ate qe lehu, se ne cfare punesh te bukura e paskesha ndihmuar une Berishen,nese nuk ishte sekret?! Nuk do I pergjigjesha tani sikur,shih, Berisha vete e paska thyer heshtjen e paszgjedhjeve dhe paska futur ne Facebook reagimin e tij se gazsjellesi TAP qenka shpallur fitues.Kjo eshte nje fitore per gjithe shqipetaret!-shkruan Berisha.Kaq?! Por jo o njeri,jo!Ti duhet ti besh thirrje tani gjithe shqipetareve me cfaredo flamuri partie qe kane qef te dalin ne sheshet e Shqiperise dhe te gezojne!Ti valevisin e te gezojne deri pas mesnate!Jo vetem se do futen ne pune afro 20 mije syresh por se gazifikimi I Shqiperise eshte me i forti zhvillim ne jeten e perditshme te vendit.Se pas ca vitesh shqipetari do jetoje si jeton sot anglezi dhe francezi !Nuk do I bertase gruas dhe femijes as ne Tirane,as ne Shkoder as ne Tepelene:”Mbylle deren” kur mes dimrit ta lere deren hapur se nuk do e trembe por do e shikoje shperfilles faturen e energjise dhe xhamat do I shkrijne nga avulli! E do vazhdoje I qete te pije goten e veres se kuqe me vere nga serat me ngrohje gazi edhe te Kukesit,edhe te Korces edhe te Librazhdit.Por ti nuk do e besh kete thirrje kryeministri Berisha(te mbeti ky emer edhe pas doreheqjes,keshtu do te therrasin perhere shqipetaret).Nuk do e besh se nuk do tua prishes gazin fituesve,per mua te rreme, te zgjedhjeve.(Ne vendin tend ka rrezik ta bejne Kryemnistrat e Malit te zi,Kroacise,Sebise,Bosnje Hercegovines.Mbaje mend!) Dhe meqe permenda zgjedhjet t’i kthehem dites se djeshme te takimit me Berishen pas votimit.Bashke me Yllin ishte edhe Mirela Tabaku,keshilltarja model per nga miresia,e shendetesise.Ishte e merzitur shume!Jashtezakonisht shume.Ne sy loti mund te dilte ne cast nga keqardhja qe populli nuk te kuptoi! ”Edi premtoi gjera qe une nuk mund ti premtoja.Nuk mund ti premtoja sherbimin falas ne shendetesi,as heqjen e taksave per 95 perqind te popullsise,as túa merja djesen nje pale e t’ja shperndaja nje pale tjeter!”-tha kryeministri. ”Si ne 97-ten qe nuk premtuat te njihnit nje borxh qe nuk e kishit marre dhe e paguat me humbjen e zgjedhjeve te radhes.Qershor ish dhe atehere!”-I thashe une. “Te kish te na vinte njoftimi per TAP-in para zgjedhjeve!”-tha Ylli Asllani.” S’ka gje,tha Berisha, ka rendesi te vije,fiton Shqiperia! Une e bera ate premtim se e dija qe e mbaja!” Dhe mua me erdh ne mendje cfare pune te jashtezakonshme ka bere Berisha ne lobomin per TAP te cilit une dy vjet me pare,edhe pse gazetar me dekada vite pervoje ne vend, as emrin nuk I dija. Ishim ne Podgorice ne vizite zyrtare.Sa kisha filluar pune si keshilltar per PR(ne fakt mediat). Takim me kryesoret e Malit te Zi njeri pas tjetrit.Ngri dhe ul ne tavoline TAP.Berisha rrekej t’u mbushte mendjen malazeseve se kane rendesi edhe rruget mes dy vendeve,edhe zonat turistike te perbashketa edhe rigjallerimi I hekurudhes, edhe…por si TAP,jo!!!! Igor Luksic,kryeminister I asaj kohe I Malit te Zi,nje djale I aresimuar ne ekonomi ne SHBA e shihte ne sy Berishen si studenti sheh Profesorin!’ “Po tha,Luksic, do shkoj ne BE kete jave dhe do loboj per TAP.Paska kaq leverdi per ne!Patjeter!Por tani le te shkojme te hame nje peshk nga I liqenit dhe pime nga nje “Vranac” te vjeter 100 vjec.” Shyqyr!-thashe une.Me hahej aq shume.Prisja qe ne dreke kur te flitej per sport,muzike apo edhe ballerina e kengetare “crnogorase” te kisha edhe une shanc te hapja goje e te beja kompetentin. U futem ne sallen e vogel te drekes,ngritem gotat, beme “gezuar dhe “zhiveli”, gelltitem gjithe qef, sipas qefit, veren e kuqe dhe…”Shiko Luksic,deri ne Bosnje,pale Kroacine e Serbine duhet te perfshime tregun e gazit kur TAP te kaloje nga Shqiperia!!!!” “Po ky more! Na lere o njeri te hame nje kafshore buke se na vdiqe!”- thashe me vete per Kryeministrin Berisha,sigurisht,pa me degjuar as vetja se…jo se s’ma mbante por nuk kish kuptim.(Qesh) Por ne fakt kur u kthyhem vura vath ne vesh se syte kater per lajmin me te vogel per gazsjellesin TAP. Sahere kam hyre duke prishur radhen e kolegeve dhe ministrave mbrapa deres se Kryeministrit Berisha se “zbuloja” levizje e lajme per TAP a Nabuco-n! Dhe ja vjen ky lajm se eshte perzgjedhur TAP per te cuar gazin e Azerbaxhanit ne Evrope.Dhe kete lajm e perhap Berisha ndersa te gjithe mezi presin te thote:Humba!Nuk do hipi prap nuk kale!Nuk do guxoj!( As nje fije nuk besoj une!) Dhe gazsjellesi kalon nga Korca e Devolli im, nga Skrapari I kunatit,Fieri I nipit,Vlora e gruas dhe e imja, viset tona qe, per mua,gabuan kur votuan aq shume kundra Kryeministrit Berisha! Megjithate…TAP e fitoi Shqiperia!-tha Kryeministri I Shqiperise Sali Berisha. E une si?! Te mos jem krenar qe e ndihmova ne kete pune te bukur per vendin?! Cfare thua mor mik?! Gjithe jeten!
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 23:17:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015